LIVE UPDATES

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT. Të dënuarit e PS? Mos të bëjnë viktimën e konspiracioneve

➤ Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet që në orën 11:00 të paradites së sotme. Delegatët ende po punojnë. ➤Fjala hapëse në Kongres u mbajt nga Elisa Spiropali, ndërsa punimet u ndanë në 6 panele. ➤Kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. ➤ Me të përfunduar fjalën deputetë e ministri, në podium u ngjit kryeministri Edi Rama. ➤ Për 1 orë e 40 minuta, Rama ka prekur disa pika kryesore në fjalimin e tij. ➤ Fillimisht foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe pengesën e vendosur nga Greqia për arrestimin e Fredi Belerit. ➤ Edhe njëherë, Rama theksoi se qëndrimi i tij, e as i drejtësisë shqiptare nuk do të ndryshojë, ndaj edhe nëse Greqia pengon Shqipërinë, ai dhe delegacioni do të kthehen me kokën lart në Tiranë. ➤ Megjithatë theksoi se asnjë "cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor" nuk e ndalon procesin e integrimit të Shqipërisë nëse vendi plotëson kushtet. ➤ "Surprizën" për 13 dhjetorin e zbuloi para kohe. Kreu i socialistëve ndau një bisedë që kishte zhvilluar me krijuesen shqiptare të ChatGDT, Mira Murati. ➤ Sipas Ramës, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. ➤ Rezultatet, Rama tha se do t'ua lërë si kartolinë në tryezë të gjithë liderëve të BE dhe rajonit. ➤ AI do të implementohet edhe në disa fusha të tjera. Teknologjia e avancuar do të përdoret në: tendera, e-Albania, bujqësi, evazion fiskal. Ndërsa paralajmëroi masa për bankat me pretendimin se po fitojnë shumë, shtoi që të gjithë pensionistët do të marrin pagesën e tyre mujore me një kartë dhe llogari bankare. ➤ Më gjatë u ndal tek drejtësia. ➤ Sipas numrit një të qeverisë, as SHBA dhe as BE, nuk do e kishin bërë reformën në Drejtësi pa Partinë Socialiste. Por "u shkuli veshin" edhe tijëve, duke u shprehur se duhet të mbajnë përgjegjësi për postin që u ka besuar. Në të kundër të mbrojnë veten (pa mbështetjen e PS) dhe të mos fantazojnë për komplote brenda PS. ➤ Edhe pse pa e përmendur me emër, indirekt u nënkuptua se e kishte fjalën për Arben Ahmetaj, i cili prej kohësh flet për një "kokë të zezë" që po e sulmon. ➤ Edhe njëherë u rikthye tek "21 janari" duke u shprehur se kishin të drejtë të kërkonin drejtësi. ➤ Ndërsa në fund paralajmëroi edhe ndryshime në PS. ➤ Brenda vitit të ardhshëm premtoi se do të kishte ndryshim në Kongres por edhe në Asamblenë e Partisë Socialiste.

13 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Kongresi/ Zgjidhet Sekretariati i ri i PS (EMRAT)

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Kongresi i PS

TIRANË- Pas mbylljes së punime të Kuvendit të 8 dhjetorit, Asambleja e Partisë Socialiste ka votëbesuar emrat e Sekretarëve të rinj të partisë. Kështu Blendi Klosi do të mbajë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërkohë ish-kreu i OSHEE Ardian Çela do të mbajë detyrën e Sekretarit Organizativ. Eduart Ndreca do të jetë Sekretar për Burimet Njerëzore.

Ish-ministres së Arsimit Evis Kushi iu besua drejtimi i Sekretariatit të Gruas socialiste, Milva Ekonomi do të jetë Sekretare për Progranmin ndërsa Romina Kuko do të drejtojë Marrëdhëniet me Jashtë në selinë rozë. Po ashtu në Asamblenë Socialiste u votëbesua Erdjan Salianji, i cili do të mbajë detyrën e Seretarit për Çështjet Ligjore, ndërsa Etjen Xhafaj do të jetë Sekretar Dixhital dhe i Rinisë.

NJOFTIMI:

Pas Kongersit të Jashtëzakonshëm u mblodh Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Anëtarët e Asmblesë Kombëtare votëbesuan aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

U bë e mundur zgjedhja e Sekretarëve të Rinj si më poshtë:

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Ardian Çela - Sekretar Organizativ

Eduart Ndreca - Sekretar i Burimeve Njerëzore

Evis Kushi - Sekretare e Gruas

Etjen Xhafaj - Sekretar Digjital dhe i Rinisë

Eridjan Salianji - Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Milva Ekonomi - Sekretare e Programit

Romina Kuko -  Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë,/ZËRI

1 VITE ME PARE

'21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve', Rama MESAZH Prokurorisë së Tiranës

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish tek ngjarja e 21 janarit e vitit 2011, ku u vranë katër persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryesocialisti nuk i kurseu akuzat ndaj Prokurorisë së Tiranës, të cilët sipas tij e mbajnë dosjen e “kyçur”. Ndërkohë kishte një mesazh dhe për drejtësinë në tërësi. Rama tha se Republika e Shqipërisë nuk është republika e prokurorve dhe gjykatësve, prandaj nuk duhet të ndihen si pushtet i pakontrollueshëm nga të tjerët, duke përmendur Kuvendin, që sipas tij është kontrollor dhe kërkon llogaridhënie.

Edi Rama: Ka ardhur koha të bëjmë shumë më tepër me vetën dhe pastaj përmes PS për ta nxitur dhe ndihmuar drejtësinë e re, që e para të shtrihet në gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë, se SPAK dhe GJKKO janë një dy km larg në distancë nga prokuroria e Tiranës psh, Këtu u fol për 21 janarin, 21 janari është peng i drejtësisë së vjetur. Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë.  Ne duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizimin e saj. Drejtësia evropiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor, garantë e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi, për fshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor. Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionin drejtësia evropian dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane. Republika e Shqipërisë nuk është federatë por është arsyeja, qëllimi dhe misioni pse këto 3 pushtete ekzistojnë. Roli i Kuvendit është i përcaktuar në procesin e refomës është i rregulluar në ligje, por po ta pyesim veten në raport me këtë rol të ri strategjik sepse është dhe jo qeveria, përgjigjia qoftë për përgjegjëshmëri dhe llogaridhënie do të ishte e tipit 'm'ka çu nana me la gojën'. Puna duhet të nisi një orë e më parë nga ne.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ka ardhur koha që ne të bëjmë shumë më tepër me veten dhe pastaj përmes Patisë Socialiste për ta nxitur dhe ndihmuar drejtësinë e re, që e para një herë të shtrihet në të gjithë organizmin e sistemit të drejtësisë, se SPAK-u dhe Gjykata e Krimeve të Rënda janë 1, 2 kilometra larg në distancë nga Prokuroria e Tiranës për shembull.

Këtu u fol për 21 janarin. 21 janari është peng i drejtësisë se vjetër. 2 kilometra janë! Nuk ka vajtur akoma drejtësia e re tek Prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e gjysheve. Gjysheve jo, se gjysheve mos t’u biem në qafë, po në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi t’i bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni Prokuroritë e tjera, imagjinoni Gjykatat e tjera se në çfarë gjendje janë, se nuk dua të marr kohë me këtë, por ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj. Drejtësia europiane është gjithnjë, në çdo rast, garante e shtetit ligjor, është garante e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi. Është garante e barazisë reale të të gjithë individëve para ligjit, përfshirë dhe vetë prokurorët dhe gjykatësit të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen, dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndjehet i pa kontrolluar, i pakontrollueshëm dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor i Republikës sonë. Kjo është Republika e Shqipërisë, jo republika e prokurorëve apo e gjykatësve të cilët janë po, janë pa diskutim një pushtet i pavarur nga Parlamenti dhe nga qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj Republike, e cila ka edhe dy pushtete të tjera të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjet e tyre dhe as nuk i japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionon drejtësia europiane dhe kjo është panorama e së ardhmes për të cilën ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, institucionalisht, që drejtësia e re të bëhet një drejtësi europiane në të gjithë territorin, se nuk mjafton që një individ, një tjetër e një tjetër të shkojnë përpara ligjit edhe pse kanë një kostum politik, por duhet që çdo individ që shkon në dyert e Prokurorive dhe të Gjykatave në të gjithë 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë, të jetë i garantuar që e drejta e tij as nuk shitet, as nuk blihet, as nuk merret, as nuk vidhet dhe kjo është koha që as mos flemë mbi dafinat e rezultateve të  pamohueshme të punës së strukturës së re speciale të drejtësisë, as mos presim vetëm nga SPAK-u që të luftojë me korrupsionin në organizmin e pushtetit ekzekutiv, por as mos e lëmë progresin e drejtësisë jashtë vëmendjes dhe kujdesit të Parlamenti,  i cili duhet të përfshihet shumë më tepër në betejën për këtë progres, pakthyeshmëria dhe cilësia e të cilit janë jetike për fatin e gjithë progresit tërësor të Shqipërisë për të cilin folëm gjithë ditën këtu. 

Fjala vjen ka dy vjet që flitet për një grup të ri propozimesh për ndryshime të ligjeve të reformës në drejtësi dhe ky grup i ri propozimesh vjen jo nga ne, vjen nga vetë sistemi i drejtësisë. Ka nisur fillimisht për disa ndërhyje racionale të lidhura me SPAK dhe misionet ndërkombëtare për asistencë dhe monitorim dhe pastaj është zgjedhur./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama: Në qershor do të kemi Kongres dhe Asamble të re

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Kongresi i PS

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në Kongresin e Partisë Socialiste që pranvera që vjen do të sjellë dhe zgjedhje të reja në Kongresin socialist dhe Asamblenë Socialiste. Rama u ndal dhe tek përfaqësimi i grave në kupolën drejtuese të PS, por dhe në degët e saj ku kërkoi më shumë angazhim dhe përfshirje të tyre. Por nuk kurseu as "thumbat" për kundërshtarët politikë, teksa iu referua vendeve në Pallatin e Kongreseve dhe numrit të delegatëve. 

Edi Rama: Bankat tona kanë nivelin më të lartë të parave cash rezervë, qeveria duhet të dalë me një propozim konkret për parlamentin sepse bankat nuk duhet vetëm të fitojnë por duhet të mendojnë sesi të fitojnë edhe të tjerët. Nuk dua që të zgjatëm më tutje për AI që do të përdorim në diagnostifikimet shëndetësore. AI që do ta pilotojmë në Divjakë për bujqësinë sepse janë të gjitha projekte për të cilat po punojmë, do të bëjmë të mundur që përmes sensorëve dhe dronëve të informohen fermerët në kohë reale për sëmundjet, dëmet, lagështinë, temperaturën dhe me këtë model do të monitorojmë çdo metër katror të tokës bujqësore dhe do të bëjmë transparencë për subvencionet që të shkojnë aty ku toka punohet. Thënë të gjitha këto dua ta mbyll me *duatrokasin, po unë u bëra këtu jam ulur në karrige këtu 1 orë e gjysmë, kur unë them e mbylla ti çlirohesh si ka mundësi? është niveli më i lartë i solidaritetit socialist se ai u çlirua për mua, jo për veten. Se më tha njëri o kryetar unë për ty jap jeten, unë i thashë ti për mua nuk rri dot më shumë se një orë në karrike. Je edhe çun se po të ishe gocë nuk do bëjë ashtu. Ne do të fillojmë shumë seriozisht punën me platformën që u prezantua këtu që na duhet angazhim shumë serioz. Në pranverë do të kemi një Kongres Zgjedhor për të pasur Asamble të re. Ne nuk na shkon më që të themi ejani, jemi të hapur dhe që fatkeqësisht shumë kush të mos kenë besim se ne jemi vërtetë të hapur apo kemi vend për secilin. Ashtu siç nuk na shton që të marrim komplimenta që të marrim lëvdata ta kemi barazinë gjinore të sanksionuar dhe të kemi në statutin e partisë por akoma sot ka zona të tëra që thonë ne nuk kemi gra. Po kush i ka pjellë këta, me kë i kanë bërë fëmijët këta? Kjo është skandaloze. Ne nuk na shkon më që t'i duam nga larg dhe ti dëgjojmë nga afër vetëm kur vijnë zgjedhjet. Njerëzit që jetojnë jashtë dhe që meritojnë të dëgjohen nga PS dhe të jenë pjesë e saj nëse dëshirojnë. Ne nuk na shkon që për shkak se u bënë kaq vite në drejtim të njësojmë partinë me administratën, në kuptimin që normale njerëzit që janë parti dhe në administratë nuk ka problem, por jo drejtimin e partisë. Drejtor në një institucion, kryetar partie? Jo. Nuk ka arsye, partia është shumë më tepër sesa një fushatë, apo makinë elektorale dhe aq më tepër në një kohë si kjo që bëhet gjithmonë e më e vështirë. Ne akoma nuk kemi ngritur Akademinë Politike të partisë, ne kemi pranuar që detyrat për disa janë opsionale. Këto nuk na shkojnë. Për të gjitha këto duhet të punojmë deri në pranverë dhe të vijmë këtu me një plan rinovimi në të gjithë forumet e mëdha të PS. Ne nuk na shkon që një delegat i Kongresit të mungojë dhe nuk na shkojnë që të sillemi si partitë e tjera që numërojnë edhe yjet lart në sallë. E dini sa anëtarë ka pasur një parti këtu? 6 mijë. Ne nuk na shkon.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua ta mbyll duke thënë që ne do të fillojmë vitin e ardhshëm shumë seriozisht punën me platformën që u prezantua këtu, për të cilën na duhet një angazhim shumë serioz e në ndërkohë duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi një kongres zgjedhor të Partisë Socialiste, për të pasur një kryesi të re, për të pasur një asamble të re sepse dhe vetëm këtë pikë kam, nuk kam tjetër, ne nuk na shkon më që të themi ejani, jemi të hapur dhe që fatkeqësisht shumëkush nga ata që na votojnë të mos kenë besim se ne jemi vërtetë të hapur apo se ne kemi vërtet vend për secilin.

Ashtu sikundër ne nuk na shkon që ndërkohë që marrim dhe komplimente e lëvdata nga gjithë familja e madhe socialiste, por dhe nga të tjerët për çfarë kemi bërë për barazinë gjinore, ne ta kemi barazinë gjinore të sanksionuar në nivelet e larta e kur vjen puna, kemi në statutin e partisë që organizatat socialiste duhet të drejtohen nga një burrë ose djalë dhe një grua ose vajzë e akoma sot në vitin 2023 ka zona të tëra e organizata të tëra e kryetarë organizatash që thonë, “ne këtu nuk kemi gra”. Po kush i ka pjellë këta? E me kë i kanë bërë fëmijët këta? Kjo është skandaloze!

Ashtu sikundër ne nuk na shkon më që t’i duam nga larg e t’i respektojmë nga larg e t’i dëgjojmë nga afër vetëm kur vijnë periudhat e zgjedhjeve njerëzit e punës, njerëzit e Shqipërisë që jetojnë jashtë administratës shtetërore dhe që meritojnë të dëgjohen rregullisht nga Partia Socialiste e që meritojnë të bëhen pjesë e saj aktive nëse dëshirojnë, por që të dëgjohen, patjetër! Ne nuk na shkon që për shkak se u bëmë kaq vite në drejtim, të njehsojmë partinë me administratën, në kuptimin që normale, njerëzit që janë në parti e që janë në administratë nuk ka asnjë problem, por jo drejtimin e partisë. Drejtor në një institucion, kryetar partie, jo! Nuk ka arsye! Partia është shumë më tepër se sa thjesht dhe vetëm një fushatë dhe se sa thjesht dhe vetëm një makinë elektorale dhe aq më tepër në një kohë si kjo që bëhet gjithnjë e më e vështirë për marrëdhëniet njerëzore. Partia është marrëdhënie njerëzore në radhë të parë e ne nuk na shkon që bëjmë një kongres, flasim për akademinë politike të partisë dhe akoma nuk kemi ngritur akademinë politike të partisë sepse ne kemi pranuar për fat të keq që në këtë parti, detyrat për disa që kanë marrë nga partia shumë më tepër se sa i kanë dhënë partisë, janë opsionale. Këto nuk na shkojnë e për të gjitha këto ne duhet shumë seriozisht të punojmë deri në pranverë, e në pranverë ne duhet të vijmë këtu me një plan rinovimi në të gjithë forumet e mëdha të partisë.

Ne nuk na shkon që një delegat i kongresit apo një anëtar i Asamblesë Kombëtare të mungojë në Kongres apo në Asamblenë Kombëtare, se ne nuk jemi si ato partitë e tjera që numërojnë edhe këto yjet lart në tavan si pjesëmarrës në Kuvend. Sa vende ka kjo salla? E dini sa delegatë ka pasur këtu një parti tjetër? 6000! Po ne nuk na shkojnë këto! Nëse dikush mungon sepse nuk vjen, vendi nuk ka pse ngelet bosh sepse zgjidhet një delegat tjetër që e kupton që ai vend, nuk është vend për të shkuar në kinema dhe ti nuk shkon se e ke parë atë filmin një herë. E nuk na shkojnë dhe disa gjëra të tjera, por realisht tani nuk dua që t’i ndalojë fryma prap atij djalit. Realisht ju falenderoj shumë!/ZËRI

1 VITE ME PARE

Pensionet në bankë/ Rama liston risitë: AI do përdoret për tenderat dhe evazionin fiskal

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS ka paralajmëruar dhe risitë që do të vijnë në vitin 2024 sa i përket pensioneve, por dhe Inteligjencës Artificiale. Rama u shpreh se nga viti 2024, Qeveria synon të fusë sistemin AI në tenderat publikë dhe evazionin fiskal. Kjo sipas tij bëhet për të ulur mundësitë e korruptimit apo shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti u shpreh se vitin që vjen pensionistët do të mund ta marrin pensionin në bankë, pa pasur nevojë të presin në radhë apo të bien pre e skemave të mashtrimit. 

Edi Rama: Po për tenderat? Në Shqipëri zhvillohet një numër tenderash që është sa një bashki e mesme dhe numri i komisionerëve të tenderave është sa numri i banorëve të një bashkie të mesme. Proceset janë arkaike pavarësisht se ligji i prokurimeve ka avancuar. Do i çojmë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificiale për ndryshimin e strukturës së prokurimeve. Brenda këtij mandati duam të prezantojmë sistemin e prokurimeve me AI. Do të thotë se do të prokurohet pa letra. Çdokush që do të jetë më sipër nuk do të mund dot që të influencojë tenderin. Të dhënat e çdo kompanie do të merren me inteligjencën artificiale. E gjitha do të jetë transparente për të gjithë. Po ashtu ne kemi hyrë në një proces që është më i vështiri për atë që thashë më parë. Mirë dakord që pushteti bën modernizimin në sistemin e tij. Po sistemin gjyqësor kush e merr përsipër? Sistemi ynë gjyqësor ka një mentalitet aq të vjetër saqë edhe tenderat për shërbimet e internetit janë të pavarura nga shteti. Ndërkohë që me inteligjencën artificiale mund të bëjmë përshpejtimin e të gjithë proceseve. Një tjetër drejtim kur do të përdorim AI, tani, që nga janari është ndjekja e evazionit në transaksionet financiare të të gjitha niveleve. Sistemi i fiskalizmit të të gjithë biznesit ka nevojë për monitorim sepse e dini shumë mirë se kur shkoni për të pirë kafe, rrallëherë iu jepet kuponi. E dini shumë mirë se një pjesë e transaksioneve shmanget. Nuk do të shmanget dot më. Të gjitha këto janë përmirësimi i qeverisjes. Pensionistët e marrin akoma pensionin me zarf dhe na dalin grupe kriminale brenda postës dhe merrnin pjesë nga çdo zarf dhe për më tepër ato që shkojnë me korrier. Paguajnë korrier pafund, iu kujtohet që kemi pasur një aleat të vogël se tha që do bëhej aleat i PS dhe këta korrierët e Postës i kishte të vetët. Në 2024 ne pensionistëve ne do i japim kartën e tyre. Pensionin do e kenë në kartë, nuk do e preki askush.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në Shqipëri zhvillohet një numër tenderash që është sa një bashki e mesme dhe numri i komisionerëve të tenderave në Shqipëri është sa numri i banorëve të një bashkie të mesme, pa ekzagjerim. Mijëra e mijëra e mijëra dhe proceset janë absolutisht arkaike, pavarësisht se ligji i prokurimeve ka avancuar dhe ne po punojmë.

E para, ne do t’i çojmë Parlamentit një projekt të ri për futjen e Inteligjencës Artificiale në prokurime dhe për ndryshimin e strukturës së prokurimeve, por ambicia është që brenda këtij mandati, nëse çdo gjë do të shkojë siç duhet, brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me Inteligjencën Artificiale që do të thotë faktikisht, se do të prokurohet pa letra, do të prokurohet me procedura ku të gjithë konkurrentët nuk do kenë asnjë kontakt me asnjë lloj komisioneri, me asnjë lloj kryetari komisioni tenderi dhe ku çdokush që mund të jetë më sipër nuk do mund dot ta influencojë tenderin sepse të gjitha të dhënat e çdo kompanie do të merren nga Inteligjenca Artificiale, jo nga kompania dhe kompania thjesht do të sjellë projektin, kompania thjesht do të japë çmimin dhe do të presë rezultatin, asgjë tjetër dhe e gjitha kjo do të jetë transparente për të gjithë. Ashtu sikundër, Inteligjenca Artificiale do të bëjë dhe të gjithë pastrimin e procedurave përpara dhe të termave të referencës e të tjera, pwr tw mos u zgjatur.

Po ashtu, ne kemi hyrë në një proces i cili është më i vështiri pikërisht për atë që thashë më përpara, se mirë, dakord, qeveria, pushteti ekzekutiv bën modernizimin në gjithë sistemin e vet, por po sistemin gjyqësor kush e modernizon? Po Inteligjencën Artificiale në proceset gjyqësore kush e merr përsipër? Sistemi ynë gjyqësor ka një mentalitet aq të dobët, aq të vjetër saqë edhe tenderat për shërbimet e internetit mendon se janë të pavarura nga shteti, se janë të pavarura jo nga shteti, por janë të pavarura nga i gjithë sistemi shtetëror i të dhënave.

Ndërkohë që me Inteligjencën Artificiale ne mund të bëjmë një përshpejtim eksponencial të të gjitha proceseve, të të gjithë trajtimit të dosjeve, të të gjithë ngarkesave e kështu me radhë.

Një tjetër drejtim ku ne do të përdorim Inteligjencën Artificiale dhe do ta përdorim tani, tani që nga janari është ndjekja e evazionit në transaksionet financiare të të gjitha niveleve. Sistemi ynë i fiskalizimit të të gjithë biznesit ka nevojë për monitorim sepse ju e dini shumë mirë që kur shkoni për të pirë kafe, rrallëherë ju jepet kuponi.

Ashtu sikundër e dini shumë mirë që një pjesë të transaksioneve shmangen. Nuk do të mund të shmangen dot më dhe të gjitha këto janë luftë kundër korrupsionit, të gjitha këto janë përmirësim i cilësisë së qeverisjes në të gjitha nivelet.

Ashtu sikundër pensionistëve ne ju kemi borxhet më të mëdha, por pensionistët ne nuk na e kanë borxh një tjetër turp të Partisë Socialiste në qeveri, që akoma sot në vitin 2023 pensionet merren me zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës, siç ishte një grup diku lart, një grup tjetër andej poshtë, çfarë bëjnë? Grupe të organizuara brenda postës që merrnin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionisti dhe për më tepër pastaj zarfet që shkojnë me korrier. Paguhen korrier pafund. Një sistem që, ju kujtohet, kemi pasur një aleat të vogël, e mbani mend? Kishim dikur një aleat të vogël që tha “Do bëhem më i madh se Partia Socialiste” dhe këta korrierët e postës i përdorte për partinë e vet dhe zarfet kur i shkonin pensionistëve i thoshte “Këto i ke nga pensioni”.

Në 2024, ne pensionistëve ne do tu japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë, nuk do ta prekë askush dhe kudo ata do të shkojnë do të përdorin kartën e tyre për të marrë ilaçet, për të pirë kafen, për të bërë ato pazare që bëjnë dhe kështu do ta shtrijmë për të gjithë.

Do të na mërziten bankat që u marrin njerëzve për çdo transaksion edhe gjithë rrogëtarëve që për çdo transaksion, për çdo shërbim u marrin atë “Tak”, si ai aleati ynë i vogël, nuk do ta marrin më, më vjen keq. Bankat tona kanë në ditët e sotme nivelin më të lartë të parave kesh në rezervë. Unë i kam kërkuar Ministrit të Financave që qeveria duhet të dalë me një propozim konkret për Parlamentin sepse bankat nuk duhet vetëm të fitojnë. Për të fituar janë bërë, por nuk duhet vetëm të fitojnë, duhet të mendojnë edhe sesi të fitojnë dhe të tjerët.

Nuk dua të zgjatem më tutje për Inteligjencën Artificiale që do të përdorim në diagnostikimet shëndetësore, për Inteligjencën Artificiale që do ta pilotojmë në Divjakë për bujqësinë sepse me Inteligjencën Artificiale për të cilën po punojmë, janë të gjitha projekte për të cilat po punojmë, ne do të bëjmë të mundur që përmes sensorëve, përmes dronëve dhe kamerave që do të instalohen nëpër fusha dhe sera, të informohen fermerët në kohë reale për sëmundjet, dëmet që i kanosen bimëve, kushtet e kultivimit, lagështinë, temperaturën dhe pastaj një sërë gjërash të tjera dhe me këtë model të inteligjencës artificiale, ne do të monitorojmë çdo metër katror të tokës bujqësore të Shqipërisë dhe do të bëjmë komplet transparencë për të gjitha subvencionet e shtetit, që nga subvencionet për naftën, deri tek subvencionet e tjera që të shkojnë aty ku toka punohet si dhe të gjithë investimet e shtetit për gjithë infrastrukturën e bujqësisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama prezanton 'shërbëtorin': Do e keni në dispozicion 24/7

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama

TIRANË- Risi në e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se prej janarit të vitit 2024 E-Albania vjen me një risi, me një "shërbëtor personal". Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kreu i qeverisë tha se nisma e re do të bëhet realitet pas pak ditësh për t'ju ardhur në ndihmë çdo përdoresi që has vështirësi në përdorimin e aplikacionit. 

"Nëse ka pasur një turp PS kanë qenë sportelet e hipotekave. 8.7 mln shërbime janë dhënë në 2022 për qytetarët e biznesin pa radha dhe lekë dhe plot 11 mln shërbime deri në nëntor të këtij viti. Janë 1010 vite kohë pritje që i është kursyer popullit shqiptar në radha nëse do i llogarisnim deri në 15 minuta. Viti i ri do të hyjë me një e-Albania 2.0 duke i bërë shërbimet më të thjeshta përfshirë ata me aftësi ndryshe. Të gjthë do kenë një shërbëtor personal të e-Albanias. Fillimisht do të jetë ditë-natë zgjuar për secilin vetëm me shkrim. Sa herë të hapni celularin, do i shkruani. Ky është një nga projektet, vitin e ardhshëm shërbëtorit do i dali zori dhe do të dalë me fytyrë. Nuk do të vijë për t'ju shqetësuar. Nuk është lojë por një shërbim që mundëson që kur futesh për të marrë shërbimet publike do të kesh një shërbëtor që do të thotë bëj këtë këtë. Nuk do të ketë një adresë për t'u ankuar,"-u shpreh Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

8.7 milion shërbime janë dhënë në 2022-shin për qytetarët dhe biznesin, pa radhë, pa lekë, pa asnjë lloj kontakti fizik me administratën dhe plot 11 milion shërbime deri në nëntor të këtij viti.

Janë 1010 vite. 1010 kohë pritje që i është kursyer popullit shqiptar nëpër radha nëse do të llogarisnim vetëm 15 minuta qëndrimet në radha e asaj kohës përpara.

Por viti i ri do të hyjë me një e-albania 2.0 bashkë me një platformë ndërveprimi me teknologjinë më të fundit, duke i bërë shërbimet më të thjeshta, përfshirë dhe për të gjithë ata me aftësi ndryshe, përfshirë edhe për të gjithë të moshuarit, megjithëse për hir të së vërtetës, kur ne i futëm këto shërbime ata që gjithmonë thonë diçka se duhet thënë diçka kundër punëve tona thanë i lanë jashtë fare shërbimit pensionistët, po pensionistët me thënë të drejtën janë përdoruesit më seriozë të këtyre shërbimeve, megjithatë të gjithë do kenë një shërbëtor personal. Do kenë një asistent të vetin, të e-albanias. Fillimisht shërbëtori do të jetë ditë-natë zgjuar për secilin vetëm me shkrim në pasqyrën e celularit. Sa herë do hapni celularin, do i shkruani shërbëtorit, shërbëtori do ju thotë, “këtu jam, pse s’po fle” dhe ky është një nga projektet që është rezultat i këto janë mesazhe të personit me shërbëtorin e vetë dhe vitin e ardhshëm shërbëtori mbasi t’i dalë “zori” do dalë me fytyrë dhe me zë. Madje shërbëtorin do ta zgjidhni, e doni shërbëtor apo e doni shërbëtore. Dhe nuk do të vijë për t’iu shqetësuar dhe kjo nuk është lojë. Nuk është një videogame. Është një shërbim që mundëson që kur futesh për të marrë shërbimet publike të Republikës të Shqipërisë, që janë 1200 e disa, që janë online, që nga certifikatat deri te hipoteka, ti do kesh një shërbëtor që do të thotë bëj këtë, bëj këtë, bëj këtë dhe nuk do të ketë më një adresë për t’u ankuar që jo s’po më punon, jo si të futem, jo s’i mos futem se secili do ketë shërbëtorin e vetë.

Ky është vetëm njëri nga shërbimet. Shërbëtori do të paraqitet besoj për t’ju thënë “Gëzuar Festat” në fund të këtij viti dhe do të fillojë në funksion të plotë sapo të fillojë viti tjetër ndërkohë që korrupsioni, se e kam dëgjuar shumë njerëz të thonë “Po mirë, dakord, nuk shkohet më në radhë dakord, por po tenderat, çfarë më thua”?

e-Albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet./ZËRI

1 VITE ME PARE

E ka me Ahmetajn? Rama: Kur i kap drejtësia, flasin për konspiracione imagjinare brenda PS

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka përcjellë një mesazh për ish-zv.kryeministrin e vendit, Arben Ahmetajn gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste. Teksa filste për goditjet e drejtësisë së re, Rama kërkoi që të gjithë ata që u është besuar një post, ta përdorin në shërbim të qytetarëve, në të kundërt të mbrojnë veten. Ndër të tjera në fjalën e tij, Rama shtoi se i qëndroi mendimit të tij të parë se PS nuk bëhet mburojë për askënd, por theksoi se ata që i kap "rrjeta" e SPAK duhet të heqin dorë edhe nga krijimi i teorive për konspiracion brenda partisë. 

"Karrigia është e pushtetit. Qëndrimi im nuk ndryshon për të gjithë ata që harrojnë për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo familje politike dhe pastaj kur i kap rrjeta e drejtësisë kërkojnë ndihmë nga partia. Apo krijojnë konspiracioni imagjinare brenda partisë. PS qëllon të ta japë privilegjin që të ulesh për t'i shërbyer qëllimeve por për ta mbajtur karrigen është detyra dhe nderi yt. Por paralelisht me këtë ama dhe sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re, korrupsioni do të mbetet problem jo i vogël, e cilësia nuk do të arrijë në nivelin e masës së transformimit. Nëse do të jetonim në një kohë tjetër, kjo punë do të zgjaste deri në 50 vjet,"-tha Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër, që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin, por të merr mendjen. Prandaj kush e harron që ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, jo e veta dhe e tarafit të vetë, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji për këtë lloj harrese të neveritshme. Në këtë pikë unë nuk do zgjatem se e dini qëndrimin që nuk ndryshon për të gjithë ata, që harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo familje politike, dhe pastaj kur i kap rrjeta e drejtësisë presin mbrojtje nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve imagjinare të partisë.

Partia Socialiste qëllon të ta japë privilegjin që të ulesh në karrige për t’iu shërbyer qëllimeve të saj të shpallura publikisht dhe të votuara masivisht nga shqiptarët. Ndërsa për ta mbajtur atë karrige me dinjitet dhe me sukses, është detyra, është përgjegjësia dhe është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re sot, nesër, pasnesër, korrupsioni do të vazhdojë të mbetet një problem jo i vogël në Shqipëri, për sa kohë modernizimi i sistemeve të funksionimit të shtetit, si edhe cilësia e proceseve vendimmarrëse nuk do të arrijë në nivelin e masës kritike të transformimit. Nëse do të jetonim në një kohë tjetër, kjo punë mund të na merrte 50 vjet, po koha që jetojmë, na ka dhënë një mundësi që asnjë gjeneratë njerëzore nuk e ka imagjinuar. Bekimin e teknologjisë digjitale dhe tanimë dhe të inteligjencës artificiale. Se dhe ju vetë këtu, që jeni në një farë mënyre qytetarë në vijën e parë të ndryshimeve 10 vitet e fundit, i keni harruar pamjet e tmerrshme të radhëve të pafundme, ecejaket në dyert e shtetit, pirgjet me letra që duheshin mbledhur derë më derë, shko aty merr një letër, ik aty merr një letër, të duhet një nga zjarrfikësi, shko merr atje te e Mjedisit, dil atje tek Urgjenca për të marrë një shërbim. Dhe çfarë shërbimi? Për të marrë një copë letër në një sportel të caktuar. Keni harruar bakshishet deri dhe për një certifikatë lindje se një herë nuk kishte drita për printerin, pastaj zonja që duhet të ishte aty kishte vizitë te gjinekologu, pastaj zotëria që të dilte përpara ishte me dhimbje koke, derisa i jepje atë 100 lekësh që të arratiseshe sa më parë nga radha.

Por përse pikërisht Arben Ahmetaj?

Nga të gjithë të dënuarit, apo të akuzuarit nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Ahmetaj është më i zëshmi dhe disa herë ka folur për një "kokë të zezë" që e sulmon. 

"Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht. Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!,"-është shprehur më herët Ahmetaj. 

Megjithatë kurrë, "kokën e zezë", nuk e ka asociuar me kreun e qeverisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama: Le të hidhet përpjetë kush të dojë, Reformën në Drejtësi SHBA e BE s'do e bënin dot pa PS

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në Kongresin e PS se reforma e suksesshme në drejtësi është bërë vetëm falë Partisë Socialiste, duke shtuar se dikur aleatët e tyre, pra asokohe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kishin penguar. Në fjalën e tij gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, Rama tha se nëse PS nuk ishte në pushtet as amerikanët dhe as europianët nuk do të bënin dot këtë reformë, duke shtjelluar se përse nuk mund të ndodhte. Megjithatë përballë faktit se në Shqipëri ka një drejtësi të re, Rama theksoi se tashmë vendi ynë është kthyer në një shembull për rajonin. Më konkresisht për Serbinë dhe për Bosnje-Herzegovinën. 

"Ne me qetësinë e vetëdijes dhe me durim heroik dhe pa stres duhet të bëjmë detyrat tona me përkushtim sepse Shqipëria e gatshme si shtet i BE-së para sa t'i duhet Francës, Holandës, na duhet ne. I duhet fëmijëve tanë në atdheun tonë duhet të sigurojmë progresin pa kthim për një shtëpi të përbashkët për një shtëpi dhe mirëqeverisje europiane. Këtu vijmë tek garancia e dytë. Reformë në drejtësi pa partinë tonë nuk ka anglo-amerikanë që e bënte dot. Këtu ishin që kur Shqipëria u lirua nga kthetrat e diktaturës kur ne e kaluam në parlament paketën e ndryshimit historik. Nga ana tjetër, nëse reforma në drejtësi do të ishte një produkt që eksportohet, do ta kishin bërë. Janë edhe 2 vende të tjera të NATO-s në Ballkan. është edhe një vend tjetër që është pro-amerikan, që është Kosova. Por pse nuk e kanë importuar meqë e kanë kaq të lehtë dhe e sjellin me aeroplan reformën. Atyre vendeve, Serbisë dhe Bosnjes u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi duhet të bëni reformën në drejtësi. Prandaj, ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarit, apo nga ai pozicioni i shqipos që mazalla që ia njeh një shqipoje tjetër një punë të mirë. Nuk e solli koha këtë transformim por PS. PS e solli populli. Jo vetëm që na e dha në 2013, por edhe në 2017 kur i kërkuam që të qeverisnim pa të tjerë në prehër, se e reformën na e morrën peng thuajse 3 vjet në Parlament, na e dha votën. Na i hoqi nga prehëri pasagjërat me dy patenta. Jemi në gjendje që të bëjmë të gjitha gjërat që ëndërrojmë. Jemi në gjendje t'i bëjmë Shqipërisë aleatë e partnerë që nuk i ka pasur kurrë. Thoni sa interesante, e bëjmë edhe ne një gjë nëse i hyjmë. Këtë meritë historia nuk ka kujt tjetër emri ia njeh përveç PS. Thënë të gjitha këto, problemi i madh sot para nesh është çfarë duhet të bëjmë ne më shumë dhe shumë më mirë që të afrojmë ditën kur drejtësia në Shqipëri të jetë e drejtë, e pavarur dhe e ndershme. Me të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët të një sërë individësh me një profil të lartë me nivelin qëndror është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të vjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e një shteti shqiptar. Zgjimi ka vetëm një arsye kalimin e fuqisë sonë si forca më e madhe politike e vendit që zotëron pushtetin ekzekutiv tek një strukturë e re që lindi nga reforma në drejtësi,"-u shpreh ndër të tjera Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Bashkimi Europian sot jeton me kontradikta të brendshme që lidhen me filozofinë e zgjerimit të Europës të bashkuar, si dhe me presione të vazhdueshme nacionaliste kundër zgjerimit të BE-së në shtete të caktuara, të cilat ndikojnë direkt në logjikën e zgjedhjeve në ato shtete dhe shembulli konkret që ne kemi është se Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat qysh disa vite më parë dhe Komisioni Europian, i cili bën vlerësimin objektiv, teknik, shikon faktet, nuk shikon sondazhet në një shtet apo në një shtet tjetër, ia kërkoi Këshillit qartësisht, jo njëherë, që Shqipëria është gati të hapë negociatat. Por Këshilli nuk e arriti konsensusin sepse në një moment, Gjermania, Franca dhe Holanda, pastaj Franca dhe Holanda kishin arsyet  e tyre politike për të mos u bashkuar shteteve të tjera që e dhanë menjëherë dakordësinë e tyre.

E kam thënë atëherë dhe e përsëris dhe sot “Nuk mendoj se Suedia, Finlanda, vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit në botë, janë më pak parimorë kur vjen fjala për të gjykuar korrupsionin apo për të vlerësuar rrezikshmërinë nga korrupsioni të një vendi të cilit duhet t’i japin votën sesa Franca, Gjermania dhe Holanda.

Franca ka prej kohësh një filozofi tjetër të zgjerimit të BE-së dhe kërkon një reformim të brendshëm konceptual të gjithë organizmit dhe funksionimit të BE, ndërsa Holanda, që është një vend ku skepticizmi tradicional ndaj zgjerimit është rritur shumë, sidomos në 10 vitet e fundit, ka qenë vazhdimisht nën presionin e rritjes së forcave nacionaliste anti BE, jo vetëm anti zgjerim, por anti BE fare, dhe Shqipëria u bë, në një farë mënyre, pengu i asaj dinamike.

Sa mbaruan zgjedhjet në Holandë, Holanda e zbuti pozicionin dhe Kryeministri erdhi për herë të parë në historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Holandën në Tiranë dhe konfirmoi mbështetjen e Holandës për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Tani ka dalë Greqia, me arsyen e mos arsyes sesa për rastin që dimë, i cili nuk ka asnjë lidhje as me Bashkimin Europian, as me kushtet e procesit të negociatave, as me ndonjë mangësi të Shqipërisë në këtë fazë të negociatave ku Shqipëria ka shkëlqyer, në kuptimin e plotë të fjalës ka shkëlqyer, në procesin e përbashkët të skanimit të pozitës së saj aktuale, por nesër mund të dalë dikush tjetër dhe kështu me radhë.

Po pse, për këta do ta prishim gjakun ne? Se ne duhet të jemi qetësisht të vetëdijshëm dhe nuk duhet ta humbasim kurrë busullën që Bashkimi Europian, Europa, vendi ku dielli lind andej nga perëndon është amaneti ynë dhe është borxhi historik që të gjithë udhëheqësit dhe forcat udhëheqësit i kanë pasur gjeneratës tjetër dhe këtë borxh kjo forcë qeverisëse do ta shlyejë.

Ne me qetësinë e vetëdijes dhe durim heroik, pa stres duhet të bëjmë detyrat tona me përkushtim, me përpikmëri, me vendosmëri sepse Shqipëria e gatshme si shtet anëtar i BE-së, pavarësisht se a i hapet rruga sot, a i hapet rruga nesër kur është e gatshme për arsyet që thashë, përpara sesa t’i duhet Francës, përpara sesa t’i duhet Holandës, përpara sesa t’i duhet Gjermanisë, përpara sesa t’i duhet Greqisë na duhet ne, i duhet fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë këtu, në atdheun tonë ku ne duhet të sigurojmë për njerëzit e këtij vendi, progresin pa kthim për një shtëpi të përbashkët për drejtësi europiane dhe mirëqeverisje europiane.

Këtu vijmë tek garancia e dytë, për pakthyeshmërinë e progresit të madh që kemi nisur, i cili kërkon medoemos që të gjithë idetë, planet, projektet dhe punët në çdo sektor të mbështeten në mënyrë të pashkëputur mbi themelet e një drejtësie të drejtë, funksionale dhe të barabartë për të gjithë, si edhe tek një korpus institucionesh funksionale demokratike me vendimmarrje cilësore, me aftësi për zbatueshmëri të sigurt ligjore dhe profesionale të detyrave të proceseve të punës së shtetit, duke garantuar lirinë dhe barazinë e konkurrencës si edhe meritokracinë.

Reforma që ne, askush tjetër, ndërmorëm në drejtësi, është reforma më e thellë, është reforma më e vështirë, është reforma më e ngatërruar në historinë e shtetit shqiptar, për ndërtimin e shtetit modern, europian të shqiptarëve.

Asnjëherë, askush, që nga shpallja e Shqipërisë shtet në vitin 1912 nuk e ndërmori një reformë të tillë, e cila është një reformë që përcakton në fakt dhe vijën më të thellë ndarëse mes demokracisë funksionale dhe çdo forme tjetër organizmi apo funksionimi të një shteti.

Sot ka shumë përpjekje për t’i treguar frytet e para të kësaj reformë si një produkt i imponuar, importi nga SHBA dhe BE, madje për t’i treguar si provë të kapjes me pahir nga hallatet të të gjitha forcave politike vendimmarrëse të këtij vendi nga aleatët tanë strategjik. Asgjë më të pavërtetë se sa kjo nuk ka dhe le të hidhen përpjetë kush të dojë, sa të dojë, por reformë në drejtësi pa Partinë Socialiste dhe fitoren tonë të vitit 2013, nuk ka anglo-amerikanë apo euro-perëndimor që bënte dot në Shqipëri.

Ambasada Amerikane dhe delegacioni europian nuk erdhën në Shqipëri në vitin 2013. Këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga kthetrat e diktaturës dhe nevojën për një drejtësi demokratike në Shqipëri as europianët e as anglo-amerikanët nuk e zbuluan në vitin 2016, kur ne kaluam në Parlament paketën e ndryshimit historik të kursit kushtetues të drejtësisë në këtë vend.

Nga ana tjetër, nëse reforma në drejtësi do të ishte një produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që do të duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar dhe në vendet e tjera të rajonit. Janë të paktën dhe dy vende të tjera të NATO-s në Ballkan, plus dhe një vend tjetër që nuk është i NATO-s, por është totalisht pro amerikan dhe pro perëndimor që është Kosova. Pse nuk e kanë importuar meqë e kanë kaq të lehtë që e sjellin me aeroplan reformën?

Ndërkohë që atyre vendeve, përfshirë edhe Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës ju tregojnë Shqipërinë. U thonë, merrni shembull se si duhet ta bëni reformën në drejtësi. U thonë, merrni shembull se si bëhet pastrimi i sistemit të drejtësie nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. U thonë, merrni shembull se si bëhet një organizim tërësor i drejtësisë. Prandaj ata që thonë të kundërtën, e bëjnë nga pozitat e kundërshtarit të Partisë Socialiste apo e bëjnë nga ai pozicioni i shqipos që meazallah se ia njeh shqipove të tjerë meritën për një punë të mirë. E keni vënë re? Çdo punë të mirë që bëjmë ne, “e solli koha”. Çdo gjë që nuk shkon, “nuk shkon se e kemi bërë ne”. Jam dakord me të dytën, por me të parën nuk jam dakord.

Nuk e solli koha këtë transformim, por e solli Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partinë Socialiste të Shoqërisë nuk e solli Amerika e as Europa, por e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe duke qenë se populli shqiptar është populli që nëse do kishte një kampionat botëror për politikë do fitonte kupën e botës dhe ka një instinkt të pagabueshëm, jo vetëm na e dha votën në 2013, por kur ia kërkuam përsëri në 2017 dhe i thamë, “na e jep të qeverisim pa të tjerë në prehër, se ndryshe nuk e çojmë përpara këtë proces”. Se i kaluam ndryshimet kushtetuese në 2016 dhe paketën që duhej të të gjithë korpusit bazë ligjor na e morën peng thuajse 3 vjet në Parlament. Na e dha votën, na i hoqi nga prehri pasagjerët me dy patenta. Prandaj ky aspekt i autorësisë së reformës në drejtësitë ka pak rëndësi për historinë e shtet ndërtimit demokratik. Unë e nënvizoj më shumë për tu thënë shqiptarëve, ne jemi në gjendje ti bëjmë të gjitha gjërat që i ëndërrojmë me sy hapur dhe nuk kemi pse presim të na i bëjnë të tjerët dhe ja, e bëmë dhe këtë.

Patjetër që nuk e bëmë vetëm dhe patjetër që asgjë nuk bëhet vetëm në këtë botë, por ne jemi në gjendje që t’i bëjmë Shqipërisë aleatë, miq e partnerë në atë nivel që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë prandaj përpara se sa të thoni sa mirë na e bëri Amerika, sa mirë na e bëri Europa, thoni: ore sa interesant, e bëkemi dhe ne një gjë nëse i hymë. Për sa i përket historisë, këtë meritë historia nuk ka kujt emri tjetër ia njeh përveç Partisë Socialiste.

Mirëpo, thënë të gjitha këto, problemi i madh sot sa një mal përpara nesh është çfarë duhet të bëjmë ne më shumë dhe shumë më mirë që ta afrojmë sa më shumë ditën kur drejtësia në Shqipëri të jetë e tëra drejtësi e drejtë, drejtësi e pavarur, drejtësi e aftë dhe e ndershme me të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët.

Gjithçka po ndodh sot me hetimin, vendosjen nën akuzë apo ndëshkimin penal të një sërë individësh me profil të lartë në nivelin qendror të politikë, është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e shtetit shqiptar, por nuk është drejtësia europiane që duam për Shqipërinë e fëmijëve tanë. Ky zgjim ka vetëm një arsye: Kalimin e fuqisë sonë si forca më e madhe politike e vendit, që zotëron pushtetin ekzekutiv dhe udhëheq rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës tek një strukturë e re që lindi nga reforma në drejtësi dhe që përbëhet nga një organ special akuze, SPAK-u dhe një organ special gjykimi, GJKKO-ja. Vetëm kjo është arsyeja, por është shumë pak. Është jashtëzakonisht shumë në aspektin e moralit politik, është jashtëzakonisht shumë në aspektin e vullnetit politik sepse që një pushtet ekzekutiv shqiptar të transferojë të gjithë fuqinë e vet në raport me gjithçka ka të bëjë me drejtësinë, tek një strukturë e re, e pavarur prej tij, kjo është historike, por s’është drejtësia europiane kjo. Ky është voluntarizmi i i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe nëse ne mendojmë për një momentet të vetëm që ne e bëmë tonën, ky progres nuk ka asnjë garanci. U deshën disa vite që kjo strukturë t’i zgjaste duart e pavarura drejt pushtetit të politikës dhe të fillonte vënien para ligjit të individëve që as mund të imagjinohej se mund te prekeshin ndonjëherë nga drejtësia, që nga viti 1912 dhe patjetër që kjo është një domosdoshmëri absolute për të shkuar përpara në rrugën e ndërtimit të drejtësisë europiane dhe të forcimit të mirëqeverisjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

"Mbath atlete të bardha në samite botërore', Xhaçka flet me superlativa për Ramën: Ka rol të pazëvendësueshëm

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Olta Xhacka ne Kongresin e PS

TIRANË – Në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur me superlativa për kryeministrin Edi Rama. Ajo u shpreh se Rama ka rënë në sy me veshjen e tij ekstravagande, teksa vesh atlete të bardha në samite globale. Më tej, Xhaçka shtoi se falë punës së qeverisë, Shqipëria sot ka ndryshuar dhe se në politikën e jashtme ka ndodhur një revolucion.

“Kam pasur fatin të drejtoj Ministrinë e Jashtme, duke pasur parasysh reputacionin e Shqipërisë sot në botë. Më erdhi në mend një mik, quhet Richard Engel, është gazetar i mirënjohur, është korrespondent kryesor i lajmeve nga bota për gjigandin NBC News, që më bëri një pyetje me shumë kuriozitet. Si ka mundësi, më tha, që deri dje dëgjoja kaq shumë për një Shqipëri pa shpresë dhe sot dëgjoj çdokënd të flasë me superlativa për Shqipërinë. Çfarë bën ky kryeministri juaj që i ka magjepsur të gjithë? I thashë me shaka se mbath atlete të bardha në samite botërore dhe dallon me shtatlartësinë e tij.

Nuk besoj se e teproj nëse them se në polititikën e jashtme ka ndodhur një revolucion dhe se kryeministri ynë ka një rol të pazëvendësueshëm si ideator dhe si promotor i kësaj qasjeje të re. Shqipëria në organizmat ndërkombëtarë ka një qasje interesante, që është e ndryshme me qasjet pararendëse. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka pësuar transformim të thellë në filozofinë e saj, ajo është më e guximshme sot, është më efektive dhe shumë më aktive në çdo nivel, për të promovuar vendin dhe për t’i sjellë atij përfitime konkrete, ku e kam fjalën për investime dhe projekte të mëdha energjitike dhe infrastrukturore me një dimension të dukshëm strategjik. Diplomacia jonë sot ka një besim që nuk e ka pasur kurrë. Shqipëria ka pasur vendin e saj në çështje të një dimensioni global. Në këto tryeza zakonisht vendet e vogla janë thjesht dëshmitare të diskutimeve të aktorëve ndërkombëtarë me peshë dhe shumë rrallë kanë një zë. Mirëpo, ne nuk kemi qenë në tryeza ndërkombëtare thjesht për numër, kemi qenë atje si partnerë të respektuar, që i vlerësohen idetë. Shqipëria ishte e para që sensibilizoi partnerët për evakuuimin e qytetarëve afganë, që iu rrezikohej jeta nga talibanët pas tërheqjes së partnerëve dhe aleatëve nga Afganistani. Shqipëria ka luajtur rol të dorës së parë për mbështetjen e Ukrainës, duke qenë iniciatore për Rezolutën që dënoi agresionin rus në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme, krijimit të grupit të miqve të Ukrainës për llogaridhënie, referimit të dosjes për krimet e luftës në Hagë, drejtimin e sesionit të KS, ku debati i kryeministrit me përfaqësuesin e përhershëm rus për ftesën drejtuar presidentit Zelenskyy do të mbahet mjend gjatë e deri tek roli për të zgjidhur problemin e emigracionit të paligjshëm”, deklaroi Xhaçka.

Partia Socialiste mban sot më 8 dhjetor Kongresin e Jashtëzakonshëm. 8 Dhjetori është gjithashtu edhe Dita e Rinisë./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Edi Rama: Si e kërkova ndihmën e Mira Muratit për integrimin në BE

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama dhe Mira Murati

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën me krijuesen shqiptare të ChatGDT, Mira Muratin. Në fjalën e tij, në Kongresin e Partisë Socialiste ka zbuluar se ka biseduar me Mira Muratin, e në fund, ajo ka pranuar që ta ndihmojë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas kreut të qeverisë, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. E më 13 dhjetor, në Samitin e BE, rezultati i testit të AI do të jetë mbi tavolinën e çdo të pranishmi.

"E kërkoj Mira Muratin dhe ajo më jep një takim telefonik dhe marr guximin ti kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë në BE. Ajo qeshi se mendoi se po bëja humor, unë e pyes a është e mundur që në vend që të rekrutojmë një armatë me përkthyer dhe juristë dhe të shpenzojmë dhjetra miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE ta bëjmë përmes ChatGDT. Ajo tha po më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën që e krijuam me AKSHI-n dhe ekspertët e saj. Dua të ndaj me ju që me 13 dhjetor në Bruksel kur të mbarojë mbledhja do t'ja lë mbi tavolinë rezultatin e testit të AI për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve, masave të BE-së. Modeli ynë revolucionar nuk bën thjesht përkthim por edhe në një sërë shërbimesh të tjera duke na ekspozuar vargmalet e vendosjeve dhe duke na dhënë analizën e impaktit për çdo masë që do na duheshin dhjetra ekspertë ndërkombëtarë,"-tha Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate, një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati. E dëgjuam të gjithë njëkohësisht, bashkë me gjithë botën emrin e Mira Muratit kur ajo mahniti të gjithë me krijesën e inteligjencës artificiale me emrin “chat gpt”. Po ju e dini se si është jeta. Secili ka fiksimin e vetë. Unë kam fiksimin tim. Dhe e kërkoj Mira Muratin, me thënë të drejtën i ndrojtur nga një ndrojtje që përgjithësisht nuk më karakterizon, dhe ajo më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor që shkrin menjëherë akullin dhe unë marr guximin t’i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor, megjithatë thotë “po të dëgjoj”. Unë e pyes, a është e mundur që në vend se ne, siç kanë bërë vendet e tjera më parë të rekrutojmë tani një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë nuk e di se sa dhjetëra miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së, ta bëjmë këtë përmes ‘’chat gpt-së’’. Ajo e dëgjoi me kujdes gjithë parashtrimin që unë i bëra pyetjes se nuk po e zgjas këtu, dhe më përgjigjet, “po më duket e mundur”. Kështu nisi puna me Mirën dhe me një skuadër të përbashkët që ne e krijuam me AKSHI-n dhe me ekspertët e saj.

Dhe sot, dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbarojë mbledhja bashkë me dilemën greke, unë do tua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të Bashkimit Europian rezultatin  e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve, masa ligjore të BE-së.

Dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye i gjithë këtij procesi monumental për nga volumi i punës, nuk bën thjesht përkthim, por edhe një sërë shërbimesh të tjera, për të cilat unë nuk po zgjatem këtu, por në thelb na mundëson një “qërim farmaceutik” të gjithë thasëve të pafundme të orizit të legjislacionit tonë në tërësi, duke, nga njëra anë, na ekspozuar të gjitha vargmalet e mbivendosjeve që kanë ndodhur si rezultat i kalimit të ligjeve apo të vendimeve të qeverisë pa marrë parasysh se çfarë kanë shkruar ligje të tjera dhe vendime të mëparshme dhe duke krijuar një situatë ku atë që ta jep një ligj, nuk ta jep ligji tjetër apo atë që ta jep një vendim qeverie, s’ta jep vendimi tjetër dhe duke na dhënë edhe analizën e impaktit të çdo mase që ndërvendoset në legjislacionin shqiptar për të cilën do të na duheshin përndryshe dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra ekspertë ndërkombëtarë. Dhe patjetër, duke na garantuar edhe një vend nderi në historinë e kampionatit europian të integrimit.

Kush është Mira Murati?

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Mira Murati

Mira Murati ka lindur në Shqipëri por u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku studioi inxhinieri në Kolegjin Dartmouth në New Hampshire. Më pas, ajo filloi karrierën e saj profesionale si analiste verore në gjigantin e investimeve Goldman Sachs. Murati ka mbajtur pozicione duke përfshirë Menaxher të Lartë të Produkteve për Modelin X në Tesla dhe Zëvendës Presidente e Produkteve dhe Inxhinierisë në Leap Motion. Në vitin 2018 ajo më pas iu bashkua OpenAI. Ajo ka mbajtur pozicionin e CTO që nga maji 2022 dhe është përgjegjëse për zhvillimin e ChatGPT, ndër të tjera./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama flet nga Kongresi: Ia vë gishtin kokës çdo ditë! Nëse ndalojmë, ndalon progresi në BE

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të premte në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste ku u ndal tek arritjet e Qeverisë dhe sfidat e Qeverisjes. Kryesocialisti u ndal tek termeti i 26 nëntorit të 2019-tes dhe pandemia e Covid-19 si dy sfida të kaluara me sukses, ndërsa foli dhe për integrimin europian, të cilin e sheh si të lidhur me Partinë Socialiste. Ndërkohë kishte një mesazh dhe për të gjithë socialistët, ku u kërkoi që ti vënë 'gishtin kokës" dhe të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën e ngarkuar, duke filluar nga ai vetë. 

Edi Rama: Jemi të gjithë këtu për të mbyllur këtë ditë, pasi PS nuk njeh lodhje. Ne duam që të ngremë Shqipërinë më 2030 në majën e lartë. Morëm një qeveri që kishte korrupsion e krim të organizuar në çdo qelizë, deri në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin “Shqipëri” dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë në institucione ndërkombëtare dhe në mediat e mëdha ndërkombëtare. Ne kaluam shumë sfida, nga tërmeti tek pandemia dhe kriza e rëndë e inflacionit, që nëse do gjenin Shqipërinë në gjunjë, do degdisnin këtë vend në një humnerë sociale të paimagjinueshme, të ngjashme me humnerën e vitit 2017, por falë PS, të treja fortunat dërrmuese na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Në këtë dekadë të parë të qeverisjes kemi punuar shumë në çdo front. Kemi luftuar me mijëra plagë. Fortunat na gjetën në këmbë dhe të gatshëm, me një shtet që nuk i lë vetëm në momentet e vështirësive të mëdha. Imagjino sikur pandemia të na kishte gjetur me spitalet e vitit 2013, apo me planin e karantinës për mospërhapjen e armikut të padukshëm sesi do të kishin shkuar gjërat. Merre me mend sikur egërsia e luftës të na kishte gjetur me gjysmën e miletit që nuk paguante dritat dhe me kompaninë e shpërndarjes që ishte në prag të shkatërrimit përfundimtar. Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër, i cili çmohet dhe pret mbi 10 milionë turistë. Ka monedhë kombëtare më të fortë se asnjë herë. Pas një dite të gjatë punimesh të këtij Kongresi, ku u thanë shumë gjëra dhe pas 10 vitesh të pandalshme, unë nuk dua të përsëris ato që u thanë, as t'ju marr më shumë kohë. Dua të përqëndrohem vetëm në disa tema kyçe të së nesërmes për Shqiërinë, shtetin dhe partinë. Me vlerën dhe punën që kemi bërë, Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa nëse ne nuk do të fokusohemi me angazhimin e përbashkët të garancive të progresit pa ndalim. Jemi një vend i gatshëm për t'u anëtarësuar në BE. Dua ta besoni se për ne asgjë nga këto që u thanë edhe u panë nga mëngjesi e deritani nuk mund të jetë mjaft. Do ndërtojmë më shumë infrastrukturë, do rrisim turizmin, patjetër; do të bëjmë edhe të tjerat patjetër! Por të gjitha këto nuk do e bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për të hyrë në BE nëse nuk guxojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual. As do e bëjnë këtë parti një forcë qeverise të përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor fitoret elektorale të radhës me disa kundërshtarë as të gjallë dhe as të vdekur me disa fitore aq sa vlejnë për të qeverisur vendin, nëse PS nuk e ngre më lart kërkesën ndaj vendit nuk ka kush e bën gati Shqipërinë për në BE. Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE janë sot, dhe jo për pak vite të tjera pazgjidhshmërisht të tjera me këtë parti. Prandaj çdokush që ka një detyrë nga kjo parti, duhet t'i vënë gishtin kokës së vetë çdo ditë. Unë ia vë. T'ja kujtoj mirë këtë fakt absolut. Nëse PS ndalon dhe ulet, e kënaqet dhe nuk synon më lart e më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz. Ne do shkojmë në Bruksel me kokën lart. Vetëm një shtet e ka lënë pezull opinionin e vetë por për arsye të mosarsyes së marrëdhënieve fqinjësore. Greqia! Historia dihet. Qëndrimi ynë nuk qëndron deri më 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë jo sepse jemi kokëfortë por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë sesa ne.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Të dashur delegatë të Kongresit, shokë, shoqe, miq dhe të ftuar dhe nga jashtë vendit, por nga brenda familjes sonë të Internacionales Socialiste. Sot kemi shpalosur ambicien dhe prioritetet tona më kryesore të zhvillimit në vijim të një përpjekjeje të përbashkët për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e lartë drejt së cilës u nisëm 10 vjet më parë.

Morëm në kurriz një vend të zhytur në borxhe, varfëri, korrupsion në çdo qelizë, krim të organizuar, por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri dhe Shqipëria goditej sa herë zihej më gojë, qoftë në institucionet ndërkombëtare, qoftë në mediat e botës së lirë.

Në këtë dekadë te parë të qeverisjes sonë ne kemi punuar shumë në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë të mëdha e të vogla, të trashëguara dhe me plagët e jashtëzakonshme të fatkeqësive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës; një tërmet shkatërrimtar, një pandemi marramendëse, një krizë e rëndë botërore e çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, të cilat po ta kishin gjetur Shqipërinë në gjunjë siç ishte 10 vjet më parë, do ta kishin degdisur këtë vend në një humnerë ekonomike, financiare, sociale të pa imagjinueshme. Pa asnjë ekzagjerim, të ngjashme me humnerën e vitit 1997 por fatmirësisht dhe vetëm falë Partisë Socialiste të Shqipërisë, të treja furtunat dërrmuese na gjetën në këmbë dhe na gjetën të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën dhe me dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve të tij, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momentet e vështirësive më të mëdha.

Parafytyrojeni sikur tërmeti të na kishte gjetur me borxhet mbytëse të vitit 2013! Imagjinoni sikur pandemia të na kishte gjetur me spitalet dhe shërbimet e urgjencës të vitit 2013 apo pa platformën e shërbimeve digjitale që mundësoi zbatimin e planit të karantinës, jetike për mos përhapjen e pakontrollueshëm të armikut të padukshëm, se si do të kishin shkuar gjërat. Merreni me mend sikur egërsia e luftës që ngriti çmimet e energjisë në qiell, të na kishte gjetur me gjysmën e miletit që nuk paguante dritat dhe me kompaninë e shpërndarjes që ishte në prag të shkatërrimit përfundimtar, apo sikur inflacioni i stimuluar nga djallëzia e Moskës për të gjunjëzuar Europën demokratike të na kishte gjetur me arkën e zbrazur të vitit 2013.

Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër i cili çmohet botërisht si kurrë më parë për përparimet e dukshme që ka bërë, pret thuajse 10 milionë turistë brenda një viti si ky që po mbyllim, ka një monedhë kombëtare më të fortë se asnjëherë, ecën çdo ditë përpara në çdo drejtim dhe ulet në çdo tryezë të komunitetit ndërkombëtar dhe jo vetëm duke dhënë respekt siç ka bërë gjithmonë, por edhe duke marrë të njëjtin respekt nga të gjithë siç nuk ndodhte përpara se sa ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe në këtë pozicion. Pas një dite të gjatë punimesh të këtij Kongresi ku u thanë shumë gjëra, për çka po bëjmë e për çka do të bëjmë e mbi të gjitha pas 10 vitesh të pandalshme përballjeje në çdo hap me faktet e të shkuarës, unë nuk dua as të përsëris ato që u thanë, as t’ju marr më shumë kohë me ndryshimin si dita me natën, mes te sotmes dhe të djeshme. Dua të përqendrohem vetëm në disa tema kyçe të se nesërmes për Shqipërinë, shtetin dhe partinë.

Unë besoj se me gjithë vlerën e shtuar që kemi krijuar, me punët e gjithanshme që kemi bërë Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa, nëse ne Partia Socialiste e Shqipërisë nuk do fokusohemi me gjithë forcën e ambicies, vëmendjes dhe angazhimit të përbashkët tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim.

Vetëm merreni me mend për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të bëhet i gjithë ky progres. Prandaj ne na duhen të paktën tre garanci:

Një vend i gatshëm për t’u anëtarësuar në BE.

Një shtet ku fryma e modernizmit të hyjë në të gjitha venat e organizimit të tij

Një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë.

Dua ta besoni se për ne, asgjë nga këto që u thanë dhe u panë nga mëngjesi deri tani nuk mund të jenë mjaft. Ne do ndërtojmë më shumë infrastrukturë patjetër. Ne do ta rrisim turizmin, patjetër. Ne do të bëhemi eksportues neto të energjisë, patjetër. Ne do të bëjmë dhe të tjerat me radhë që u thanë dhe u panë sot, patjetër. Por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për anëtarësim në BE, nëse ne nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe një mirëqeverisje europiane; as nuk do ta bëjnë këtë vend një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në çdo venë të tij, nëse ne nuk do të guxojmë të thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit, jo gradual dhe jo thjeshtë në aspektin teknologjik, por në qasjen, në filozofinë e qasjes së institucioneve ndaj idesë së progresit. Dhe as s’do ta bëjnë këtë parti një forcë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë, fitoret elektorale të radhës me disa kundërshtarë as të gjallë dhe as të vdekur, të cilat fitore, aq sa vlejnë duke na dhënë mundësinë të udhëheqim vendin, aq edhe mund të na ulin nivelin e kërkesës jetike ndaj vetvetes si forcë udhëheqëse e Shqipërisë, duke e lënë praktikisht progresin pa asnjërën nga të treja garancitë e domosdoshme që përmenda.

Sepse nëse PS nuk e ngre më lart dhe më lart, dhe më lart kërkesën ndaj vetes përmes secilit prej drejtuesve të saj në çdo nivel ku ata drejtojnë, në radhë të parë, atëherë nuk ka as kush e bën gati Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE, as kush fut gjakun e modernizimit në çdo venë të organizmit të shtetit dhe as kush t’i përkushtohet kapitalit njerëzor të Shqipërisë.

Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në familjen europiane, fuqia modernizuese e organizimit të shtetit shqiptar dhe rritja e kapitalit njerëzor, janë sot dhe jo për pak vite të tjera pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë parti. Prandaj, çdokush që ka një detyrë nga kjo parti apo një detyrë për këtë parti duhet t’i vërë gishtin kokës vet çdo ditë. Unë ia vë! Dhe t’ia kujtoj mirë këtë fakt absolut, që nëse PS ndalon, ulet, vetëkënaqet dhe nuk synon më lart e më lart e më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz, në një botë, në një rajon, në një kohë kur çdo ditë që dikush ndalon, distanca me të tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madhe sesa ç’ndodhte në kohëra përpara kësaj.

Ne do shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen e Këshillit Europian me Ballkanin Perëndimor, me kokën lart dhe me bindje në meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e progresit të Komisionit Europian, si dhe të përshëndetura pa asnjë rezervë nga 26 shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet, jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë për hir të së vërtetës, por për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike në marrëdhëniet fqinjësore, Greqia. Historia dihet, nuk ka nevojë të humbasim kohë dhe sot, duke përsëritur qëndrimin tonë ndaj arsyes në fjalë. Qëndrim, që as nuk ndryshon deri në 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 dhjetorit! Dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë, jo sepse ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokëfortë sesa ne.

Drejtësia për Shqipërinë është sot si uji që sapo ka nisur të dalë me vështirësi në një shkretëtirë ku brez pas brezi ishte e trashëguar gojëdhëna se “nuk do dilte kurrë”. Unë nuk do të pranoj ta besoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do t’i vënë tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim, punë dhe profesionalizëm nga një skuadër prej më shumë se 1000 vetash në gjithë sistemin e shtetit tonë që e kanë përfaqësuar me dinjitet dhe me seriozitet Shqipërinë përgjatë këtij viti në tryezat e dialogut dhe të prezantimeve në Bruksel për skanimin e plotë të gjendjes së vendit duke na nderuar të gjithëve dhe duke provuar me fakte të panumërta gatishmërinë e Shqipërisë për ta vazhduar më tutje procesin e negociatave, duke çelur grup-kapitullin përkatës.

Por juve të gjithëve dhe atyre shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’ju them shumë sinqerisht se në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije i mërzitur, ju siguroj për këtë, por do kthehem dhe më krenar për Shqipërinë, edhe më i motivuar për të vazhduar se bashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët, edhe më i bindur se një absurditet i tillë në rast se ndodh nuk do ta vonojë dot as një ditë procesin e anëtarësimit tonë në BE, madje edhe më i vendosur për ta përshpejtuar këtë proces edhe për ta bërë gati Shqipërinë për BE-në edhe më përpara akoma se BE-ja të jetë gati për Shqipërinë./ZËRI

1 VITE ME PARE

PRE-Kongres/ Socialistët futen me radhë, Rama vjen i fundit, e pret Blendi Klosi

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Pamje nga Kongresi i PS

TIRANË- Partia Socialiste do të mbajë sot Kongresin e PS. Ndaj sot në Pallatin e Kongreseve janë mbledhur të gjithë socialistët, të cilët njëri pas tjetrit janë futur në sallë. ZËRI ka siguruar momentet kur ata hynë në sallë, disa vetëm, e disa të shoqëruar. Së bashku kanë zgjedhur të hyjnë Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Rakip Suli dhe Alket Hyseni. Veçmasi kanë hyrë ministrat e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Vetëm erdhi edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Ndërsa i fundit që shkoi ishte kryeministri Edi Rama. Kreu i socialistëve u prit jashtë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi. Sot në Kuvend pritet do të prezantohet projekti i transformimit të partisë dhe synimet për mandatin e katërt. Punimet do të ndahen në 6 panele: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, prioritetet zhvillimore, qeverisja vendore, siguria dhe Shqipëria në botë si dhe PS 2030.

Fjala e kryeministrit Rama pritet të mbahet në orën 16:40, ndërkohë që punimet e Kongresit kanë nisur që prej orës 11:45./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT. Të dënuarit e PS? Mos të bëjnë viktimën e konspiracioneve

1 VITE ME PARE

Sot Kongresi i PS-së, të majtët u ‘’rrëmbejnë” ditën simbolike demokratëve. Ndizen motorët për “2025”-ën

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.
Edi Rama ne Kongres

TIRANË- Socialistët mbledhin këtë të premte, 8 Dhjetor, Kongresin e Jashtëzakonshëm, i cili pritet të shpalosë programin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, në të cilat të majtët do të tentojnë që të fitojnë mandatin e katërt qeverisës. 

Në këtë Kongres pritet dhe votimi formal i sekretarëve të rinj që u zgjodhën në Asamblenë e muajit Shtator.

Kongresi nuk pritet të sjellë debate brenda kupolës drejtuese të PS-së, pasi pozitat e Edi Ramës janë komode në drejtimin e partisë, ndërsa gëzon mandatin e tretë si kryeministër. 

Nga ana tjetër Kongresi vjen pak muaj pas ndryshimeve në qeveri dhe në sekretariaret e PS-së, e të paktën në këto dy drejtime nuk pritet ndonjë surprizë në 8 Dhjetor. Edhe vetë kryeministri Edi Rama, teksa foli të mërkurën, tha se në Kongres nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

Socialistët janë dukshëm më të qetë me pozitat e tyre, edhe për shkak të përplasjeve të vazhueshme në kampin opozitar, që tashmë vijojnë prej më shumë se dy vitesh. Në këto kushte, nuk është klishe të thuhet se garën do ta kenë me veten, por edhe me drejtësinë, e cila ka prerë kokat e disa prej eksponentëve të lartë socialistë, me të cilët vetë Edi Rama ka larë duart.

“Ndizen motorët për zgjedhjet e 2025-ës”

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili pasoi në këtë post Damian Gjiknurin, emri i të cilit përmendet në dosjen e indeneratorëve, ka thënë për mediat se surpriza e Kongresit do të jetë ndezja e motorëve të socialistëve për zgjedhjet e 2025. Nga ana tjetër një tjetër risi në këtë Kongres do të jetë hapja e forumeve për të gjithë të djathtët që sipas Klosit nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në Partinë Demokratike.

Simbolika e 8 Dhjetorit

Rastësi apo jo, edhe data e zgjedhur nga socialistët nuk shkakton më pak polemika, sesa vendimi i tyre për të hapur partinë për të djathtët. 8 Dhjetori shënon ditën e Rinisë, ditën e lëvizjes studentore, që përkujtohet çdo vit nga demokratët në Qytetin Studenti, e duket se Kongresi i socialistëve, duke marrë parasysh dhe vëmendjen mediatike, do të lërë disi në hije këtë datë të rëndësishme në kalendarin e historisë politike.

I pyetur për këtë vetë Berisha do të shprehej: “Një maskë mafioze nga Edi Rama ajo, PD do të vazhdojë traditën e 8 Dhjetorit për të rrëzuar diktaturën”.

Programi i Kongresit, kryefjalë Reforma në Drejtësi

Sa i takon programit të Kongresit, ai do të startojë punimet në orën 11 të paradites së të premtes, dhe do të jetë i ndarë në 6 panele, për të evidentuar reformat më të rëndësishme që janë marrë nga socialistët në këto 10 vite pushtet, e ku kryereforma e cilësuar sipas tyre është ajo në drejtësi. Për këtë të fundit, jemi mësuar të shohim shpesh fjalime të gjata nga kryeministri Edi Rama, i cili në Asamblenë e fundit të socialistëve “po ankohej” se peshorja po anonte veç majtas. Por me akuzat e SPAK për Berishën dhe dhëndrin e tij, balanca duket të jetë arritur.

Kongresi i PS-së, Rama: Ligjet e BE do i bëjmë me ChatGPT.

Rama flet në fund

Kryeministri Edi Rama pritet të marrë fjalën i fundit në punimet e Kongresit, rreth orës 16:40, pas diskutimeve që do të ketë në secilin prej paneleve, që socialistët do të kenë për disa sektorë jetikë, siç janë ekonomia, shëndetësia apo bujqësia.

Në fjalën e Ramës, përveçse do të shpaloset vizioni për “Shqipërinë e 2030”-tës, padyshim pritet me interes teksa ai do të flasë për bashkëpunëtorët që hëngrën pas shpinës së tij, e tashmë do të përballen me drejtësinë e Rilindur.

Sa për debate e diskutime nuk pritet të ketë, e në këtë pikë socialistët nuk sjellin asgjë të re nga fronti…! /ZËRI

Poll

MOS HUMB