Kostas Passaris shqiptar, kush është 'famëkeqi' që mediat greke e krahasojnë me Laert Haxhiun

GREQI- Laert Haxhiu është krahasuar nga mediat greke me një vrasës grek e famëkeq, të identifikuar si Kostas Passaris. EsspresoNews në artikullin dedikuar të rrezikshmit shqiptar e nis më fjalinë: Passarisi shqiptar është Laert Haxhiu, i burgosur në burgjet e Koridhalos, kokën e të cilit e kërkon mafiozu shqiptar Aldo Bare për 1 milion euro.

Por kush është Kostas Passaris që e përmend gazetari grek Vassilis Chitos?
Kostas Passaris, i lindur më 9 mars 1975 është një vrasës, grabitës dhe hajdut grek, i cili pushtoi fuqishëm opinionin publik grek në vitin 2001, kur vrau dy oficerë policie dhe plagosi rëndë një oficer burgu. Sot ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Krajovë të Rumanisë.

Passaris ka lindur në Athinë. Babai i tij ishte grek, ndërsa nëna e tij rumune. Problemet me ligjin filloi të kishte shumë herët, pasi që në fëmijëri kishte sjellje kriminale. Në moshën 15-vjeçare ai u dërgua në riedukim për gjashtë muaj, kur policia i gjeti sende të vjedhura në shtëpinë e tij. Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Regjimentin e 29-të të Këmbësorisë në Komotini, ai u akuzua për vjedhje brenda dhe jashtë kampit. Në fillim të vitit 1995 arrestohet nga Stratonomia (ish-ESA) dhe burgoset në burgun ushtarak të Avlonës, nga ku arriti të arratisej. Ai u shpall dezertor në kërkim.

Më pas ai ka nisur të kryejë grabitje me armë dhe vjedhje. Më në fund, policia arriti ta arrestonte në fund të vitit 1996, pas një ndjekjeje aventureske, pasi kishte grabitur një grua jashtë Stacionit Elektrik në Kallithea.
Dënimin e kreu në burgun e Kasandrës në Kalkidhiki. Aty u takua me të dënuarin rumun Nicolae Gorea, me të cilin u bënë miq të ngushtë. Passaris dhe Gorea u liruan nga burgu së bashku në vitin 1999 dhe së bashku me një rumun tjetër, Ion Vasili, rifilluan grabitjet. Në periudhën 1999–2000, të tre ata kryen një sërë grabitjesh me armë në hotele, këmbime valutore dhe agjenci udhëtimesh në qendër të Athinës.

Më 19 shkurt 2000, tre grabitësit u pikasën nga policia në sheshin Vathis. Pas një shkëmbimi të shtëna me armë zjarri, dy policë u plagosën dhe u vra Ion Basili. Passaris dhe Gorea arritën të shpëtonin. Pas përleshjes, Passaris kishte telefonuar në televizionin Alpha dhe kishte kërcënuar policinë me hakmarrje duke thënë: Do vras tre policë për t’u hakmarrë!

Tre ditë më vonë u arrestua në sheshin Amerika. Ai kishte me vete një pistoletë dhe një granatë. Po atë pasdite, oficerët e policisë vrasin Nikolae Gorean në një përleshje të armatosur në Petrograd, pasi ai refuzoi të dorëzohej. Kështu, të dy miqtë dhe bashkëpunëtorët e Passaris vdiqën nga të shtënat me armë zjarri nga policia, vdërsa vetë Passaris u dërgua në burgun Koridalo.
Në Koridhalo, Passaris ishte një nga të burgosurit më të vështirë dhe të padisiplinuar.

Pas ankesave së vazhdueshme për kriza epileptike, më 7 shkurt 2001, këshilli gjyqësor kompetent miratoi transferimin e Passaris në spital. Dy shefa roje të Departamentit të Migracionit, Athanassios Drakopoulos (47 vjeç) dhe Dionysios Alevizopoulos (49 vjeç) dhe oficeri korrektues i Ministrisë së Drejtësisë Andreas Fysekis (33 vjeç) morën përsipër shoqërimin. Nuk dihet se si, Passaris kishte arritur të siguronte një pistoletë. Me të hyrë në spital dhe me pranga, ai ka arritur me lëvizje të shpejta të qëllojë dhe vrasë dy policët, si dhe të plagosë rëndë Fisekisin, i cili në fund ka mundur të mbijetojë.
Passaris u arratis duke përfituar nga konfuzioni dhe paniku dhe vazhdoi veprimtarinë e tij kriminale me grabitje, por edhe me vrasjen e prostitutës bullgare Blanka Slavtseva.
Më 28 gusht 2001, në një farmaci në Kypseli në rrugën Pipinou 19-21, Passaris qëlloi dhe vrau mikrobiologen 50-vjeçare Maria Safou, duke plagosur rëndë motrën e saj, farmacisten Argyro Christakou, e cila mbijetoi edhe pse mori 5 plumba.

Duke iu shmangur arrestimit, Passaris u largua nga Greqia në shtator 2001 me një pasaportë false dhe u arratis në Rumani, duke vazhduar grabitjet. Në orët e para të 25 nëntorit 2001, gjatë një grabitjeje në një shkëmbim valutor në Bukuresht, ai vrau pronarin dhe një punonjës dhe u largua me 16,000 dollarë. Policia rumune, në bashkëpunim me policinë greke, arrestoi një bashkëpunëtor të tij, i cili i çoi te Passaris, që u arrestua në një bastisje. Pasi u arrestua dhe u mbajt në gjyq për disa muaj, ai më në fund u soll në një gjykatë të Bukureshtit dhe u dënua me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, ku mbahet dhe sot.
Publikohet FOTOJA e Laert Haxhiut brenda burgut grek, transferohet nga Janina në Koridhalo

GREQI- Është publikuar për herë të parë imazhi aktual i Laert Haxhiut, i cili ndodhet në burg në shtetin fqinj. EspressoNews.gr shkruan se Haxhiu është transferuar nga burgu i Janinës në Koridhalo dhe është në pritje të vendimit për tu ekstraduar ose jo drejt vendit tonë.
Në foton e publikuar nga EspressoNews.gr, Haxhiu mban veshur një bluzë ngjyrë blu të errët, ndërkohë që vihet në dukje gjatësia e një prej personave më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili siç duket i kalon 190 centimetra.
Laert Haxhiu ka rrëfyer nga qelia se Aldo Bare (Alfred Shkurti) që ndodhet pas hekurave në Shqipëri dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm ka paguar 1 milion euro për ‘kokën’ e tij. Arsyeja?
“Masakra e Lushnjes”, ngjarje e ndodhur në shtator të vitt 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani.
Laert Haxhiu për mediat greke: Aldo Bare pagoi 1 milion euro për të më vrarë

GREQI - Media greke "Espresso" shkruan se i burgosuri shqiptar në Greqi, Laert Haxhiu pretendon se rivali i tij Aldo Bare ka paguar 1 milion euro për 'kokën e tij'. Një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri quhet Laert Haxhiu, është i burgosur në burgjet e Korydallos, dhe thuhet se mafiozi shqiptar Aldo Bare ka dhënë 1 milion euro për ta eliminuar atë. Bare po vuan tashme dënimin në burgjet shqiptare, pasi ka kryer krimet më të tmerrshme në qytetin e Lushnjës, në kohën kur regjimi i Berishës u shemb në vitin 1997 nga piramidat financiare.
Në kohën kur Aldo Bare vriste anëtarët e bandave rivale me breshëri kallashnikovi, ai ua priste kokat dhe luante me kafkat, duke treguar se sa i pamëshirshëm është. Ndërsa, Haxhiu u burgos fillimisht në Janinë e më pas është transferuar në Korydhalos. Ai ka thënë se Aldo Bare ka paguar shuma të mëdha parash ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje tepër të madhe.

Pse do të hakmerret Aldo Bare?
Shqiptari Laert Haxhiu ndodhet në burgjet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit ‘Karaiskaki’ në Athinë. Hetimet e policisë greke janë dhe arsyet se përse ai nuk ështe ekstraduar për në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, teksa u kap në Janinë. Mafiozi Aldo Bare thuhet se ka ofruar shumën prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e Haxhiut, pasi Laerti në vitin 2017 vrau dy nipat e mafiozit në një kafene në Lushnjë. Fuqia e mafiozit shqiptar Aldo Bare është aq e madhe saqë ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha akuzoi publikisht kryeministrin Edi Rama se ka marrë ryshfet prej 300 mijë eurosh për të shkarkuar prokurorin, që propozoi dënimin e Bares me dy burgime të përjetshme.

Vdekjet e shkaktuara nga banda e Laert Haxhiut
Kutia e Pandorës u hap nga rrëfimi i vrasësit të penduar Artan Tafani, i cili dëshmoi se i burgosuri në Korydallos, Laert Haxhiu ka urdhëruar katër vrasje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023.

Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepelenë biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri, është qëlluar me armë zjarri.
Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.
Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës. Ai u vra pesë muaj pas lirimit nga burgu.
Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.
32-vjeçari organizoi edhe një sërë sulmesh me bomba në Tiranë dhe Durrës, ndërsa rrëfimi i vrasësit të penduar tregoi se Haxhiu synonte të vriste edhe prokuroren Dolores Musabelliu.
Laert Haxhiu u kap më 22/5/2023 në zonën e Eleuzës së Janinës. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por ai nuk është bindur, por ka shkelur gazin. Gjatë ndjekjes, makina u përplas me tre automjete, u bllokua në një semafor dhe përfundimisht u ndal kur goditi një bordurë dhe i shpërtheu një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas policia ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit, mes të cilëve edhe pasagjerin 32-vjeçar.

Ndaj tij ishte shpallur “njoftimi i kuq”, pasi rezulonte i kërkuar nga Interpoli.
Arrestimi i Aldo Bares
Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta. Prokurorët e Zyrës së Krimeve të Rënda Tiranë e akuzuan për pesë akuza për vrasje, krijim të organizatës kriminale, shkatërrim prone (bomba), përdhosje varresh dhe trafik ndërkombëtar droge. Banda e tij ishte ‘e uritur’ për hakmarrje dhe ishte bërë e tmerrshme në Lushnjë në vitin 1997. Madje në vitin 1997 ai u akuzua se i preu kokën njërit prej kundërshtarëve të tij, Artur Dajës dhe ecte duke mbajtur kokën nëpër qytet.
Vrasja e policit
Grupi kriminal i Aldo Bares u akuzua gjithashtu për urdhërimin e vrasjes së oficerit të policisë lokale Klejdi Bano në vitin 2001 dhe një sërë sulmesh me bomba në shtëpitë e drejtuesve të ndryshëm të policisë, që po hetonin veprimtarinë e tij kriminale. Ai akuzohet gjithashtu për vrasjen e një agjenti të shërbimit sekret në vitin 1998 dhe po atë vit për vrasjen e nënkryetarit të bashkisë Lushnjë, Drago Voshtima. Bashkëpunëtorët e tij kryesorë janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali vitet e fundit dhe janë dënuar me burgime të gjata. Por vargu i hakmarrjeve duket se nuk është mbyllur akoma, edhe pse dy protagonistët kryesorë të ngjarjeve të rënda janë në burg. /ZËRI/