LIVE UPDATES

Kuçova u mbetet socialistëve, KQZ nuk shkarkon Hajdarin, Maliqi ‘shpërthen’ ndaj Celibashit

➤KQZ ka lënë në detyrë kryebashkiakun socialist të Kuçovës, i cili nuk kishte deklaruar një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në shtetin grek. ➤Sipas kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, kjo vepër penale nuk hyn në listën e atyre që iu ndalon të zgjedhurve kandidimin. ➤Vendimi i KQZ u prit me protesta nga kandidati i koalicionit Bashkië Fitojmë në Kuçovë, Lefter Maliqi. ➤Sipas tij vendi është në një diktaturë të plotë, dhe se vendimi është dhënë në favor të disa biznesmenëve që fitojnë tendera në Bashkinë e Kuçovës.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

KQZ nuk i hoqi mandatin Hajdarit, shpërthen Maliqi: Diktaturë e pastër!

Kuçova u mbetet socialistëve, KQZ nuk shkarkon Hajdarin, Maliqi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Vendimi i KQZ për të mos i hequr mandatin kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari është pritur me protesta nga Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit.

"Ne do të vazhdojmë betejën tonë, është turp e faqe e zezë. Është turp dhe skandal. Diktaturë e pastër, automatikisht lë mandatin kur nuk tregon të dhënat. Të rrojnë paratë dhe diktatori", u shpreh Maliqi pas vendimit të KQZ-së. 

Sipas Maliqit, ky vendim është dhënë për interes të biznesmenit Pëllumb Salillari, të cilin e ka akuzuar vazhdimisht se qëndron prapa tenderave publikë që jepen nga Bashkia e Kuçovës. Para vendimit të KQZ-së, Maliqi ishte në SPAK, ku dorëzoi kallëzimin e tij të gjashtë në drejtim të Hajdarit.

Që prej zgjedhjeve të 14 Majit, që i fituan socialistët me një diferencë të ngushtë votash, Maliqi kia vijuar betejën e tij sa në KQZ dhe KAS, sa në organet e drejtësisë. E megjithatë, Kuçova do të mbetet në drejtimin e socialistëve, ta paktën edhe për 4 vitet e tjera.

1 VITE ME PARE

KQZ nuk i heq mandatin Kreshnik Hajdarit

Kuçova u mbetet socialistëve, KQZ nuk shkarkon Hajdarin, Maliqi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur që të mos i heq mandatin kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, pavarësisht dënimit të tij në shtetin grek.

Në arsyetimin e tij Celibashi tha se vepra penale për të cilën Hajdari është dënuar në shtetin grek, ajo e kalimit të paligjshëm të kufirit nuk e ndalon atë që të kandidojë për kryetar bashkie. Rrjedhimisht sipas Celibashit, ky dënim nuk kishte se pse deklarohej në formularin e dekriminalizimit.

Vendimi i KQZ u prit me protesta nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit, Lefter Maliqi, i cili tha se çështjen do ta çojë deri në Strasburg.

"Vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk e pengon që të kandidojë. Jemi duke diskutuar që subjekti ka pasur detyrimin që ta deklaronte këtë vepër penale. Në respekt të precedentëve që KQZ ka pasur nga viti 2020, ne kemi mbajtur qëndrim se nuk ka detyrim subjekti që të paraqesë rrethana që e nuk e ndalojnë të mbajë detyrën publike. Rasti më i freskët është ai i zotit Zef Hila.

Janë dhe disa raste të tjera. Përtej faktit që kjo është një praktikë e konsoliduar, qëndron bindja që një subjekt nuk ka detyrimin që të përfshijë të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të mos kandiduar. Nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati", u shpreh Celibashi gjatë dhënies së vendimit. 

Në fjalën e tij para se të jepej vendimi, avokati i Hajdarit, Theodhori Sollaku thja semasa ndaj Hajdarit është dhënë kur ai ishte i mitur.

“Rasti i Qerim Ismailit flet në favorin tonë. Lidhur me problematikat që ngriti iniciuesi, keni një vendim me dënim qortim shoqëror. Në ato vite kodi jonë nuk ka pasur vendime të tilla. Në janar të 2018 është miratuar ligji për të mitur, aty janë parashikuar disa masa të ngjashme dhe në finale është parashikuar që nëse ke masa të tilla, quhesh person i padënuar. Pra nëse prokuroria ndesh nje situatë që parashikon ky ligj, është e detyruar të mos e filloj, por nëse nuk e ka bërë prokuroria, gjykata duhet ta pushojë cështjen.

Edhe sikur të pranohet cfarë është iniciuar, ne rivlerësojmë që nuk quhet i dënuar. Sa i përket rastit të dëbimit të vitit 2017, ne nuk kemi dijeni, se janë informacione policore, por aty është thënë që në 2017 është hedhur në sistem ajo që ka ndodhur në vitin 1999”, u shpreh Sollaku.

Pak ditë më parë përmes një shkrese, ishte prokuroria e përgjithshme ajo që njoftoi KQZ-në zyrtarisht për dënimin e Hajdarit në Greqi, për kalim të paligjshëm të kufirit.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Sot KQZ vendos për mandatin e Hajdarit, Maliqi tjetër kallëzim në SPAK

Kuçova u mbetet socialistëve, KQZ nuk shkarkon Hajdarin, Maliqi
Lefter Maliqi

TIRANË- Në një ditë që KQZ vendos mbi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, rivali i rij në zgjedhjet e 14 Majit, Lefter Maliqi ka qenë sërish sot në SPAK. Maliqi u shpreh përpara gazetarëve se kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të çuar të tjera prova për kallëzimin që ka bërë ndaj Hajdarit.

“Kallëzimi i radhës i gjashti, në 2017 dhe besoj këtu nuk ka faj Saliu, Interpol Athina njofton se kur ka qenë drejtor i KESH është deportuar nga drejtësia. Kallëzimi i radhës për këtë mosdeklarim është vepër penale. Automatikisht lë mandatin. SPAK edhe pas ardhjes së vendimit nga PP ende nuk ka vepruar”, ka thënë Maliqi, i cili prej muajsh ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit në Kuçovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 12:00 për të marrë vendim nëse do të shkarkojë ose jo nga detyra kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ky i fundit rezulton të jetë i dënuar në Greqi nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, gjë të cilën Hajdari nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit.

Hajdari u dënua me 4 muaj burg, e konvertuar në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Por ai thotë se nuk ka patur dijeni për këtë dënim.

Vepra penale për të cilën është dënuar nuk hyn në atë kategori që e pengon Kreshnik Hajdarin të mbajë detyrën e kryebashkiakut, por penalizohet nga fakti që nuk e ka deklaruar këtë dënim siç e kërkon ligji i Dekriminalizimit.

Për këtë arsye, KQZ do të shqyrtojë sot nëse do t’i heqë mandatin kreut të Bashkisë së Kuçovës.

Poll

MOS HUMB