LIVE UPDATES

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën", FITUES në Gjermani për herë të katërt

➤ Spanja është "mbretëresha" e Europës! ➤ "La furia roha" ka triumfuar mbi të tjerat dhe ka marrë Kupën e më të mirës së Europës duke mbyllur kështu Kampionatin Europian të Futbollit, Euro 2024. ➤ Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola mes dy skuadrave. ➤ Por u deshën vetëm 2 minuta në pjesë në e dytë që Lamin Yamal t'i "shërbente" shokut të tij, e ëilliams e dërgoi në rrjetë. ➤ Por nuk kaloi shumë dhe Jude Bellingham dhe një asist për Palmer, i cili shënoi në minutën e 73. ➤ Megjithatë ëndrrën për të marrë kupën në shtëpi për anglezët i shoi Oyarzabal, me një gol 4 minuta nga fundi. ➤Për herë të 4 në histori, Spanja është Kampione e Europës.

10 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Festë për Spanjën! Oyarzabal shënon 4 minuta nga fundi

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",
Oyarzabal

GJERMANI- Festë për Spanjën! Oyarzabal shënon 4 minuta nga fundi i ndeshjes kundër Anglisë, duke dërguar "La furia roha" shumë më pranë titullit kampion. 

MOMENTI I GOLIT: 



 

11 MUAJ ME PARE

Shokohet Spanja! Barazon Anglia

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",
Cole Palmer

GJERMANI- Anglia vuajti por gjeti ekuilibrin e ndeshjes me Spanjën. Një gabim i mbrojtjes spanjolle dhe një asist i Bellingham ka sjellë një super gol të shënuar nga Cole Palmer. Tashmë në minutën e 73, rezultati është kthyer sërish në barazim, por kësaj here, secila nga skuadrat ka shënuar nga një herë. 

MOMENTI I GOLIT: 

 

11 MUAJ ME PARE

2 minuta mjaftuan! Spanja kalon në avantazh

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",
Nico Williams

GJERMANI- Vetëm 2 minuta mjaftuan pas kthimit në fushën e blertë nga dhoma e zhveshjes dhe Spanja shënoi. Një aksion perfekt i nisur nga Lamine Yamal, i cili shërbeu tek shoku i tij i ngushtë solli golin. Ishte Nico Williams, ai i cili pasi merr një pasim perfekt nga Yamal e dërgoi topin në rrjetën e Pickford./ZËRI

MOMENTI I GOLIT:

 

 

11 MUAJ ME PARE

0-0, mbyllet pjesa e parë! Fituesi i "Euro2024' ende nuk duket në horizont

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",
Pamje nga ndeshja

GJERMANI- 45 minuta mbaruan! Deri më tani në ndeshjen mes Spanjës dhe Anglisë nuk ka ende asnjë që është më pranë kupës së "mbretërve" të Europës. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, e asnjë nga skuadrat nuk ka rrezikuar mjaftueshëm rrjetën e kundërshtarit. Tashmë, pjesa e dytë do të vendosë fituesin, ndryshe dy ekipet do të detyrohen që të shkojnë në shtesë, ose në penallti./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Vetëm pak minuta na ndajnë nga FINALJA/ Spanjë-Angli, publikohen formacionet zyrtare

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",
Foto ilustruese

GJERMANI- Sot mbyllet Kampionati Europian i Futbollit. Në mbrëmje, në orën 21.00, pritet përballja e Spanjës me Anglinë, ku vetëm një prej tyre do të jetë "mbretëresha" e Europës. Një orë para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, që deri më tani, nuk kanë asnjë surprizë. 

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Nico ëilliams; Morata.

ANGLIA: Pickford; Shaë, Guehi, Stones, ëalker; Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham; Kane.

11 MUAJ ME PARE

Shuma marramendëse që përfiton Anglia nëse fiton Euro 2024

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",

GJERMANI- Fitimi i Euro 2024, jo vetëm që do të bëjë që futbollistët e Anglisë të hyjnë në histori, por do t’i bëjë ata edhe mjaft të pasur. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, nëse “Tre luanët” mundin “La Roja”, atëherë në total do të përfitojnë 1 miliardë paundë.

Duke e udhëhequr përfaqësuesen në finale, trajneri Gareth Southgate ka marrë një bonus prej 2 milionë paundësh, që do të dyfishohet në rast fitoreje. Ndërkohë, një triumf për Anglinë në Berlin do të nënkuptonte se lojtarët mund të fitonin së bashku 1 miliard paund gjatë karrierës së tyre nga rritja e pagave dhe marrëveshjet shumëmilionëshe të sponsorizimit me kompanitë.

Lojtari që mund të shpërblehen më shumë është Xhud Bellingam, i cili mund të kalojë edhe fitimet e ikonës Dejvid Bekam, që në fund të karrierës fitoi 372 milionë paund. Bellingam mund të përfitojë 50 milionë paund në vit nga Reali, veç kontratave me sponsorët dhe të drejtat e imazhit.

Nga një triumf i mundshëm do të përfitojnë financiarisht edhe Harry Kane, Bukayo Saka, Phil Foden, Cole Palmer and Kobbie Mainoo, me lojtarët që do të kenë rritje rroge përveç përfitimeve nga sponsorizimet.

11 MUAJ ME PARE

Spanjë-Angli/ A është kjo finalja më e shtrenjtë në histori? "Fluturojnë çmimet"

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",

GJERMANI- Finalja e Euro2024 mes Anglisë dhe Spanjës mund të rezultojë edhe më e shtrenjta në histori. Çmimet janë rritur ndjeshëm për aktin e fundit të kompeticionit, me kostot që kanë pësuar rritje thuajse në 320% nga ai i zakonshmi.

Fluturimet nga Anglia dhe Spanja kushtojnë rreth 3 herë më shumë, ndërsa edhe akomodimi në hotele është dyfishuar. Të paktën 12 avionë kanë udhëtuar nga Birminghami, Briston dhe Luton me destinacion Berlinit, ndërsa udhëtimet direkte me avion privat kapin vlerën e 18 mijë paundëve.

Edhe karburanti ka pësuar rritje në këtë momente. Udhëtimi nga Britania në kryeqytetin gjerman zgjat afërsisht 14 orë dhe kosto kap shifrën e rreth 175 paundëve karburant. Por, këtu nuk përfshihet bileta për të kaluar në Eurotunelin nënujor që lidh Anglinë me Francën, e cila do kushtojë 178 paund, nga 140 që është çmimi standard. Në të tilla kushte, kosto e përafërt me drejtim Berlinin kap vlerën e rreth 325 paundëve.

Kostoja standarde e një bilete treni ka parë gjithashtu një rritje. Kostoja e udhëtimit me një drejtim nga Londra në Berlin është rreth 410 paund. Për të njëjtën biletë një javë më parë paguhej deri në rreth 255 paund. 

Tifozët që dëshirojnë të blejnë një biletë të minutës së fundit për të parë Anglinë kundër Spanjës në Berlin do të përballen me zhgënjim, pasi biletat janë ‘aktualisht të padisponueshme’ dhe të shitura në faqen e UEFA-s.

11 MUAJ ME PARE

Sot finalja e madhe e Euro 2024, formacionet e mundshme të skuadrave, De la Fuente me dy ndryshime

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",

GJERMANI- Spanja dhe Anglia janë gati për finalen e madhe të Euro 2024. E programuar për sonte në mbrëmje (21:00) në “Olympiastadion” të Berlinit.

Iberikët synojnë të dërgojnë trofeun për herë të katërt në Madrid, diçka që do e kthente skuadrën La Roja në më të suksesshmen në kontinentin e vjetër.

Historinë dhe lavdinë kërkojnë edhe ishullorët në tokën gjermane. Anglia nuk ka fituar kurrë një Europian më parë.

Besim dhe optimizëm te “Tre Luanët”, me lojtarët të karikuar në maksimum për të lumturuar popullin e tyre.

Trajnerët Luis De la Fuente dhe Gareth Southgate nuk kanë shumë dilema në lidhje me titullarët e duelit të zjarrtë.

Te Spanja rikthehen pas pezullimeve Dani Carvajal dhe Le Normand, të cilët do ta nisin nga minuta e parë në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtës.

Konfirmime tek Anglia, me Southgate që pritet t’u besojë sërish titullarëve të suksesit përballë Holandës në gjysmëfinale.

Finalja e Europianit Gjermani 2024 do të gjykohet nga francezi Francois Letexier.

FORMACIONET E MUNDSHME

SPANJA (4-2-3-1): Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.

ANGLIA (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.

11 MUAJ ME PARE

Finalja Spanjë-Angli/ Kane: Do të ndërroja gjithçka për trofeun

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",
Harry Kane

Në konferencën për shtyp një ditë para finales së Euro 2024 kundër Spanjës, Harry Kane deklaroi se do të shkëmbente gjithçka që ka arritur në karrierën e tij për Eurotrofeun. Kanë mbetur edhe më pak se 24 orë deri në finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë. 

Tre Luanët synojnë të fitojnë titullin për herë të parë në historinë e tyre, ndërsa spanjollët bëhen skuadra e vetme me katër fitore në Euro.

Në konferencën e zakonshme për shtyp të mbajtur mbrëmjen e së shtunës, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, tha se trofeu i Euros është një motiv i madh për të, ndërsa vlerësoi edhe mrekullinë e Spanjës, Lamin Jamal.

“Nuk është sekret që nuk kam fituar asnjë trofe në nivel klubi. Çdo vit ndodh dhe jam shumë i motivuar ta ndryshoj atë. Nesër mbrëma kam shansin të fitoj një nga trofetë më të mëdhenj dhe të shkruaj historinë me Anglinë. Nuk ka dyshim se gjithçka që kam bërë në karrierën time do ta ndërroja me një natë speciale dhe një fitore në finalen e nesërme. Yamal është një lojtar fantastik dhe ai e bën atë që bën vetëm në moshën 17-vjeçare. Ai do të jetë një kërcënim për ne dhe ne duhet të jemi gati për këtë”, tha ai./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ Si arriti në finale skuadra e Southgate?

Euro 2024/ Anglia 'e mallkuar'! Spanja merr "kurorën",
Pamje nga ndeshja

Anglia do të garojë në një finale të EURO për herë të dytë në historinë e saj dhe Gazzetta ju kujton vrapimin e luanëve në finalen e Berlinit kundër Spanjës. Tre vjet pas humbjes në finalen e Wembley kundër Italisë, Anglia ka një shans për shëlbim. Tre Luanët janë kualifikuar në finalen e Euro 2024 dhe do të sfidojnë për trofeun e tyre të parë europian ndaj tre herë kampionëve të kontinentit të vjetër, Spanjës.

Anglia do të gjendet në finalen e EURO-s për herë të dytë në historinë e saj me synimin këtë herë për të sjellë fitoren në... shtëpinë e saj. Gazzetta ju kujton vrapimin e skuadrës së Gareth Southgate në finalen e madhe në Berlin.

“Këmbanat” e Grupit

Anglia u kualifikuan në fazën e grupeve EURO 2024 si të parat dhe më të mirat në grupin e tyre në eliminatore, pasi rezultuan të pamposhtura, duke shënuar gjashtë fitore dhe dy barazime, duke grumbulluar 20 pikë ndaj Italisë, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut dhe Maltës. Britanikët u vendosën në Grupin 3 të fazës finale të turneut, përballë Serbisë, Danimarkës dhe Sllovenisë.

Në ndeshjen e parë të turneut, Anglia mposhti serbët me... shumë stres. Shpëtimtar për skuadrën e Gareth Southgate ishte Jude Bellingham, i cili shënoi golin që ndau dy skuadrat (1-0).

Fitorja angleze ndaj serbëve nuk ishte thjesht komode, me skuadrën e Gareth Southgate që vazhdonte të shqetësonte pjesën tjetër të grupit. Ndaj danezëve morën pikën (1-1) që u mjaftoi për t'u kualifikuar në fazën tjetër, ndërsa në ndeshjen e fundit u “ngulën” në barazimin “bardhë” (0-0) ndaj Sllovenisë. Në fakt, skuadra e Sporarit, Cerin dhe Verbiç pati mundësinë për të marrë tre pikët, por Çesko humbi.

Shumë e vështirë për të ‘’vdekur’’

Anglia kishte një “re të zezë” mbi kokë për shkak të paraqitjeve në Grupe dhe pritej që të dilte në 1/16 kundër Sllovakisë. E vërteta në fushë ishte ndryshe me skuadrën e Francesco Calzona-s që mbërriti... sekonda larg çerekfinales. Srange vendosi sllovakët përpara, Anglia nuk mundi të shënonte as golin e fundit, por herën e parë që e bëri, gjeti golin që i mbajti lart./ZËRI

Poll

MOS HUMB