LIVE UPDATES

‘Kam me vra kush më del para’! Zbulohen mesazhe të tjera kërcënuese të Altin Çokut. Ç’thotë eksperiza për të

➤Altin Çoku rezulton se ka një të shkuar të errët kriminale. Përpos se dyshohet se ka dashur të djegë kushëririn e tij, ai ka kërcënuar një mjek. ➤Çoku rezulton se është kallëzuar më 2014 nga mjeku G.S, për mesazhe kërcënuese. ➤Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka marrë të pandehur Çokun më 2015, nën akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, pasi ka kërkuar 4 mijë euro nga mjeku. ➤Personazhi i TikTok, tashmë i arrestuar, pasi dyshohet se ka çuar drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, e ka kërcënuar shpesh herë mjekun e tij. ➤Në një rast, Çoku i ka thënë mjekut, që t'ja japë 1 mijë euro shpejt, ose përndryshe do ia digjte shtëpinë. ➤Vetë mjeku, thuhet në dosje, ka kërkuar që ai mos të dënohet. Kështu, personazhi i TikTok ia ka hedhur paq drejtësisë. ➤Edhe Altin Çoku rezulton se ka nënshkruar një letër, ku thoshte se nuk do ta shqetësonte më mjekun G.S. ➤Është publikuar edhe kartela mjekësore e Altin Çokut dhe nuk rezulton që të vuajë nga probleme mendore, por nga tipare të narcicizmit. ➤Personazhi i TikTokut, Altin Coku ka kërcënuar live edhe reperin Kozaku, duke i thënë se do e çojë te motra e tij e vdekur. ➤Babai i Altin Çokut ka deklaruar në Prokurori se djali i tij është i sëmurë mendor. Ai është shprehur se ka kohë që nuk ka kontakt me të.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

‘Djali është i sëmurë mendor’, babai i Altin Çokut: Kam shumë kohë që nuk flas me të

‘Kam me vra kush më del para’! Zbulohen mesazhe të tjera
Altin Coku

TIRANË – Në Prokurori, për rastin e Altin Çokut, që dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes një 29-vjeçare, ka folur edhe babai i autorit të dyshuar të ngjarjes. I ati i tij ka thënë se djali vuan nga problemet e shëndetit mendor. Babai i Altin Çokut ka dhënë dëshmi në Prokurori, kur Çoku shantazhonte mjekun e tij, raporton Tch. Ai është shprehur se ka shumë kohë që nuk flet me djalin e tij dhe nuk është shumë në dijeni për çfarë bën ai në përditshmëri.

“Unë jam vënë në dijeni lidhur me këtë problem nga vetë mjeku G.Sinani. Kjo ka rreth dy tre muaj. G. më ka marrë në telefon dhe unë kam shkuar dhe e kam takuar tek zyra e tij tek spitali. Kur unë kam shkuar tek spitali, kam gjetur doktor G. të cilit i kishin dalë djersët dhe më tha se më ka kërcënuar Altini. Unë i thashë se përse të ka kërcënuar. Ai më tha se më ka kërcënuar për punë lekësh, pra, se Altini i kishte kërkuar lekë atij.

-Unë i thashë, G. a i keni marrë lekë Altinit? G. më tha se nuk i kam marrë lekë. Unë e kam marrë Gëzimin dhe bashkë me atë kemi shkuar tek drejtori i spitalit dhe e kemi vënë në dijeni. Pas disa ditësh nga ky rast, më ka marrë ne telefon Gëzim Sinani dhe më ka thënë se unë do shkoj të bëj kallëzim në Komisariat, unë i kam thënë se vazhdo se nuk kam çfarë bëj.

– Pas pak kohësh, më kanë marrë në telefon nga policia dhe unë kam shkuar atje, kur kam gjetur G.S duke bërë kallëzim. Ai më tha se përsëri Altini më ka kërcënuar për lekë. Unë i thashë se, nëse nuk i kë asgjë borxh, vazhdo e bëj kallëzim. …Unë nuk jam fare në dijeni të kësaj. Djali im nuk ka pas ku të marrë lekë për t’i dhënë askujt për këtë problem. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë Altinit.

– …Unë për vete nuk kam paguar asnjë lekë për mjekimin e tij, as tek G.S dhe as tek ndonjë mjek apo spital tjetër. …Kam për të thënë se djali im është i sëmurë mendor dhe kurohet rregullisht për sëmundjen e tij. Për atë janë paguar vetëm lekët e ilaçeve që merr rregullisht. …Nuk e kam pyetur nëse, ai kishte marrë lekë apo jo. Nuk e kam pyetur fare, pasi ka shumë kohë që unë nuk flas me djalin tim Altin Çokun. Mua djali im nuk më ka thënë asgjë. …Kam për të shpjeguar se djali im nuk ka pas ku të marrë lekë, për t’i dhënë doktor Gëzimi Sinanit, pasi ai merr vetëm 95 000 lekë pension invaliditet. Unë për vete nuk i kam dhënë asnjë lekë për t’i dhënë kujt”, thuhet në dosjen e Prokurorisë./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Personazhi i TikTokut kërcënonte Kozakun: Do ta çoj tritolin me dron

‘Kam me vra kush më del para’! Zbulohen mesazhe të tjera
Altin Coku

TIRANË – Personazhi i TokTokut, Altin Çoku, i arrestuar se çoi drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, pasi i shpërndau një foto intime, është i njohur për krime të ngjashme. Pak kohë më parë, Çoku kërcënonte me vrasje një tjetër personazh të rrjeteve sociale, Kozak Braçin.

Në video duket qartë se Çoku as që e vriste mendjen as për policinë, pasi kërcënonte live Kozakun. Ai i thotë Kozakut se do ta dërgojë pranë motrës së tij, që pretendon se ka vdekur. “Ndaç bëni meme, ndaç incizojeni, ndaç çojeni në komisariat, bëni çfarë të doni. Për shpirt të motrës, pa të çuar te motra ime nuk kam për të lënë. A sot, a nesër, a pasnesër, nuk e di. Por pa të çuar te motra ime pa të lënë nuk kam”, thotë Çoku.

 

Në një tjetër video, Altin Çoku i thotë Kozakut se do i çojë dron me tritol në ballkon. Deri në momentin e arrestimit, ndaj personazheve të rrjetit social TikTok nuk është marrë masë nga policia, edhe pse shantazhojnë live./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Del kartela mjekësore e Altin Çokut: S’ka probleme mendore, nga se vuan

‘Kam me vra kush më del para’! Zbulohen mesazhe të tjera
Altin Coku

TIRANË – Është publikuar kartela mjekësore e 39-vjeçarit Altin Çoku, që u arrestua si përgjegjës për vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini, pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka publikuar foton intime, në rrjetin social TikTok. Në dosjen e siguruar nga TCH, sipas akt-ekspertizës psikiatriko-ligjore, të datës 29.07.2014, dilet në përfundimin se Altin Çoku ka tipare narcistike.

Përfundimet e akt-eksprtizës

“Sipas Akt Ekspertimit Psikiatriko–ligjor nr.291, datë 29.07.2014, mbi ekzaminimin e shtetasit Pal Çoku, i Insituti i Mjekësisë Ligjore rezulton se

– “shtetasi Altin Çoku prezanton tipare të personalitetit narcistik. Nuk u evidentuan crregullime të mendimit , gjykimit, konjicionit dhe kujtesës, me aftësi të mira për ta ruajtur dhe përdorur informacionin.

“Shtetasi Altin Çoku vuan nga Kifo scoliosis deformans, Insuficience respiratore restriktive si dhe prezanton tipare të personalitetit narcistik.

Në kushtet aktuale nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjeksore, pasi gjykimi dhe të menduarit e sjellja janë brenda tipareve të tij të personalitetit duke prezantuar një model mbi të cilën funksionon që prej adoleshencës dhe rinisë së hershme. Për më tepër gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë e nevojshme të trajtohet për ndonjë simptomë të shëndetit mendor.

“Në gjendjen që prezanton aktualisht nuk prezanton rrezikshmëri shoqërore.

” Aktualisht shtetasi Altin Çoku paraqet edhe Insuficience respiratore restriktive (sëmundje fizike)”./ZËRI/

1 VITE ME PARE

‘Do të hedh shtëpinë në erë’, zbardhen të tjera kërcënime të Altin Çokut për mjekun psikiatër

‘Kam me vra kush më del para’! Zbulohen mesazhe të tjera
Kercenimet e Altin Cokut

TIRANË- Të tjera dëshmi janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë, ​në ngarkim të shtetasit Altin Çoku. Ai është marrë i pandehur për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes, ndërsa ka një CV ‘të pasur’ kriminale. Çoku, që u arrestua pas vetëvrasjs së Isabela Abedinit, rezulton se është dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda më 2015, pasi ka kërcënuar me jetë mjekun e tij psikiatër, G.S, më 2014. Çoku ishte pacienti i G.S, i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë Spitalit të Laçit, ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore.

Në deklaratat e tij, mjeku ka thënë se Çokut i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, me vlerë totale prej 4 mijë eurosh, detyruar për shkak të kërcënimeve që ka pasur. Mjeku ka deklaruar se Çoku pretendonte se e kishte vajzën të sëmurë. Doktori tha se është kërcënuar me jetë nëse nuk jepte paratë. Ai ka thënë se Altin Çoku i kishte thënë se nëse nuk i jepte shumën e kërkuar, atëherë do ia hidhte shtëpinë në erë. Por, më pas mjeku ka kërkuar që Çoku të mos ndiqet penalisht.

Deklarata e mjekut në hetuesi:

Në muajin qershor të vitit 2014, shtetasi i quajtur Altin Çoku, më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se i duheshin lekë, për të mjekuar gocën e tij, si dhe për t’i dhënë avokatit, për një çështje që kishte. Të njëjtën gjë, përveçse direkt, ma ka kërkuar edhe nëpërmjet mesazheve, të cilat i kam dhënë përpara jush, ku më kërkonte vazhdimisht lekë.

Unë këtij shtetasi i kam dhënë disa herë lekë në shuma të ndryshme, pasi isha i kërcënuar dhe i frikësuar prej shtetasit Altin Çoku, dhe për shkak të sëmundjes së tij mendore. Unë i kam dhënë disa herë shuma parash në euro. Njëherë i kam dhënë rreth 1000 euro, se më thoshte se kishte vajzën sëmurë dhe donte ta operonte, njëherë tjetër i kam dhënë, se më thoshte do të të fus në burg, pasi unë isha marrë me vlerësimin e tij mjekësor të gjendjes mendore.

-Shuma që unë i kam dhënë këtij shtetasi është rreth 4000 euro, që i kam dhënë në kohë të ndryshme. Këto ja kam dhënë nën presionin dhe kërcënimin e tij të vazhdueshëm që më bënte direkt mua dhe nëpërmjet telefonit me biseda dhe mesazhe. Më thoshte dhe se do të zhduk dhe do të hedh shtëpinë në erë.

-…Unë kam vënë në dijeni babain e Altinit, i cili më ka thënë se nuk kam çfarë t’i bëj, por shko dhe denoncoje në polici. Në dijeni janë edhe drejtori i spitalit Llesh Ndoci dhe drejtori aktual Gazmir Dervishi.

-…Nuk i mbaj mend datat, por unë kam për të thënë se i kam dhënë shumën e lekëve që më ka kërkuar dhe shuma e përgjithshme ka qenë rreth 4 mijë euro. Vetëm unë dhe Altini jemi në dijeni për lekët që i kam dhënë. Unë në familjen time nuk tregoja për këtë problem, pasi nuk doja të shqetësoheshin.

-…Unë nuk i kam marrë asnjëherë para Altin Çokut, vetëm i kam dhënë atij. Nuk kam ndërhyrë asnjëherë tek askush për ta operuar. Nuk i kam lëshuar asnjë deklaratë shtetasit Altin Çoku se i kam marrë para. Nuk kam pasur shqetësime dhe kërcënime të tjera nga ana e tij. Pasi kam bërë kallëzimin shtetasi Altin Çoku, ka lëshuar një deklaratë se unë nuk i kam asnjë lloj borxhi dhe se nuk do të më sjellë më shqetësime të tjera. Ndodhur në këto kushte, unë kam deklaruar se nuk dua që shtetasi Altin Çoku, të ndiqet për atë që unë kam bërë kallëzim, pasi ne jemi sqaruar me njëri-tjetrin”./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Skeda kriminale e Altin Çokut, kërcënoi mjekun psikiatër: Gjej 1 mijë euro, ose do të vras kë më del para

‘Kam me vra kush më del para’! Zbulohen mesazhe të tjera
Altin Coku

TIRANË- Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun, duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, pasi një Sibela Abedini i dha fund jetës duke u hedhur nga një pallat në zonën e Kamzës në Tiranë. Tashmë kanë dalë disa episode, ku Çoku dhe më herët ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale, por ka mundur që të shpëtojë, për shkak se është klasifikuar si person që vuan nga problemet mendore. Përveç tentativës për të djegur kushëririn e tij, djalin e dajes, për shkak se motra e të miturit ishte ndarë nga një lidhje me Çokun, 39-vjeçari ka qenë i dënuar dhe nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

“Në muajin Qershor të vitit 2014, i pandehuri Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar gocën e tij dhe për t’ia dhënë avokatit për një cështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para shtetasit G. S. edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij sqaron se shtetasit Altin Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë euro, i detyruar për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme.”

Në dosje thuhet “Se më datë 27.03.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,Tiranë, ka paraqitur për gjykim çështjen penale kundër të pandehurit Altin Çoku, duke e akuzuar për kryerje të veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë”, vepër e parashikuar nga neni 109, gërma “b”/1 i Kodit Penal. Kërkesa për gjykimin e procedimit penal nr.345, viti 2014, ndaj të pandehurit Altin Çoku, është regjistruar më datë 27.03.2015, në Gjykatën për Krime të Rënda Tiranë dhe më datë 02.04.2015, është marrë në dorëzim nga gjyqtarja e caktuar me short. Në zbatim të nenit 333 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore u caktua në datën 24.04.2015, duke u siguruar palëve afatin e nevojshëm të parashikuar në nenin 333/2 të K.Pr.Penale”.

“Duke iu referuar akteve dhe provave të shqyrtuara rezulton se, i pandehuri Altin Çoku, i ka kërkuar të dëmtuarit G. S. disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, mesazheve telefonike,por edhe me anë të letrave  të shkruara, kërkese e cila rezulton se, është bërë në formën e kërcënimit të paligjshëm, duke e kërcënuar të dëmtuarin se, “Une jam ke shpija më bëj sms a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”. Këto mesazhe kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme, ku vetëm në datën 25.06.2014, nga numri i telefonit të pandehurit Altin Coku 0682792686,në drejtim të telefonit të shtetasit të dëmtuar G. S. në rubrikën e mesazheve, vërtetuar me proces-verbalin e datës 16.09.2014, rezulton se jane rregjistruar 6 mesazhe.

Rezultoi e provuar se nëpërmjet, procesverbal për kqyrjen e marrjen e dokumentave shkresore, datë 10.12.2014 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, ku objekt kqyrjeje është një fletë A4 ku janë bërë dy paragrafe me shënime dërguar të demtuarit, nga ana e shtetasit Altin  Çoku rezulton se [shkruar me shkrim dore]….Gëzim un jam ne hall dhe me ndimo po dashte me i marr lekt tuja; dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty gzim me ndimo te lutem deri neser, Tani gjej ku te dush 1000 euro deri neser ose kam me vra kush te me dali para””, thuhet në dosje.

Altin Çoku deklaratë me shkrim dore, ku kërkon falje për kërcënimet në drejtim të mjekut

Më datë 5 shtator 2014, Altin Çoku ka bërë një deklaratë me shkrim dore, ku kërkon falje për kërcënimet që ka bërë ndaj mjekut. “Doktor Gëzimi nuk me ka asnjë lloj borxhi …..për të gjitha shqetësimet qe i kam sjellë si me telefon ashtu dhe me gojë i kërkoj falje……nga ky moment nuk do këtë asnjë lloj shqetësimi nga ana ime për çdo problem që unë do t’i nxjerr doktor Gëzimit mbaj përgjegjësi penale para ligjit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

Por pavarësisht dënimeve, apo implikimeve në ngjarje të ndryshme, Çoku ishte lënë i lirë, dhe pak ditë më parë shkaktoi edhe vetëvrasjen e Sibela Abedinit, të cilës i kishte publikuar një foto teksa të dy kishin qenë në një hotel. Familjarët e të resë kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë, pasi në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB