DËSHMIA- Azgan Mërnica i qeshur pasi vrau një polic: E qëllova në kokë! S'jam bërë pishman

TIRANË- 48 orë ishte në arrati vrasësi i efektivit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia dhe do të kishte qëndruar edhe më shumë po të kishte pasur mjaftueshëm ushqim me vete. Pendesa gjithashtu nuk është një ndjenjë që 23-vjeçari e ka mbi shpatulla dhe këtë gjë më së miri e tregoi buzëqeshja që ai u dha kamerave teksa futej në makinë për të shkuar drejt prangave të Policisë. Por në Komisariat ka zbuluar edhe më shumë sesa mungesën e pendesës, duke u fokusuar tek arsyeja se përse e tërhoqi këmbëzën dhe e qëlloi për vdekje efektivin e Policisë së Shtetit.
Pasditen e të hënës, i riu po udhëtonte me shpejtësi në rrugët e fshatit Baltëz të Fierit dhe gati sa nuk u përplas me efektivin që po shkonte të merrte detyrën, si çdo ditë. I ndodhur përballë një paligjshmërie, efektivi i bëri shenjë që të ndalonte dhe të sy zbritën nga mjetet dhe shkëmbyen disa fjalë. Ndoshta efektivi i ka tërhequr vëmendjen për t'i dhënë më me shumë kujdes mjetit. E më pas u kthye për t'u futur sërish në makinën e tij.
Një moment që efektivi 28-vjeçar u kthye nga makina e tij, Azgan Mërnica nxori pistoletën dhe e qëlloi pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Pse? Sepse i ishte dukur sikur polici e kishte ofenduar duke i bërë një gjest me dorë.
“Isha duke ikur nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës. Do shkoja te daja dhe do lija nënën time aty. Isha me shpejtësi dhe i shkëmbeva me policin, i cili po shkonte nga fshati në qytet. Gati sa nuk u përplasa me të dhe ai më bëri me shenjë që të ndaloja. Zbritëm nga makina dhe bëmë llafe. Ai më tha ku shkon me këtë shpejtësi dhe më ofendoi. Kur ma bëri me dorë mua mu duk sikur më shau. Unë u nxeha. Në momentin që u kthye nga makina unë nxora pistoletën dhe e qëllova me një plumb pas koke. Por nuk jam penduar,”-tha Mërnica para hetuesve.
Por nuk u arratis dot menjëherë për shkak se kishte edhe të ëmën në makinë. Ndaj shkoi njëherë tek shtëpia e dajës, la atje të ëmën dhe u fsheh nëpër kanale. Për shkak se kishte dy ditë pa ngrënë dhe për këtë arsye shkoi tek shtëpia e dajës së tij.
“Pastaj ika te daja dhe lashë makinën aty. Më pas u largova në këmbë në kanale. Kam lëvizur në këto kanale për 48 orë duke u fshehur. Po në hahej dhe bukë pasi kisha dy ditë pa ngrënë. Ika te shpia e dajës dhe këta kishin njoftuar policinë sepse kishin frikë se po më vriste RENEA. Pastaj më morën policët dhe më çuan në drejtori,”- është shprehur më tej 23-vjeçari.
Tani, Azgan Mërnica akuzohet për vrasje të punonjësit të policisë dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI
'Mu duk sikur më shau", çfarë deklaroi Azgan Mërnica: Nisi për shpejtësinë, e qëllova pas koke

FIER- Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Novruz Cenalia. Mërcina ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi polici e ka ndaluar dhe i ka tërhequr vëmendjen pasi po ecte me shpejtësi.
23-vjeçari ka deklaruar se i është dukur sikur e ka sharë dhe në atë moment është nxehur dhe ka nxjerrë armën. Mërcina ka pritur që polici të kthehej pas drejt makinës dhe në atë moment e ka qëlluar me plumb pas koke.
"Isha duke ikur nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës. Do shkoja te daja dhe do lija nënën time aty. Isha me shpejtësi dhe i shkëmbeva me policin, i cili po shkonte nga fshati në qytet. Gati sa nuk u përplasa me të dhe ai më bëri me shenjë që të ndaloja. Zbritëm nga makina dhe bëmë llafe. Ai më tha ku shkon me këtë shpejtësi dhe më ofendoi. Kur ma bëri me dorë mua mu duk sikur më shau. Unë u nxeha. Në momentin që u kthye nga makina unë nxora pistoletën dhe e qëllova me një plumb pas koke”, ka thënë Mërnica para hetuesve.
Azgan Mërnica mbrëmjen e djeshme (15 maj) është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Për kapjen e tij kërkimet vijuan prej dy ditësh. 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.
Në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu dorëzuar në polici, 23-vjeçari u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /ZËRI
U fsheh në pyll/ Autori tregon intinerarin që ndoqi pasi vrau policin: Më hahej bukë prandaj u dorëzova

FIER- Autri i vrasjes së efektivit të "Shqiponjave" Azgan Mërcina ka treguar në dëshminë e tij detaje nga krimi i rëndë. Mërnica ka treguar edhe intinerarin që ka ndjekur pasi vrau Novruz Cenalian. 23-vjeçari ka rrëfyer se pas ngjarjes ka shkuar tek daja ku edhe ka lënë makinën dhe është larguar në këmbë nëpër pyll. Mërcina deklaroi se për 48 orë ka ecur nëpër kanale dhe pasi e ka marrë uria ka shkuar përsëri tek shpia e dajës, por ky i fundit kishte njoftuar policinë.
“Pastaj ika te daja dhe lashë makinën aty. Më pas u largova në këmbë në kanale. Kam lëvizur në këto kanale për 48 orë duke u fshehur. Po në hahej dhe bukë pasi kisha dy ditë pa ngrënë. Ika te shpia e dajës dhe këta kishin njoftuar policinë sepse kishin frikë se po më vriste RENEA. Pastaj më morën policët dhe më çuan në drejtori”, është shprehur më tej 23-vjeçari.
Azgan Mërnica mbrëmjen e djeshme (15 maj) është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Për kapjen e tij kërkimet vijuan prej dy ditësh. 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.
Në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu dorëzuar në polici, 23-vjeçari u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /ZËRI
"Nuk jam penduar!" Azgan Mërnica dëshmon për vrasjen e policit në Fier: Më shau, mund të qëllonte i pari

FIER- Azgan Mënrica ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja” tre ditë më parë në Fier. Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia. Sipas 23-vjeçarit në një moment ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar. Në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari.
“Po unë e vrava”,- raportohet të ketë dëshmuar Menrica pas arrestimit mbrëmjen e së mërkurës.
Azgan Mërnica mbrëmjen e djeshme (15 maj) është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Për kapjen e tij kërkimet vijuan prej dy ditësh. 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.
Në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu dorëzuar në polici, 23-vjeçari u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Si ndodhi ngjarja
Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij. Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes. Efektivi do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz. Në nder të tij, këtë të mërkurë u mbajtën homazhe në hollin e Teatrit Bylis në Fier. Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë atij lamtumirën e fundit. Në homazhe mori pjesë mes të tjerëve edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit”./ZËRI
“Azgannn! Vdeksha unë!”, momenti kur familjarët dorëzojnë vrasësin e efektivit, 23-vjeçari qesh

FIER- Mori fund pas më shumë se 48-orësh arratia e 23-vjeçarit Azgan Mernica, i cili qëlloi për vdekje efektivin e policisë Novruz Cenalia, pas një sherri për motive banale, në fshatin Baltëz. Ai u dorëzua në polici nga ana e familjarëve të tij, ndërsa janë publikuar dhe pamjet ku ai shihet mjaft i qeshur dhe i qetë duke u futur në makinën që do e dërgonte drejt komisariarit të policisë së Fierit. Në video dëgjohen dhe familjarët e tij, teksa i urojnë rrugën e mbarë, drejt burgut… ku me siguri e pret dënimi i përjetshëm, pasi akuza e ngritur ndaj tij është ajo e vrasjes së efektivit të policisë së shtetit.
“Azgan vdeksha unë… Hajt rrugë e mbarë! Zoti para”, dëgjohet duke thënë një grua.
“Ik dorëzojeni”, dëgjohet një zë tjetër në sfond, ndërsa tre prej të afërmve të tij e shoqërojnë me makinë drejt policisë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Fierit, autori ka qenë në pamundësi për t’u larguar dhe për këtë shkak është dorëzuar nga familjarët në polici.
“Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier”, njoftoi policia.
Njoftimi:
Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.
Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.
Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.
Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.
/ZËRI