LIVE UPDATES

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën, ‘kokë më kokë’ me Ramën: Reforma në Drejtësi, sukses!

➤Sekretari amerikan Antony Blinken, për thuajse 8 orë, ka vizituar Tiranën, duke takuar disa nga zyrtarët më të lartë në vend. ➤ Blinken zbriti në Shqipëri, në orën 11.20 të paradites në aeroportin “Nënë Tereza”, nën masa të rrepta sigurie. ➤Ai u prit në Rinas nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe dërguari me punë në Tiranë, David Wisner, e më pas u nis drejt Tiranës. ➤ Fillimisht ndaloi në Ambasadën Amerikane, ku pas takimit me stafin kreu edhe falenderime duke listuar 3 çështje: ardhja e afganëve, reforma në drejtësi në Shqipëri si dhe forcimi i partneritetit ushtarak. ➤ Më pas, ndaloi tek Piramida e Presidenca, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj. ➤ Nga atje, kaloi tek Piramida ku e priste kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. ➤ Pas një fjale të shkurtër, atje Blinken takoi edhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, mes tyre kreun e SPAK, Altin Dumanin; kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaça, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. ➤ Me të mbaruar takimin me ta, kaloi në Kryeministri, ku e priti Edi Rama dhe disa nga ministrat e kabinetit. ➤ Rreth 2 orë pas mbërritjes në Kryeministri, nënshkroi 2 marrëveshje me kryediplomatin Igli Hasani. Të dy nënshkruan: Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”; dhe Memorandumi mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj. ➤ Pa humbur kohë, kaloi në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama. ➤ Blinken foli për disa çështje: situata në rajon mes Kosovës dhe Serbisë, luftën në Gaza, Refomën në Drejtësi dhe çështje të politikës së brendshme në SHBA. Për këto të fundit u pyet nga gazetarët amerikanë që kishin ardhur që ta shoqëronin. ➤ Megjithatë theksoi dialogu është shtegu i vetëm dhe i duhur sa i përket Kosovës e Serbisë. ➤ I pyetur se përse nuk u takua me përfaqësues të opozitës shqiptare, Blinken tha se kishte marrë mjaftueshëm nga dita e sotme në Tiranë, por nuk e përmendi në asnjë moment ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka shpallur vetë “non grata”. ➤ Një mesazh të fortë Blinken dha edhe pas takimit me kreun e SPAK, duke theksuar se anëtarët e krimit të organizuar po përfundojnë në gjyq, ndërsa inkurajoi për më shumë arritje. ➤ Në fund, e mbylli me lajmin se muajin që vjen, pra në mars, do të përurohet baza e NATO-s në Kuçovë. ➤ Me të mbyllur të gjitha angazhimet, tanimë Blinken është në avionin e tij, në rrugën drejt Gjermanisë, ku gjithashtu ka takime të rëndësishme.

42 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Blinken në Tiranë, Asocciated Press: U trajtuan tensionet Kosovë-Serbi

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Mediat e huaja, mes të cilave edhe Asociated Press, kanë shkruar në lidhje vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. AP shkruan se në takimin e Blinken dhe të Ramës, u trajtuan edhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimi i Asociated Press:

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Shqipërinë të enjten për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në rajon dhe për të siguruar vendet e Ballkanit Perëndimor për mbështetjen e Uashingtonit për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Blinken u takua me zyrtarë të lartë dhe u fokusua në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, pasi Shqipëria dhe disa fqinjë kërkojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë. Uashingtoni ka mbështetur fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ne nuk mund të kemi një përsëritje të asaj që pamë dhe asaj që përjetuan shumë njerëz në vitet 1990, kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve në Ballkanin Perëndimor në raport me njëri-tjetrin dhe me Evropën”, tha Blinken në një konferencë shtypi me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

SHBA-të kanë vlerësuar lidershipin e Shqipërisë në ish-rajonin e shkatërruar nga lufta dhe rolin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si një anëtare jo e përhershme. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka caktuar rregullisht njësi të vogla të ushtrisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe operacionet e NATO-s.

Shqipëria do të presë një samit ndërkombëtar për Ukrainën në fund të këtij muaji, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Tensionet mes fqinjëve Kosovë dhe Serbi u trajtuan gjatë vizitës së Blinken, sipas Ramës. Negociatat e ndërmjetësuara nga BE për të normalizuar marrëdhëniet e tyre kanë pasur progres të ngadaltë dhe incidentet e rastësishme të dhunshme kanë nxitur frikën e destabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e fundit të Kosovës për dinarin si monedhë në komunat e saj me shumicë serbe.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e drejta, në fakt, unë mendoj se e vetmja rrugë përpara dhe ne jemi të përkushtuar të bëjmë atë që mundemi për të mbështetur të dy vendet teksa udhëtojnë në atë rrugë”, tha Blinken.

Blinken falënderoi gjithashtu Shqipërinë për bujarinë e jashtëzakonshme që populli shqiptar ka treguar në pritjen e mijëra të evakuuarve afganë, pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan në gusht 2021, pasi trupat e SHBA-së dhe NATO-s u tërhoqën nga vendi. Shqipëria ishte e para që strehoi rreth 3200 afganë të arratisur, përpara se të shkonin përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.

Blinken takoi disa nga afganët që janë ende në Shqipëri, të cilët së shpejti do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të nisur jetën e tyre të re. “Ai udhëtim nuk do të ishte i mundur pa Shqipërinë”, tha ai. Pas një dite në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, Blinken udhëton për në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Blinken ikën nga Shqipëria! Mesazhi pas largimit: Takova shqiptarët e programit ‘Fulbright’

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Edi Rama dhe Antony Blinken

TIRANË –Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka lënë Kryeministrinë e Shqipërisë dhe është drejtuar për në Rinas. Pas mbërritjes në aeroport, Blinken është nisur për në Gjermani. Sekretari i Shtetit Amerikan ka reaguar në rrjetet sociale, pas ikjes nga Tirana.

Ai shprehet se sot është takuar me shqiptarët, pjesë të programit “Fulbright”. ‘Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”, shkruan ai.

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Momentet e ikjes te Blinken nga Kryeministria

Postimi i Anthony Blinken:

Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si @FulbrightProgram janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vizita e Blinken në Tiranë përmes...FOTOVE

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë përmes fotove. Nga mbërritja në aeroport dhe pritja nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, tek turi i takimeve me krerët e shtetit, Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj./ Fotot-LSA/ZËRI

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

1 VITE ME PARE

Blinken: Në Shqipëri ka gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka vlerësuar këtë të enjte nga Tirana punën e gazetarëve në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë tek Piramida, Blinken tha se në Shqipëri ka gazetarë që ekspozojnë korrupsionin.

Antony Blinken: Këtu mes nesh sot kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin dhe kemi gra sipërmarrëse që fillojnë bizneset e tyre, që luftojnë kundër ekstremizmit dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma edhe më të hapur dhe inkluzive.

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ndodhet këtë të enjte në Tiranë, ku do të qëndojë për afro 10 orë në të parën vizitë të tij në kryeqytetin shqioptar. Blinken ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, nën masa të rrepta sigurie. Ai u prit në Rinas nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe i Dërguari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj, disa të rinj, stafin e Ambasadës së SHBA-së dhe përfaqësues të drejtësisë. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken në Tiranë/ Meta: Aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Ilir Meta, Blinken gjatë takimin me Presidentin Begaj

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar këtë të enjte vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë foton e Blinken krah Kreut të Shtetit Bajram Begaj, Meta shkruan se për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.  

Ilir Meta: Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.  Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ndodhet këtë të enjte në Tiranë, ku do të qëndojë për afro 10 orë në të parën vizitë të tij në kryeqytetin shqioptar. Blinken ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, nën masa të rrepta sigurie. Ai u prit në Rinas nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe i Dërguari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj, disa të rinj, stafin e Ambasadës së SHBA-së dhe përfaqësues të drejtësisë. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH./ZËRI

1 VITE ME PARE

Studiusi ngre alarmin: AI është e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Foto ilustruese

SHBA- Një studiues i mbështetur nga Elon Musk ka dhënë alarmin për kërcënimin e Inteligjencës Artificiale për njerëzimin pasi nuk ka gjetur asnjë provë se teknologjia mund të kontrollohet. Dr. Roman V. Yampolskiy, një ekspert i sigurisë së AI, ka marrë fonde nga miliarderi për të studiuar sisteme të avancuara inteligjente që janë fokusi i librit të tij të ardhshëm 'AI: E pashpjegueshme, e paparashikueshme, e pakontrollueshme’.

Libri shqyrton se si AI ka potencialin për të riformuar në mënyrë dramatike shoqërinë, jo gjithmonë në avantazhin tonë, dhe ka 'potencialin për të shkaktuar një katastrofë ekzistenciale'.

Yampsolskiy, i cili është një profesor i asociuar i shkencave kompjuterike në Universitetin e Louisville, kreu një 'ekzaminim të literaturës shkencore mbi AI' dhe arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë që teknologjia mund të ndalohej të bëhej ‘’mashtruese’’.

Për të kontrolluar plotësisht AI, ai sugjeroi që ajo duhet të jetë e modifikueshme me opsione 'zhbëj', e kufizuar, transparente dhe e lehtë për t'u kuptuar në gjuhën njerëzore.

"Nuk është çudi që shumë e konsiderojnë këtë si problemin më të rëndësishëm me të cilin është përballur ndonjëherë njerëzimi," tha Yampsolskiy në një deklaratë.

"Rezultati mund të jetë prosperitet ose zhdukje, dhe fati i universit varet në balancë."

CEO i Tesla-s gjithashtu ka dhënë alarmin për AI, veçanërisht në vitin 2023 kur ai dhe më shumë se 33,000 ekspertë të industrisë nënshkruan një letër të hapur për Institutin e Ardhmërisë së Jetës.

Letra tregon se laboratorët e AI janë aktualisht 'të bllokuar në një garë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe vendosur mendje dixhitale gjithnjë e më të fuqishme që askush, madje as krijuesit e tyre, nuk mund t'i kuptojë, parashikojë ose kontrollojë në mënyrë të besueshme./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e 2 adoleshentëve amerikanë/ Blinken: Po bëjmë gjithçka për marrëveshje

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka komentuar nga Tirana, gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama situatën e luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe vrasjen e dy adoleshentëve amerikanë në Bregun Perëndimor. Duke qenë se bashkë me të në Shqipëri erdhën edhe disa gazetarë amerikanë, shefi i diplomacisë u pyet edhe për disa çështje të politikës së brendshme. Lidhur me pengjet në Gaza, ai theksoi se po bëhet çfarë është e mundur për një marrëveshje, ndërsa shtoi se siguria e amerikanëve është prioriteti i qeverisë.

Informacione për kërcënim serioz nga Rusia? A po kërkohet të ketë përgjigje, si e karakterizoni urgjencën?

Blinken: Kjo nuk është aftësi aktive por është dicka potenciale që jemi duke e marrë shumë shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim. Qëndroni në gadishmëri. Jemi duke diskutuar me aleatët dhe partnerët për këtë. Fokusi i presidentit Biden është siguria e SHBA dhe popullit të SHBA-së.

Pyetje: 2 adoleshentë amerikanë janë vrarë në Bregun Perëndimor në Gaza, a kanë pasur qasje konsullore?

Antony Blinken: Qartazi nuk kam për të folur në emër të kryeministrit Netanyhu, do të bëjmë çështë e mundur që pengjet të kthehen në Shqipëri. Nëse është e mundur për një marrëveshje. Është e domosdoshme që ta ndjekim këtë gjë në mënyrë urgjente. Të gjitha këto gjëra do të ishin të mirëpritura nga burrat dhe gratë në Gaza. Sa i përket të ndaluarve, ka dy gjëra, sa i përket qytetarëve amerikanë që raportohet se janë ndarë, është që i shpreh ngushëllimet familjes. Presidenti ndjen që siguria e amerikanëve është prioritet. Duhet të ketë një hetim, të marrim faktet dhe sa i përket të ndaluarve ka një kufi sa i përket ligjeve. Pengjet? Ne kemi dhënë një propozim bashkarisht me Katarin e Egjiptit.Ia kemi dorëzuar në përgjigje të Hamasit një javë më parë. Ne besojmë që ka disa gjëra që ende nuk janë miratuar.Jemi në proces së bashku me partnerët tanë katarit, Egjiptit e Izraelit duke punuar në mënyrë intensive me qëllim që mund të gjejmë një dakordësi. Besoj se kjo është e mundur. Ka disa cështje që janë shumë të vështira për tu zgjidhur. Po bëjmë gjithcka që të mundemi për të arritur një marrëveshje. Qëllimi është të kthehen pengjet në shtëpi e të kemi pauzë më të gjatë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Situata Izrael- Palestinë, Rama: S'do doja të isha në vendin e Blinken

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

Rama: Në këndvështrimin tim modest, kohë më parë Shqipëria ka njohur Palestinën. Shqipëria ka qenë vend komunist, diktatori ynë ka qenë mik me Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Regjimi ynë ishte kundër 3 djajve: SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Izraelit. Por është i vetmi vend në Europë që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës se para. është një vend ku nazistët nuk ia dolën që të kapnin asnjë hebre. Situata është tragjike, nga njëra anë Izraeli ka të drejtë për t'u vetëmbrojtur, por humbja e jetës nga ana tjetër është shumë më tepër. Problemi me përshkallëzimin nuk është një veprim që do të shkatërrojë Hamasin, e vetmja rrugë është zgjidhja me 2 shtete. Në këto situata ka shumë gjëra që duhet të ndodhin në të njëjtën kohë. Kush duhet të jetë nga ana e tyre. Të gjitha këto pa lirimin e pengjeve tingëllojnë krejt të pagjasa. E fundit; nuk e kam zili sekretarin e shtetit.

1 VITE ME PARE

Situata në Kosovë dhe dialogu me Serbinë, ja çfarë thotë Blinken

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit ka komentuar këtë të enjte situatën politike në Kosovë pas vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi. Por po ashtu, shefi i diplomacisë amerikane u ndal dhe tek dialogu me Serbinë. Blinken tha se dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i vetëm që duhet ndjekur.

Pyetje: Si i shikoni zhvillimet më të fundit në Kosovë, hapat me dialogun me Serbinë dhe heqjen e dinarit?

Antony Blinken: Kur nisa të punoja në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë sfida kryesore ishte Ballkani, rajoni. Fillimisht ishte Bosnje-Hercegovina dhe më pas Kosova kështu që shumë prej nesh kanë një histori që shkon thellë dhe qartë. Jemi vërtet persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë mbrapa, tek ajo që njerëzit kanë përjetuar prandaj jemi të angazhuar që të çojmë përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Europën. Dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i duhur dhe dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë që ka qenë një forcë për integrim rajonal. Ne e dimë se cila është alternative se e kemi përjetuar, e kemi parë prandaj jemi të vendosur që të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe të punojmë që të shkojmë përpara në këtë shtet.

Edi Rama: Gjithashtu!/ZËRI

1 VITE ME PARE

'Trump-i është Trump-i', Rama: Politika amerikane nuk është në maksimum

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit ka preferuar të mos komentojë zgjedhjet në SHBA. Të pranishëm gjatë kësaj konference kishte edhe gazetarë amerikanë, të cilët i drejtuan disa pyetje edhe kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës, e një ndër to ishte edhe gazetarja e "CBS News", Olivia Gazis. Kjo e fundit e pyeti Ramën për deklaratatat e ish-Presidentit Trump për NATO-n dhe nëse po sheh ndonjë zbehje të mbështetjes së SHBA-së ndaj Ukrainës. Në përgjigjen e tij, Rama tha se nuk mendon që NATO-ja, ndërsa sa i përket zgjedhjeve në Amerikë, preferoi që të mos jepte shumë komente. 

Edi Rama: Po më shtyn në një drejtim të rrezikshëm, po më shtyn që të marr pjesë në politikën amerikane që nuk është shumë e këshillueshme kur je mik. Do të doja të ndanim me një hartë të Mongolisë, duke ndjekur shembullin e Putinit, i cili nxorri një hartë. Në atë kohë, Rusia ishte në kuadër të kufirit të Mongolisë, e di që janë njerëz miqësorë dhe të kthehemi pas në kohë për të parë hartat, është një veprim mjaft i marrë. Diçka mund ta them, kam pasur privilegjin që të marr pjesë në NATO, pavarësisht mënyrës plot ngjyrime për t'u përballur me NATO-n nuk pashë ndonjë dobësim. Çdo vend, duhet të hedhë më shumë para dhe përpjekje. Zgjedhjet janë zgjedhje, mendoj që në SHBA, zgjedhjet janë më shumë se kaq është fakti që SHBA nuk mundën kurrë që t'u largohen parimeve dhe vlerave për çdo çmim. Nuk kanë frikë nga asgjë nga lëkundja apo heqja dorë e mbrojtjes së vetes tonë. Nuk i kthehemi dot hartave, sepse hapin kutinë e Pandorës. Në këtë rajon kemi shumë harta. Kur zgjedhjet të përfundojnë, çështjet amerikane janë çështje amerikane.

PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:

Në fakt po më shtyn në një drejtim që kam frikë se mund të jetë i rrezikshëm sepse që t’i përgjigjem pyetjes suaj duhet të bëhem pjesë dhe të shkrihem në politikën amerikane që nuk është shumë e këshillueshme kur je mik i SHBA. Por dua që të përfitoj nga prania juaj për t’ju ftuar, ndoshta përmes televizionit tuaj, që të ndani me publikun amerikan një hartë të Mongolisë dhe gjithashtu të shihni intervistën që është bërë sesi është legjitimuar sulmi kundër Ukrainës, duke shkuar deri në shekullin e 9. Po të shihni në atë kohë, Rusia ishte asokohe në kuadër të kufirit të Mongolisë. Unë e di që mongolezët janë njerëz miqësorë dhe nuk mendoj që po të kthejmë kokën, të shohim hartat e të përdorim historinë për të sulmuar popujt e tjerë për të marrë jetët e njerëzve, për të shkatërruar shtëpitë e të tjerëve, për të shkatërruar të ardhmen e të tjerëve, është një veprim mjaft i marrë. Në këtë situatë Ukraina nuk do mund të mbijetonte kurrë së pari e mbi të gjitha pa SHBA dhe pastaj pa aleatët dhe miqtë e tjerë që meqë ra fjala nuk janë të prirur të hyjnë në luftë as me Rusinë apo me këdo tjetër, por duhet të mbrojnë Ukrainën për të mbrojtur botën në të cilën besojnë. Në qoftë se doni që unë të kem një qasje lidhur me Senatin amerikan nuk mendoj se duhet të hyj aty sepse le të themi që politika amerikane ditët e sotme nuk është në maksimumin e saj. Por diçka mund ta them. Kam pasur privilegjin të jem kryeministër i Shqipërisë në NATO kur aty ishte dhe ish-Presidenti. Pavarësisht retorikës, pavarësisht mënyrës plot ngjyrime për t’u përballur me oponentët nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s, në të kundërt ajo që ishte vendosur më përpara vazhdonte të qëndronte. Çdo vend vazhdoi të hidhte më shumë para dhe të bënte më shumë përpjekje për të rritur buxhetin e NATO-s. Kështu që zgjedhjet janë zgjedhje, Trump është Trump, politika amerikane është politika amerikane, por mendoj që SHBA janë diçka më shumë se sa kaq. Ajo çfarë e bën unike SHBA-në në bashkësinë tonë të popujve në mbarë botën është që SHBA nuk munden dhe sipas mendimit tim kurrë nuk do t’u largohen parimeve që duhen mbrojtur me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë, përveçse nga lëkundja apo heqja dorë nga të vazhduarit të mbrojtjes së vetes sonë duke mbrojtur të drejtën e ukrainasve për të jetuar në vendin e tyre, për të pasur shtëpitë e tyre të paprekura, për të bërë që fëmijët e tyre të rriten atje, e për të pasur një të ardhme të përbashkët me të gjithë të tjerët pa kërcënimin për t’u fshirë nga harta bazuar në shekullin e 9, 13, 15 apo të çfarëdo shekulli. Sepse kjo hap kutinë e Pandorës dhe mund t’ju them që në këtë rajon kemi shumë harta, por na duhet të shohim nga e ardhmja dhe vetëm e ardhmja do të na bashkojë. Kështu që jo, nuk mendoj që NATO-ja do të dobësohet, nuk mendoj që SHBA-ja do t’i ikin rolit dhe udhëheqjes së tyre. Mendoj që kur zgjedhjet të përfundojnë çështjet amerikane janë çështjet amerikane./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reforma në drejtësi/ Blinken: Po jep rezultate! Anëtarët e krimit po përfundojnë në gjyq

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka komentuar gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama reformën në drejtësi. Sipas shefit të diplomacisë amerikane kjo reformë nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë, por po jep rezultate. Duke përmendur takimet me krerët e institucioneve të drejtësisë, Blinken tha se falë drejtësisë së re, anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Por nuk përmendi në asnjë moment, zyrtarët e lartë, të cilëve u janë vendosur prangat nga SPAK. 

Antony Blinken: Ne do i bëjmë institucionet më llogaridhënëse, reforma nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shohim rezultatet. Kam takuar prokurorë e gjyqtarë dhe është e rëndësishme që anëtarë të grupeve kriminale po përballen me drejtësinë. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE. Ne kemi nënshkruar memorandume mirëkuptimi dhe do ndihmojë për të mos pasur shtrembërime informacionesh.

Ka një luftë informatike nga mëngjesi në mbrëmje, prandaj duhet një mënyrë efektive për ta shmangur këtë gjë. Janë trefishuar investimet amerikane në Shqipëri prej 2011-ës, ka potencial për të ndihmuar planetin tonë të përbashkët dhe ekonominë tonë. Sa i takon lidhjeve tregtare mes vendeve, ne sapo jemi kthyer nga disa takime me të rinj të programeve tonë të shkëmbimit që i bëjnë lidhjet tona akoma më të forta./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pse nuk takuat përfaqësues të opozitës? Si përgjigjet Blinken

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit takoi shumë zyrtarë të lartë në Shqipëri, por asnjë të opozitës. Gjatë konferencës së tij me kryeministrin Edi Rama, i pyetur se pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës gjatë vizitës në Tiranë, Antony Blinken, tha se kishte patur mjaftueshëm takime, duke përmendur të rinjtë dhe drejtuesit e institucioneve në drejtësi. 

“Kam pasur një mundësi të takohesha me një sërë njërëzish e grupe të ndryshme përvec kryeministrit ministrit të jashtëm anëtarë kabineti, personalite të reformës në drejtësi, të rinj të angazhuar në programet tona të shkëmbimit, - kur të kthehem nga darka, do takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe të gjithë aktorët por mendoj që kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë,”- u shpreh Blinken./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken: Faleminderit për mbështetjen për Ukrainën dhe afganët! Ja kur hapet baza ajrore e Kuçovës

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka nisur me një falenderim për Kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mbështetjen që i kanë ofruar Ukrainës dhe mikëpritjes së refugjatëve afganë. Shefi i diplomacisë amerikane tha se Shqipëria ka qenë mbështetje për Ukrainën, ka dërguar armë, municione dhe se është një nga 10 vendet kryesore kontribuese sipas të ardhurave për frymë. Ndërsa shtoi se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të inagurohet muajin e ardhshëm.

Antony Blinken: Ju falenderoj shumë që na keni mikëpritur sot, për ngrohtësinë dhe substancën e gjithashtu bisedën tonë të drejtëpëdrejtë dhe të sinqertë. Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësi ose atë që njihet si mikëpritje ne kemi mundësi ta ftojmë sërish. Kur dielli shkëlqen dhe nuk bie shi, është e rëndësishme edhe kur përballemi me sfida. Nuk e shpreh sa duhet sa e vlerësojmë dhe e çmojmë. Ky partneritet mes dy vendeve është më i fortë se ç’ka qenë ndonjëherë. Po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Si aleat kyç i NATO-s dhe zë i rëndësishëm në OKB, kemi folur për disa gjëra shumë të rëndësishme veçanërisht për Ukrainën që po përballet me sulmin e Rusisë. Është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë e rajonin, e vlerësojmë së tepërmi. Sot diskutuam shumë çështje dhe u përqendruam tek ato që po bëjmë, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për ta ndihmuar Ukrainën, ka çuar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhurat për frymë atje. Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, muajin e ardhshëm do përurojë bazën  ajrore të NATO-s në Kuçovë. Secili prej nesh ka një angazhim të hekurt që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë, sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm. Unë pashë jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë tanë afganë. Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama në konferencën me Blinken: Njerëz me pushtet sot janë para drejtësisë!

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur tek turizmi dhe tek drejtësia në fund të fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Kreu i Qeverisë bëri thirrje për më shumë investime amerikane dhe turistë amerikanë në vend. I ndalur tek drejtësia, Rama tha se ka rënë miti i pandëshkushmërisë pasi sipas tij dhe njerëz me pushtet janë para drejtësisë.

Edi Rama: Kompanitë amerikane janë partner i dëshiruar, shpresojmë që ky proces që ka nisur do të shtyhet përpara. Ne besojmë që Shqipëria është një vend që sekretari mund ta dëshmojë, që është një vend që ia vlen të vizitohet nga turistët amerikanë. Mund të gjejnë gjithçka nga bukuritë e natyrës që nga plazhet dhe majat e maleve. E fundit, dua ta falenderoj publikisht atë që kemi thënë në mënyrë të përsëritur, për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka pasur kurrë drejtësi dhe ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, duke na mundësuar që sot ne të shohim që jo, edhe në Shqipëri është e mundur që njerëz në pushtet, të lidhur edhe me pushtetin ekzistues të thirren për të dhënë llogari para ligjit për shkelje. Kjo është diçka, peshën dhe vlerën e të cilës, mund ta konceptojnë shumë vite më pas. Kur nisëm përpjekjen për reformën në Drejtësi, të gjitha anketimet dhe pyetjet gjetën mbështetje masive. Të majtë dhe të djathtë e mbështesnin reformën në drejtësi, se nuk është sekret që këto kemi problem të gjejmë konsensues edhe për orën. Kemi një orë të majtë, kemi një orë të djathtë, kemi dhe një orë të qendrës. Nëse ata që mbështesin reformën në drejtësi, pyeteshin nëse do të shihnin njerëz në pushtet para drejtësisë, shumica do të thoshte jo. Kemi shumë punë për të bërë akoma. Nëse sot ka një arsye të rëndësishme për të qenë më të bindur se asnjëherë tjetër për vlerën e kësaj miqësia, është mbështetja për të ndryshuar një faqe të historisë që dukej e palëvizshme./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama 'kritika' Kurtit: Mos merrni asnjë hap pa u konsultuar me aleatët dhe SHBA

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur dhe tek situata në Kosovë gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Rama tha shqiptarët nuk duhet të harrojnë që pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Po ashtu Rama përsëriti “apelin për Prishtinën që të mos bëjnë asnjë hap të pakordinuar me SHBA, sepse është në interesin e tyre por edhe të aleancës tone”.

Edi Rama: Kemi folur për rajonin, kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Jemi të intesuar që rajoni të shkojë para dhe ta shohë bashkmin me Europën si pjesë të pandarë të këtij misioni. E kemi nxitur dhe vazhdojmë ta nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, SHBA kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të njohjes së Kosovës dhe të përmbushjes. Është mirë që asnjëherë shqiptarët të mos e harrojnë që pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA në rajon dhe specifikisht interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve nuk është  një interes i dorës së dytë dhe as i ndarë nga interesi ynë në Shqipëri dhe Kosovë për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa pas. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedia jo të largët, por edhe për faktin që në momente të caktuara, Serbia nuk e ndihmon procesin. Por shqiptarët e Kosovës duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin tonë të përparojë me kërkesat që janë në tryezën e dialogut që nuk janë shtrënguese, nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë një milimetër, por janë kërkesa që bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre larg Republikën e Kosovës, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja shumë më e komplikuar. Përsëris apelin për Prishtinën që të mos bëjnë asnjë hap të pakordinuar me SHBA, sepse është në interesin e tyre por edhe të aleancës tonë. Mbase mund të fitohen disa vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme, por nuk fitohet e ardhmja./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama: SHBA mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken ka vlerësuar mbështetjen që SHBA i ka dhënë vendit tonë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, DASH dhe Sekretari Blinken në vazhdimësi theksojnë nevojën për të shtyrë këtë proces të integrimit të Shqiprisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Edi Rama: Kjo është mbështetje që shihet pak por është e vazhdueshme për ecurinë e Shqipërisë në BE. Ky është një proces që varet se çfarë bëjmë ne, por prej disa vitesh ne e kemi ndjerë dhe e çmojmë shumë interesimin e DASH dhe faktin që në vazhdimësi sekretari nuk e lë pa nënvizuar nevojën për të shtyrë këtë proces të integrimit të Shqiprisë dhe Ballkanit Perëndimor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama në konferencë me Blinken: Ju ftuam për darkë, por zgjodhët ushqimin gjerman (BATUTA)

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Ka nisur konferenca e përbashkët për mediat mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Kryeministrit Edi Rama. Kreu i Qeverisë vlerësoi marrëdhëieat strategjike mes vendeve, gjë që sipas tij e dëshmon dhe vizita e Blinken në Tiranë. Po ashtu nuk munguan as batutat.

Edi RamaI  inderuar sekretari i shtetit, i dashuri Toni është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, disa kur një sekretar viziton vendin tonë. Në llogarinë tonë jeni i gjashti, po këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë. Jemi të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar jo vetëm në kufijtë e Europës. Fakti që gjetët kohë edhe e patë të nevojshme që të ndaleni në Tiranë është një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë. Por edhe vlerësimit që i bëni kësaj miqësie, por edhe e këtij rajoni, nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen, që mes një darke me ne në Shqipëri, e një darkë në Mynih, ju zgjodhët ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne e bëmë tonën, darkën e kishim gati. Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe i thellë, e po ashtu edhe nga niveli i mirëkuptimit mes nesh. Kjo vizitë koecidon edhe me përfundimin e misionit të Shqipërisë në OKB për praninë tonë në Këshill dhe suksesin e misionit tonë në 2 vitet që ishim anëtarë jo tëpërhershëm, por edhe mirënjohjen për mesazhin prekës që përcolli ambasadorja e SHBA në OKB. Për vlerësimin që ajo i bëri kombit shqiptar, për fjalët që ndau me publikun, për mënyrën sesi Shqipëria përfaqësoi veten por edhe këtë komunitet vendesh dhe shtetesh që qëndruan së bashku për vlera dhe parime të panegociueshme./ZËRI

1 VITE ME PARE

Antony Blinken dhe ministri Hasani nënshkruajnë 2 marrëveshje (Detajet)

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Igli Hasani duke nenshkruar marreveshjet

TIRANË – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani kanë firmosur sot dy marrëveshjet, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një nga marrëveshjet e firmosura është ajo për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”. Ndërsa, marrëveshja tjetër është memorandimi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Marrëveshjet e firmosura:

Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Memorandumit mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Jo vetëm Dumanin, Blinken takoi edhe funksionarë të tjerë të drejtësisë

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Dumani jashtë Piramidës

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar takim edhe me zyrtarët e lartë të institucioneve të drejtësisë. Gjatë vizitës së tij tek Piramida, Blinken takoi kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaça, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

Deri më tani raportohet se gjatë takimit, Blinken u ka shprehur mbështetje në punën e tyre në drejtësi./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken mbërrin në Kryeministri

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pritje i ka dalë vetë kreu i qeverisë, i cili e takoi para pak minutash tek Piramida.

Pasi ka hyrë në Kryeministri, Rama e ka futur Blinken në sallën e mbledhjes, në pritje morën pjesë ministrat: Belinda Balluku, Igli Hasani, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Blendi Gonxhja, Elisa Spiropali dhe Adea Pirdeni. Ndërsa nga ana tjetër në pritje ishte edhe ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken inkurajon gazetarët dhe median: Ju keni ekspozuar korrupsionin!

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij në Tiranë, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë. Në fjalimin e tij të parë nga Tirana, numri një i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se ishte i lumtur që gjendet në vendin e Shqiponjave. Falenderimet i nisi me gazetarët, duke i falenderuar për ekspozimin e korrupsionit. Pasi falenderoi edhe të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane, Davis Winsner, u ndal më gjatë tek kryeministri Edi Rama. Për kreun e qeverisë, Blinken tha se ka qëndruar gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Amerikën, duke përmendur strehimin e afganëve.

“Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë. Jam sot me ju për të festuar arritjet e programeve. Është vlerësim për punën tuaj. Falenderoj edhe zotin kryeministër, Edin. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si kryebashkakiak e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Zoti kryeministër është shumë i mirë, 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftës së ftohtë, ku ndërtimi përfundoi 35 vite më parë. Ndërtesa iu dedikua një diktatori që përfaqësonte të kaluarën, në atë kohë, e vetmja marrëdhënie ishte Zëri i Amerikës, por sot, shikoni rreth e qark. Ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, salla teknike, është një simbol i fuqishëm i të ardhmes dhe tanishmes. Shqipëria ka hyrë në Kampionatin Europian për herë të dytë. Herën e fundit në 2016 ishte koha e fundit që një sekretar amerikan vizitoi Shqipërinë, nuk dua të them që ka lidhje, po ndoshta vij gjatë finaleve dhe iu ndihmoj. Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar. Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin. Njerëzit e rinj si ju e krijuan ndryshimin, këtu mes nesh kemi gazetarë që ekspozojnë korrupsionin, kemi gra që zhvillojnë bizneset e tyre dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma edhe më të hapur dhe inkluzive. Kemi mirëpritur familjet afgane që janë arritur kjo tregon mirësinë e shqiptarëve. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë. Nuk është vetëm fakti që po i prisni me krahë hapur, por edhe mënyra sesi po i prisni. Duhet të them se kisha shumë emocione që mes refugjatëve kishte 2 prindër, burrë e grua me 5 fëmijë, secili prej tyre ishin të parët në shkollë. Por kur talebanët erdhën në pushet, vajzat nuk shkonin dot në shkollë. Vajzat e tyre tashmë kanë mësuar anglisht në mënyrë perfekte dhe kanë shumë ide për të ardhmen e tyre, njëra do modën, tjetra biznesin. I thashë një ide që të punonin së bashku në biznesin e tyre për modën. Shpresa iu hoq nga talebanët, por u ringjall se erdhën në Shqipëri për të vijuar rrugën e tyre në Amerikë. Dea Rrozhani nga Tirana është nga programi i ambasadës sonë, ky program sjell vajza të reja në SHBA për të mësuar shkencë dhe teknologji. Ajo krijoi në APP të luftojë dhunën dhe ajo sot është në Universitetin Pensilvanisë ajo ka thënë se ‘nuk i mbyll sytë përballë problemeve por veproj për ti zgjidhur.’ Ky është gjithë thelbi i këtyre programeve të shërbimeve që ne i sjellim në Shqipëri. Ne duam të mësojmë prej jush ashtu siç shpresojmë që dhe ju të mësoni prej nesh. Asnjë vend nuk ka monopol për ide të mira, ne duam që të mësojmë prej jush, ashtu siç mësoni dhe ju prej nesh. Për 30 vitet e fundit kam punuar për qeverinë, kam udhëtuar në mbarë botën. Në çdo vend ka një person që ka një ide origjinale për të zgjidhur një problem. Nëse kjo eksperiencë nuk ndahet, bota nuk përfiton. Sa më shumë këmbejmë eksperiencën tonë, aq më të mirë do jemi. Sot, unë shumë i bindur që shekulli i ri që po vjen, do të shikojmë që vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurtë dhe stabël. Jam shumë mirënjohës për rolin tuaj. Ju falenderoj,"-tha Blinken./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rastësi? Blinken pritet me fjalim nga e reja nga Tropoja 

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Flora Hoxhaj

TIRANË- Një e re ka mbajtur një fjalim në ambientet e Piramidës së Tiranës, para sekretarit amerikan, Antony Blinken. Prezantimin e saj e bëri ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.

"Ju prezantoj një të re që u zgjodh të shkojë në Uashington. Mirëprisni Flora Hoxhajn,"-tha ai në fjalën e tij, duke zbuluar edhe vendin nga vinte e reja, Tropoja.

Krejt rastësi, por origjina e saj përkon me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" pikërisht me firmë të Blinken. Epo rastësia.../ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama pret Blinken tek Piramida: Zoti Blinken, sot Enver Hoxha po rrotullohet në varr

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim, edhe pse jashtë radhë, për të pritur sekretarin amerikan, Antony Blinken. Takimi i parë mes tyre është mbajtur në ambientet e Piramidës së Tiranës, historinë e të cilës, Rama nuk ngurroi që t'ja tregonte mikut nga Amerika. Në fjalën e tij, Rama i tregoi se ishte e ndëruar për diktatorin Enver Hoxha, duke mos i kursyer as batutat. 

"Zoti Blinken kam një lajm për ju, kjo qëndër, e cila u ndërtua për diktatorin Enver Hoxha sot po iu pret ju. Ai po rrotullohet sot në varr. Ai na rriti me urrejtjen ndaj jush. Por sot ne ju mirëpresim dhe ju urojmë marrëdhënien tonë. Shumë nga pronarët e kësaj piramide do të donin të ishin këtu, por protokolli nuk i lejoi. Në emër të të gjithë shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen. Ashtu siç është shkuar në ligjin tonë të parë, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit edhe mikut. Kini parasysh që ndoshta nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjeera që keni vizituar, apo jo aq të pasur, por jemi një vend që të gjithë dedikimin tonë ia kemi dhënë SHBA-ve, e po ashtu nuk jemi aq të mërzitshëm,"-tha Edi Rama./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ambasada amerikane konfirmon takimin e Antony Blinken me Altin Dumanin

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë, ku ndër ta përfshihet dhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka shpërndarë fotot e mbërritjes së Blinken në Rinas, ku bën me dije dhe takimet e sekretarit amerikan të shtetit, duke konfirmuar kështu edhe takimin me kreun e SPAK.

Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës. Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike,” – shkruhet në postim./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken shkon tek Piramida, takim me të rinjtë: Në Tiranë shoh optimizëm

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,

TIRANË – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një ndalesë në Piramidën e Tiranës, gjatë vizitës së tij të sotme në kryeqytetin shqiptar. Gjatë fjalës së tij përpara të rinjve, ku takoi edhe kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, Blinken tha se ka ndjerë ngrohtësi kudo ku ka shkelur.

Blinken përmendi edhe rindërtimin e Piramidës, teksa tha se ky vend është kthyer në simbol të së ardhmes. Më tej, Sekretari Amerikan i Shtetit u shpreh se në rrugët e Tiranës ka parë optimizëm.

“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave, e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë vend dhe çdo vend tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Sot ky vend është mbushur me dritë. Është një simbol i gjallë i të ardhmes dhe të tashmes, të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. Sot në rrugët e Tiranës pashë optimizmin për të ardhmen”, tha Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi sot Tiranën. Ai takoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, ndërsa pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumanin./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Blinken hyn në Presidencë, nis takimin me Begajn

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Bajram Begaj

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Presidencë. Në derën e institucionit, edhe pse pa një ceremoni zyrtare e ka pritur presidenti i vendit, Bajram Begaj.

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Takimi Begaj-Blinken

Të dy do të zhvillojnë një takim, por nuk dihet se për çfarë do të diskutojnë. Ndërsa më pas, në orën 16.00, Blinken do të shkojë në Kryeministri, ku e pret kreu i qeverisë, Edi Rama./ZËRI

1 VITE ME PARE

I pari vend ku shkoi! Blinken takim tek Ambasada Amerikane

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Pamje nga hyrja në ambasadë

TIRANË- Ashtu siç edhe ishte parashikuar në axhendën e tij, Sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ndodhet në "tokë amerikane". Pasdreka e ka gjetur në selinë e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ku po zhvillon një takim me të gjithë stafin e pranishëm.

Duke qenë se nga SHBA ende nuk është caktuar një ambasador në Shqipëri, pritjen po e bën David Wisner. Ky i fundit ka detyrën si zv.shef i Misionit dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Më pas, do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Strukturës ë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama./ZËRI

1 VITE ME PARE

E ka shpallur non grata, Berisha për vizitën e Blinken: Ka takime vetëm me partinë-shtet

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken dhe Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ndërsa ky i fundit është dhe personi që e ka shpallur non grata në SHBA. Në postimin e tij të gjatë, Berisha thotë se kjo është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në Shqipëri, por e para që përjashton nga takimet opozitën. Në postimin e tij të gjatë, Berisha thotë se Edi Rama është personi që ka lobuar fort që ai të shpallej non grata nga SHBA-të.

POSTIMI I BERISHËS:

Welcome to monist Albania. Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.

Partia Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqiperinë në NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë në rajon, Europë dhe me gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo ëshzë e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.

Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.

Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Ëatergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të Neë York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, për korrupsion domethensë, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion.

Ata e bënë këtë me qëllimin e vetëm që të shuanin zërat që denoncinin fuqishëm mega aferat korruptive të Edi Ramës lidhjet e tij të tmerrshme me krimin në Shqipëri, rajon deri tek bosët shqiptarë të Sinaloa të Meksikës, por edhe denoncimin e mbështetjes nga Edi Rama të projekteve serbo ruse ne rajon si ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë.

Ata e bënë këtë se ne kundërshtuam me forcë projektin e Ballkanit të Hapur që mbështetetet haptas nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptas nga Aleksis Soros si dhe mbrojtjen hapur të Beogradit nga ana e tij në samite ndërkombëtare për mos respektimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua t’ju garnatoj miq se ashtu sikundër kam shkruajtur në letren time drejtuar Sekretarit Blinken në maj të vitit 2021 se ne monentin kur qeveria e SHBA, agjensitë e saj apo të çdo vendi tjetër do paraqesin një provë apo dokument të vetëm për të faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga politika.

E vërteta është se pas tre vitesh hetimesh intensive e të shumëanshme qeveria, drejtësia e kontrolluar prej saj dhe askush tjeter nuk kanë gjetur dot asnjë provë fakt apo dokument që të fajsojnë Sali Berishën ndaj dhe unë jam sot me urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjeter opozite nën arrest, por pa asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare por edhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!

Jam sot me urdher politik në arrest shtepie si person në hetim sepse dhëndri im Jamarbër Malltezi si njeri nga 510 mijë qytetarë shqiptarë që në vitet 2006-2021 kanë marrë në total me kthim dhe kompensim 1 miljardë e 577 milionë e 400 mijë m2 tokë ka marrë dhe ai në përputhje të plotë me ligjin 410 m2 tokë të familjes së tij të konfiskuar nga regjimi komuniste 60 vite më parë (1 Link në fund)

Monizmi në Shqipëri është i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shumë kohësh ju mohon 43 deputetëve të opozitës në Parlament të drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare për megaferat e tij të mëdha korruptive PPP e tij. Dubai Cityn e Durresit, Parkun e Butrintit, për superkandalin e Rama- McGonigal për të cilin ka një gjyq nesër në Ëashington. Ai nuk pranon përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në komisionet parlamentar dhe me kontrollin e tij rreptë të tij mbi drejtesinë dhe urdhër publik të tij mban në arrest shtëpie pa akuzë liderin e partisë më të madhe opozitare duke shndërruar Shqiperinë, vendin anëtar te NATO-s, në Ugandë apo Tunizinë e Europës. Me këtë akt Edi Rama vazhdon traditën e babait të tij biologjik ish-zëvendesit të diktatorit Ramiz Alia që firmoste në gusht të vitit 1988 ekzekutimin e fundit politik në gjithë Europën Lindore, varjen në litar si kundërshtar politik të poetit disident Havzi Nela. Për gjithë keto dua te garantoj shqiptaret dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA dhe kudo në botë se opozita shqiptare është sot më e vendosur së kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në Shqipëri bazuar pikerisht mbi vlerat e lirisë për të cilat sekretari James Baker foli para 200 mijë shqiptareve 33 vjet me parë.

1 VITE ME PARE

Tirana 'blindohet' për vizitën e sekretarit Blinken! Snajpera mbi çdo tarracë

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Pamje nga Tirana

TIRANË- Mbi 1000 forca të Policisë së Shtetit janë angazhuar sot për të garantuar sigurinë e vizitës së sekretarit amerikan, Antony Blinken. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, çdo ndërtesë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombëve' është "përforcuar" me snajpera dhe efektivë të forcave RENEA.

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Pamje nga Tirana
Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Pamje nga Tirana

Ndërsa në terren ka qindra efektivë të veshur civilë dhe po ashtu, të dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të monitoruar çdo lëvizje që mund të sjellë rrezik për Blinken. Gjithashtu, disa rrugë kryesore të kryeqytetit janë bllokuar tërësisht vetëm për sigurinë e zyrtarit të lartë amerikan. Pas 8 orësh, kur ai të largohet nga Shqipëria, gjithçka pritet që t'i rikthehet normalitetit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Yuri Kim rikthehet në Tiranë, sot 'udhërrëfyesja' më e besuar e Antony Blinken

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Yuri Kim

TIRANË- Yuri Kim rikthehet në Shqipëri! Por kësaj herë jo si ambasadorje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, por me një post të ri. Sot, ajo rikthehet në vendin tonë si zv.ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Yuri Kim

Ndaj edhe gjatë gjithë ditës së sotme, ajo do të shoqërojë sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë. Vend që ajo e njeh mirë, pasi ka shërbyer si ambasadore deri në qershor të vitit 2023. Rikthimin duket se e paralajmëroi në fjalimin e lamtumirës, ku tha: Në pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për gjithë Evropën dhe për Shqipërinë, mbase jo të gjithë do të jenë të kënaqur për këtë, por unë jam. E shpreha edhe më herët jam prekur dhe kam ndryshuar nga përvoja ime këtu, nëse kthehem në Shqipëri ose jo, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua.

Kështu që sot, ajo do të jetë udhërrëfysja më e besuar e Blinken, në mungesën e një ambasadori amerikan në Shqipëri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken në Tiranë! Washington Post: Shqipëria aleat kyç, kërkon të anëtarësohet në BE

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË – Media prestigjoze amerikane Washington Post ka shkruar në lidhje me vizitën në vendin tonë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas asaj që raporton media në fjalë, Blinken po viziton një shtet, që është partner i rëndësishëm i Uashingtonit.“Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takojë në Tiranë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, pasi Shqipëria dhe disa vende fqinje me të, kërkojnë që të anëtarësohen në Bashkimin Europian. SHBA ka mbështetur fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, thuhet në artikullin e Washington Post.

Shkrimi i Washington Post për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton Shqipërinë të enjten për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit të plotë të Rusisë. Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të fokusohet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor pasi Shqipëria dhe disa fqinjë kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë. Uashingtoni ka mbështetur fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE.

SHBA ka vlerësuar lidershipin e Shqipërisë në ish-rajonin e shkatërruar nga lufta dhe rolin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si një anëtar jo i përhershëm. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka caktuar rregullisht njësi të vogla të ushtrisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe operacionet e NATO-s. Shqipëria do të presë një samit ndërkombëtar për Ukrainën në fund të këtij muaji, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës.

Tensionet mes fqinjëve, Kosovës dhe Serbisë mund të trajtohen gjatë vizitës së Blinken. Negociatat e ndërmjetësuara nga BE për të normalizuar marrëdhëniet e tyre kanë pasur përparim të ngadaltë, ndërsa incidentet e dhunshme kanë nxitur frikën e destabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e fundit të Kosovës për dinarin si monedhë në komunat e saj me shumicë serbe.

Blinken gjithashtu do të falënderojë Shqipërinë për rolin e saj, pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan në gusht 2021, sepse trupat e SHBA-së dhe NATO-s u tërhoqën nga vendi. Shqipëria ishte e para që strehoi rreth 3200 afganë të arratisur, përpara se të zhvendoseshin për vendosjen përfundimtare në Shtetet e Bashkuara.

Blinken pritet të takojë disa nga afganët e mbetur ende në Shqipëri. Pas vizitës në Tiranë, Blinken shkon në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Çfarë e "lidh" Trejsi Sejdinin dhe Kejvina Kthjellën me sekretarin Blinken?

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Kejvina Kthjella dhe Trejsi Sejdini

TIRANË- Dy makina luksoze po i prijnë eskortës që shoqëron sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga Rinasi në Tiranë. Dy mjetet që po përdoren nga Policia rrugore, janë njëra “Audi” dhe tjetra "Benz GLF", të dyja janë të sekuestruara nga "Operacioni Forca e Ligjit" dhe tashmë në përdorim të Policisë së Shtetit.

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Mjetet e Policisë

Më parë këto dy mjete përdoreshin nga modelet Kejvina Kthjella dhe Trejsi Sejdini, por tashmë kanë marrë një rol krejt tjetër; t'i prijnë rrugën një prej zyrtarëve më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Makina të blinduara, dhjetra agjentë dhe efektivë policie/ Blinken niset nga Rinasi drejt Tiranës

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Pamjet nga Rinasi

TIRANË- Antony Blinken ka mbërritur në Rinas, dhe më pas është nisur drejt Tiranës, nën masa të rrepta sigurie. Në pritje të Blinken, i cili shoqërohet nga ish-ambasadorja Yuri Kim, në Rinas ishte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.

Pasi u takua me zyrtarët, eskorta e Blinken u nis drejt Tiranës, ndërsa të gjitha rrugët janë të ‘fortifikuara’ nga policia dhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Pamje/ Avioni i Blinken zbret në Rinas, kush po e pret Sekretarin Amerikan të Shtetit

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Avioni i Blinken

TIRANË- Ka zbritur në Rinas avioni i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken. Në Rinas ai do të pritet nga Ministri i Jashtëm Ilgi Hasani, ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, si dhe i dërguari i posaçëm me punë i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Blinken është i gjashti sekretar amerikan i shtetit që ka vizituar Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion. Pas vizitës që do të mbajë në Shqipëri, Blinken do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Në Rinas ndodhet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Rreth 1 mijë efektivë policie ndodhet në terren për sigurinë e kësaj vizite, ndërsa shumë rrugë të Tiranës janë të bllokuara.

Agjenda e Blinken:

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Sekretari amerikan, Anthony Blinken viziton Tiranën duke përjashtuar nga axhenda opozitën, si e komentoni?

Poll
1 VITE ME PARE

Vizita e Blinken, Berisha-Bardhi shpallin ‘armëpushimin’, të përjashtuarit nuk shkojnë në Kuvend

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Grupi i pd

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka vendosur gjatë ditës së sotme, që të shamngë përplasjet e përjavshme me punonjësit e gardës në hyrje të Kuvendit. Për këtë deputetët e përjashtuar nga Kuvendi, nuk do të shkojnë në seancë për të shmangur incidentet.

Deputetët e përjashtuar nga Kuvendi janë:

Edi Paloka

Flamur Noka

Gazment Bardhi

Ervin Salianji

Asllan Dogjani

Bledion Nallbati

Petrit Doda.

Ndërkohë që mbetet të shihet se si do të sillen pjesa tjetër e deputetëve në sallë, ndërsa në seancën e sotme është thirrur një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave nga arratia të Arben Ahmetajt. Në rendin e ditës është dhe kalimi i ligjit për rikthimin e basteve online. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Blinken përjashtoi nga axhenda opozitën, Basha: Nuk futem në çorapet e pista të politikës

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend pak minuta para nisjes së seancën plenare, ku komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Tiranë. Basha i uroi mirëseardhjen Blinken, ndërsa u pyet nga gazetarët se pse nuk kishte një takim të zyrtarit amerikan me përfaqësues të opozitës.

“I uroj mirëseraardhjen Antony Blinken, ne kemi pasur dhe do të kemi takime me përfaqësues të politikës amerikane. Nuk futem në çorapet e pista të politikës, që të komentoj më tepër mbi vizitën e zotit Blinken, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën.

Shpjegimi im nuk lë vend për porta të vogla. Do të dalë sërish. Sot është koha që shqiptarët mos të përtypin cic-micet e ditës që do të ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej momentit”, tha Basha në hyrje të Kuvendit.

Në axhendën e Blinken në Tiranë, nuk parashikohet asnjë takim me përfaqësues të opozitës, ndërsa sekretari amerikan është dhe zyrtari që shpalli non grata Berishën rreth 3 vite më parë. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Çfarë mesazhi ka vizita e Blinken në Tiranë, flasin studiues e diplomatë

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Blinken ne Tirane

TIRANË- Në Tiranë, studiues të njohur dhe diplomatë shqiptarë pohuan se gjatë vizitës në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pritet të sjellë mesazhe të rëndësishme mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë atlantiste në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Ata theksuan në komentet e tyre për Zërin e Amerikës, se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si partner kyç në rajon, ndaj edhe ajo ka një rol më të madh për të luajtur në forcimin e sigurisë atlantiste të rajonit.

Analistët mendojnë se edhe situatat më të fundit në Kosovë pritet të jenë temë e kësaj vizite, krahas marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-amerikane.

Çështjet e sigurisë, mendojnë ekspertët, do të mbizotërojnë vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Shqipëri.

Studiuesi i njohur dhe autor i një serie librash mbi diplomacinë, ish ambasadori Shaban Murati, thotë për Zërin e Amerikës se kjo vizitë ka rëndësi të madhe sepse SHBA janë për Shqipërinë aleati strategjik numër 1, dhe sepse në valën e dy konflikteve të nxehta si Gaza dhe agresioni rus në Ukrainë, drejtuesi i diplomacisë amerikane gjen kohë të vijë në Tiranë.

Zoti Murati thekson se SHBA me këtë vizitë po kryen një akt, që dëshmon se po i jep rëndësi marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rolit të Shqipërisë në rajon e në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, mesazhi kryesor që sjell sekretari Blinken është forcimi i rolit të Shqipërisë dhe të faktorit shqiptar në rajon për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe në forcimin e arkitekturës atlantike të sigurisë në rajonin tonë.

“Kjo është një vizitë që e sjell mesazhin drejtuar Tiranës, gjithë kryeqyteteve të Ballkanit perëndimor dhe Rusisë, që SHBA kërkon, paraqet dhe dëshmon një angazhim më të madh të saj në gadishullin ballkanik. Kjo është shumë pozitive”, thotë zoti Murati.

Ndërsa ish ministri i punëve të jashtme dhe historiani Paskal Milo, thotë për Zërin e Amerikës se vizita e sekretarit Blinken bëhet në mes të shumë çështjeve të sigurisë në rajon, në Europë dhe në botë.

Ish ministri Milo theksoi se tani janë përqëndruar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan dhe për t’i trazuar ujërat në këtë rajon. SHBA-të, sipas tij, janë të shqetësuara për ndikimin negativ rus në Ballkanin perëndimor, si dhe për vatra tensioni, që mund të ringjallen në këtë rajon, ndaj është domethënëse që vizita e sekretarit Blinken në Tiranë bëhet në një kohë kur ka edhe një rritje të tensionit dhe qëndrimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

“Zoti Blinken vjen në Tiranë me një mesazh shumë të qartë, për t’u thënë gjithë atyre që duan të trazojnë ujërat në Ballkan, që SHBA-të janë këtu, se SHBA-të janë në vëzhgim dhe se Ballkani perëndimor do të jetë në vëmendjen e tyre për sa kohë që ka aktorë të tjerë politikë të rëndësishëm, që kërkojnë të ndërhyjnë dhe të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin perëndimor”, thotë zoti Milo.

Gjatë vizitës pritet të trajtohen edhe marrëdhëniet dypalëshe, dhe Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si një partner kyç në Ballkanin Perëndimor.

Ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, tani president i këshillit të Ambasadorëve, thotë për Zërin e Amerikës se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe në kohën e duhur si për problemet që ka rajoni ashtu edhe problemet e brendshme që ka Shqipëria, dhe beson se sekretari Blinken do të mbrojë më fort SPAK-un dhe reformën në drejtësi.

Ai shtoi se Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si aleat kyç, por në njoftimin e Departamentit të Shtetit nuk thuhet nëse është edhe aleat i denjë, ndaj beson se sekretari Blinken do të ndikojë që të bëhet e tillë Shqipëria, e cila ka aktualisht korrupsioni shumë të madh dhe standartet e cënuara të demokracisë.

“Administrata e Presidentit Biden qysh në fillim të mandatit, dhe vet presidenti Biden shpallën se sfidat më të mëdha do të jenë përparimi i demokracisë në vendet aleate dhe më gjerë si dhe lufta kundër korrupsionit: dy akse shumë të rëndësishme, të cilat reflektohen në Shqipëri në mënyrë problematike. Në raportet e institucioneve amerikane dhe europiane shënohen një mori problemesh që Shqipëria ka me korrupsioin dhe me demokracinë”, tha zoti Mustafaj.

Një mesazh tjetër me rëndësi nga kjo vizitë, sipas zotit Murati, lidhet me agresionin rus në Ukrainë dhe me planet afatgjata ruse për spostuar konfliktin në gadishullin e Ballkanit.

Aktualisht Ballkani është nën një presion të ndërhyrjeve dhe inflitrimeve ruse për të nxitur tensione në vatrat klasike të tensioneve si Kosova, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, shton zoti Murati, pa harruar përpjekjet në dy vende anëtare të NATO-s si Shqipëria dhe Bullgaria. Pra në të dy anët e gadishullit ka një strategji ruse për të rritur tensionet, pavarësisht se dy shtetet janë në NATO, vëren ai.

“Vizita e Sekretarit Blinken duhet parë edhe në një këndvështrim të situatës në Shqipëri përsa i takon qëndrueshmërisë, pra që Shqipëria si shtet duhet të ruajë, kujdesin që duhet të tregojë ndaj çdo ndërhyrje të fuqive anti-Atlantike, e sidomos të Rusisë, për të krijuar destabilitet në Shqipëri, ose në shtete të tjerë të NATO-s”, thotë zoti Shabani.

Studiuesit besojnë se vizita është një konfirmim i pranisë dhe marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA, por shprehet angazhimi i saj për ta ruajtur këtë strukturë atlantike, këtë aleancë me gjithë shtetet e NATO-s ku hyn edhe Shqipëria.

Zoti Milo thotë se kemi një vlerësim shumë të qartë si partnerë kyç, dhe me një angazhim që Shqipëria duhet të ketë më tepër në partneritet me SHBA-të për të vazhduar si një faktor paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor edhe më gjerë.

“Në kuadër të çështjeve të sigurisë edhe si anëtar i NATO-s, Shqipëria patjetër me këtë vizitë do të ketë edhe një rritje të rolit të saj si për problemet rajonale ashtu edhe për probleme që kanë të bëjnë me çështje të tilla të rëndësishme rajonale dhe botërore si lufta në Ukrainë”, thotë zoti Milo.

Duke u përqëndruar në rolin e Shqipërisë në rajon, zoti Mustafaj thotë se sekretari Blinken duhet të jetë në dijeni të ndikimit shumë të paktë që ka kryeministri Edi Rama mbi autoritetet e Kosovës, për shkak të nismave të tij në bashkëpunim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kundër interesit të Kosovës, si Nisma Open Ballkan, nga e cila ai u tërhoq.

“Acarrim ka shkaktuar tek presidentja dhe tek kryeministri i Kosovës me këtë lloj sjellje diplomatike kryeministri Rama. Ky lloj protagonizmi i kryeministrit Rama ka qenë kundër interesit global, ku SHBA-të janë lider, dhe ka të bëjë me përfshirjen më konstruktive, më vizionare të Kosovës në bisedimet me Serbinë, e cila nga ana e saj ka patur qëndrime destruktive”, thotë zoti Mustafaj.

Nga këta studiues shihet si e një rëndësie të veçantë fakti që pas Tiranës, sekretari i shtetit Blinken shkon në Mynih në konferencën e përvitshme të sigurisë, ku sivjet më tepër se kurrë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Europën, Ukrainën, por edhe me konfliktin në Gaza.

Po ashtu ata besojnë se është domethënës edhe fakti se vizita e sekretarit Blinken vjen pak ditë para Samitit të Ballkanit perëndimor, ku do të diskutohet edhe çështja e Ukrainës dhe pritet të marrë pjesë e presidenti Zelensky./VOA 

1 VITE ME PARE

Kush është Antony Blinken, personi që shpalli ‘Non grata’ Berishën dhe trazoi politikën shqiptare

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Blinken dhe Berisha

TIRANË- Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, do të vizitojë sot Tiranë, duke theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë që SHBA i jep rolit të Shqipërisë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Blinken është një prej njerëzve më të afërt të presidentit amerikan, teksa është emëruar në këtë post në vitin 2020, ndërsa më herët kishte qenë këshilltar i Biden.

Në politikën shqiptare, Blinken do të mbahet mend për vendimin e tij për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, në vitin 2021.  Blinken deklaroi asokohe: “Sot unë po shpall publikisht Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Pikërisht vendimi për shpalljen non grata të Berishës, ishte dhe pika e kthesës për opozitarizmin në Shqipëri dhe përçarjen pa kthim të Partisë Demokratike. Me shpalljen e vendimit, Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, ndërsa ky i fundit do të niste betejën në dy fronte, në njërën anë do të tentonte që të rrëzonte vendimin, dhe në anën tjetër, të rimerrte Partinë Demokratike, pasi e gjeti veten të përjashtuar nga Lulzim Basha.

Para se të emërohej nga Biden, Blinken ka shërbyer në administratën e Obamës si zv/sekretar i shtetit dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare. Ai shërbeu gjithashtu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit të atëhershëm Biden.

Në atë kohë, ai luajti një rol qendror në pjesën më të madhe të politikës së jashtme të administratës Obama, duke përfshirë mënyrën e përgjigjes ndaj inkursionit të Rusisë në Krime në 2014, bastisjen për të vrarë Osama Bin Laden në 2011 dhe luftën kundër ISIS./ZËRI

1 VITE ME PARE

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën, ‘kokë më kokë’ me Ramën: Reforma në Drejtësi, sukses!

1 VITE ME PARE

Vizita e Blinken, 1 mijë efektivë në terren, kush fluturon nga Rinasi të gjejë rrugë alternative

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Antony Blinken

TIRANË- Kryeqyteti i vendit do të blindohet këtë të enjte, ku rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë në terren për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken. Një pjesë e mirë e rrugëve të Tiranës, në zonën pranë qendrës do të jenë të bllokuara për arsye sigurie. Policia njoftoi që dje planin e masave, ndërkohë që vështirësi do të hasin dhe qytetarët që do të duhet që të fluturojnë jashtë vendit përmes aeroportit të Rinasit. Ata do të duhet që të gjejnë rrugë alternative, për shkak se rrugët kryesore që lidhin Rinasin me Tiranën do të jenë të bllokuara.

Gjithashtu do të ndalohet parkimi nga ora 19:30 të kësaj të mërkure deri në orën 20:00 të së enjtes në rrugët që rrethojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

Ndalim parkimi – Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Ndalim qarkullimi – Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas.

2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjellas.

3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi ‘Shqiponja’ dhe anasjellas.

4. Interurbane kryesore ish-sheshi ‘Shqiponja’-TEGSanatorium dhe anasjellas.

5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga

“Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Rrugë alternative – Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin VorëFushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njëjtin itinerar. Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve përkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Blinken sot në Tiranë, nuk do të takohet me kreun e SPAK dhe përfaqësues të opozitës

Historike/ Blinken në Tiranë, ‘injoron’ opozitën,
Poster i vendosur ne Tirane ne nderim te Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të vizitojë për herë të parë Tiranë, ku pritet që të qëndrojë për rreth 8 orë, dhe ku pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj. Me kreun e qeverisë pritet që të kenë dhe një konferencë të përbashkët rreth pasdites.

Blinken do të takohet edhe me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe do nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ndryshe nga sa u raportua fillimisht, se Blinken do të kishte një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, një gjë e tillë nuk konfirmohet në axhendën zyrtare. Po ashtu Blinken nuk do të zhvillojë asnjë takim me përfaqësuesit apo krerët e partive opozitare. Blinken do të takohet dhe me disa prej familjeve afgane që strehohen ende sot e kësaj dite në Shqipëri, në pritje të marrjes së vizës për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

Agjenda e plotë:

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB