Politikë

DOKUMENTI/ Hajdari i dënuar në Greqi, nesër KQZ vendos

Zëri.ai sjell më poshtë qëndrimin e Prokurorisë ndaj KQZ, e cila tashmë duhet të vendosë mbi mandatin e Kreshnik Hajdarit

E.K
DOKUMENTI/ Hajdari i dënuar në Greqi, nesër KQZ vendos
Kreshnik Hajdari i denuar ne Greqi

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar dënimin e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari në Greqi, të cilin e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Në përgjigjen që Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë KQZ për verifikimin e Hajdarit, rezulton se ai është dënuar nga Gjykata e Janinës me 4 muaj burg për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë ditës së nesërme do të jetë KQZ, ajo që do të vendosë nëse Hajdari do të shkarkohet nga detyra e tij si kryetar bashkie në Kuçovë.

Paralelisht me rrezikimin e mandatit, prokurori Dritan Prençi vijon hetimet për akuzën e “Falsifikimit të formularit të dekriminalizimit”.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis. Gjyqtari, e ka gjetur fajtor dhe ka dënuar Hajdarin fillimisht me 4 muaj burgim dhe më pas ja ka konvertuar këtë dënim me 1500 Dhrami, monedhë që në atë periudhë përdorej në Greqi para hedhjes në treg të euros. Por në dokumentin që i është dorëzuar KQZ, dhe mban firmën e prokurorit Kostaq Beluri, nuk është bashkangjitur një kopje vendimi pasi ai është asgjësuar.

"Sipas procesverbalit Numër 1/2020 - PROCESVERBAL I KOMISIONIT i mbajtur në Gjykatën ë Shkallës së Parë Janinë, është vendosur shkatërrimi i arkivave të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, të cilat nuk kanë asnjë vlerë zyrtare historike përfshirë edhe dosjen me të gjykuar subjektin Kreshnik Hajdari. Shkresë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Janinë/Departamenti i Kallëzimeve, me Nr.Prot.2239, Janinë më 04 Gusht 2023, drejtuar Prokurorisë së Apelit Janinë, citon se në ekzekutim të letërporosisë tuaj me nr.1906, 1908, 1918/25.07.2023 ju referojmë se në përputhje me shkresën nr.prot 948/03.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë është e pamundur dhënia e kopjeve, pasi dosja për vendimin nr.3286/1999 e Gjykatës së Shkallës me një anëtar Janinë, ESHTË ASGJESUAR"

PJESË NGA GJETJET E PROKURORISË:

“Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj të pandehurit e mitur të shpallur fajtorë me: Masa riedukuese e qortimit”. 

Në zgjedhjet vendore të 14 majit Kreshnik Hajdari fitoi mandatin e dytë për të drejtuar Kuçovën në një përballje me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi. Ky i fundit vazhdimisht e ka akuzar Hajdarin si falsifikator, por edhe person të lidhur me krimin./Zëri.ai 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB