LIVE UPDATES

Thriller në Durrës! Gjyshërit rrëmbejnë nipin 3-vjeçar, 'qepin gojën' para Policisë, e ëma: Më gjeni djalin

➤ Një fëmijë 3-vjeçar është rrëmbyer nga gjyshërit e tij. ➤ Fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa i ati kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor, por shkonte çdo ditë dhe takonte gjyshërit. ➤ Prej 4 ditësh nuk dihet se ku ndodhet. ➤ Gjyshi i djalit, Rexhep Gjuni është arrestuar por nuk tregon se ku e ka dërguar nipin, ndërsa gjyshja është shpallur në kërkim. ➤ Pasi të dy i kanë thënë të ëmës që nuk ia kthejnë më djalin, nëna e fëmijës ka vënë alarmin në Policinë e Durrësit. ➤ Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit, por nuk dihet se nga cila pikë kufitare kanë kaluar dhe ku është destinacioni i tyre.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Ka një tjetër”, Nusja nuk lejon njerëzit e burrit të shohin fëmijën e çiftit, kunata: Kemi 7 vjet pa e parë me sy

Thriller në Durrës! Gjyshërit rrëmbejnë nipin
foto ilustruese

TIRANË- Ashtu si dëgjojmë shpesh në familjet shqiptare dhe jo vetëm, kur një çift divorcohet problemi më i madh është fëmija i tyre. Edhe historia e çiftit të trajtuar sot ka patur një konflikt që si duket akoma dhe sot nuk e kanë zgjidhur. Dy të rinjtë u martuan dhe krijuan jetën e tyre, ku më vonë si fryt i dashurisë erdhi në jetë një fëmijë, që sot është 15 vjeç, por më shumë se 5 vite as nuk e sheh dhe as ka komunikim me babain. Shkak është bërë nëna e saj, pasi pas divorcit të çiftit dhe konflikteve të njëpasnjëshme, çifti u nda. Nusja nuk lejoi më fëmijën të takonte askënd nga familja e bashkëshortit, duke u betuar se do ta bënte këtë gjë fill pas divorcit. Vjehrra e saj dhe kunata në News24, kanë rrëfyer dhe denoncuar ish-nusen për mbajtje peng të mbesës 15-vjeçare. 

Rrëfimi i kunatës:

Nusen e vëllait e kam pasur shoqe të ngushtë, edhe fati deshi ta kisha edhe kunatë, u fejua me vëllain tim pas një viti, bënë edhe celibrimin, se vëllai im jetonte në Itali, u fejuan edhe vëllai vazhdoi të bënte dokumentet. Dokumentet po vonoheshin, nusja i tha vëllait ti ke tjetër e prandaj nuk m’i bën mua dokumentet edhe filluan zënkat, se ashtu i thanë, ti që s’më merr mua ke tjetër.

Nusja shkoi në gjyq për t’u ndarë, hapi gjyqin, por vëllai im pati një aksident në një dasmë në fshatin e nuses, u plagos me rikoshet pa dashje në krah. Edhe nusja e mori vesh edhe erdhi në shtëpi, ku vëllai ishte i plagosur, erdhi me mamanë e me babanë e vet edhe i tha vëllait do ngelemi si motër e vëlla. Vëllai i tha motër e vëlla kam, po deshe bashkohemi prapë si burrë e grua.

U ngritën për të ikur, mami me gjyshen i tha po ike më nuk vjen mendohu mirë, ashtu bëri u bashkuan përsëri. Nusja shkoi në gjykatë edhe mbylli çështjen e gjyqit, nuk vonoi shumë e i dolën letrat për në Itali, edhe shkuan në Itali, jetuan atje, erdhi në jetë vajza, nuk kanë pasur zënka, ishte 8 vjeçe vajza kur filluan zënkat, shkoi mamaja e nuses në Itali e nga ky moment filluan debatet.

Nusja filloi punë te një hotel, vëllai debatoi me mamanë e nuses, nusja mbajti anën e të ëmës, pastaj iku mamaja e nuses, i ka lënë me debate të dy, vëllai filloi ndarjen në Shqipëri, gjykata i ka thënë që ju jeni të ndarë para shumë vitesh, gjithsesi u bë gjyqi për vajzën, gjykata ja la nuses, edhe vëllait i ka lënë një detyrim edhe takim me vajzën, por detyrimin vëllai e paguan në bankë, mirëpo për ta takuar ose të flasë, por nuk është realizuar kjo gjë, biles musja në vendimin e gjykatës së fundit, ka thënë se ka pasur zënka. Madje, nusja në vendimin e gjykatës së fundit na ka thënë sa të jem unë gjallë nuk keni për ta parë me sy vajzën. Edhe ashtu po vepron, kemi 7 vjet pa e parë me sy, nuk lejon askënd prej nesh, as të atin e vajzës, vëllain tim.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, Policia: Po e kërkojmë, nuk e dimë ku e kanë dërguar

Thriller në Durrës! Gjyshërit rrëmbejnë nipin
Foto ilustruese

DURRËS- Pas apelit të nënës, Policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rrëmbimin e 3-vjeçarit nga gjyshërit e tij. Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit konfirmohet fakti gjyshi i të miturit, Rexhep Gjuni është rrëmbyesi, por shtojnë se deri më tani nuk kanë asnjë të dhënë që mund të lokalizojë 3-vjeçarin. 

Gjithashtu, Policia njofton se po vijojnë kontrollet për gjetjen e të miturit dhe se do të ketë njoftime të tjera në vijim lidhur me ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij.

Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”./ZËRI

1 VITE ME PARE

Tragjedia që shënjoi familjen Gjuni! Humbën djalin, ngushëllim gjetën tek nipi...aq sa e rrëmbyen

Thriller në Durrës! Gjyshërit rrëmbejnë nipin
E ëma e djalit

TIRANË- Një aksident i rëndë i ndodhur më 2 shkurt të vitit që lamë pas i mori jetën Avni Gjunit. Por me largimin e tij nga jeta, e veja do të duhej të përballej me prindërit e tij që e konsideronin pronë. Pas ndarjes nga jeta e të shoqit në aksidentin e ndodhur në Tiranë, është përballur me prindërit e tij, që ngushëllimin për humbjen e të birit e gjetën tek nipi i tyre. Aq shumë saqë nuk e pranuan dot që e reja të niste sërish jetën pas tragjedisë që i ndodhi.

Thriller në Durrës! Gjyshërit rrëmbejnë nipin
Aksidenti ku humbi jetën Avni Gjuni

Sot, në rrëfimin e saj, ajo ka bërë me dije se që pas humbjes së bashkëshortit kishte kërkuar që të kthehej tek shtëpia e prindërve, por ka hasur rezistencë nga vjehërrit e saj. Fillimisht për veten dhe më pas për nipin e tyre, të cilin duket se ishin të vendosur që donin ta rrisnin vetë. Megjithatë, duke marrë parasysh edhe humbjen që ata kanë pasur, e reja e lejonte djalin që të takonte gjyshërit e tij, pa e ditur se ata do ta rrëmbenin një ditë. Aktualisht, gjyshi Rexhep Gjuni është në pranga, por gruaja e tij ende nuk dihet se ku ndodhet. Mendohet se ajo është me të miturin, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të jetë larguar nga Shqipëria./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gjyshërit rrëmbyen djalin, e ëma përlotet para kamerave: Dua djalin tim, të çohet shteti në këmbë

Thriller në Durrës! Gjyshërit rrëmbejnë nipin
Nëna e djalit

DURRËS- Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur në Durrës prej ditësh, pasi është marrë nga gjyshërit në takimin e përjavshëm. Në një rrëfim për mediat, e ëma, Ille Gjuni me lot në sy ka kërkuar që t'i kthehet fëmija. Ndaj edhe njëherë i ka bërë apel të gjithë instancave shtetërore që t'ja rikthejnë djalin, që nuk dihet se ku e ka, duke fajësuar ish-vjehërrit e saj si fajtorë për rrëmbimin e të miturit. 

MOMENTI ME VIDEO: 

“E lija djalin përditë atje. Të shtunën i mora në telefon dhe më thanë nuk ta sjellim. Më vendosi kushte që ta merrte ai djalin. Ai nuk tregon se ku është fëmija. Unë jam nga Dibra, ata janë nga Kukësi me origjinë. Vetëm këtë djalë kam. Dua çunin tim, asgjë. Shteti, Policia të më sjellin çunin. Po bëj 4 ditë që nuk e di ku është. Që kur ka vdek burri ata nuk janë mirë. Unë po jetoj tek babi,"-bën me dije e ëma e djalit.

INTERVISTA E PLOTË: 

Kur ka humbur jetën bashkëshorti juaj?
Nëna: Ka 1 vit e 2 muaj që ka vdekur dhe ata duan që të marrin çunin, që në fillim kanë dashur të ma merrnin. Kam ikur me zor. Thoshin 'të rrijë me ne'. Ma mori vjehrri dhe vjehrra. Ia lija unë çdo fundjavë, jo me ligj. I thosha ikim tek ligji, ata nuk pranonin. Ia kam lënë vetë ngaqë kanë keq. E lija disa orë, nga ora 9 e mëngjesit deri në 3 pasdite. Atë ditë nuk e kanë sjellë. Kur shkoi ora 3 i mora në telefon. Thanë që nuk ta sjellim më.
Çfarë bëtë ju?
Nëna: Direkt shkova në Polici, shkova tek shtëpia e tij, nuk ishin aty. I denoncova.
Çfarë ka bërë Policia?
Nëna: E kanë marrë në telefon, u ka bërë presion edhe atyre që nuk e sjell djalin. Vetëm kur të ma japi mua djalin, kërkonte kushte. Donte që ta marrë ai që të mos dalë jashtë shtetit. Ai nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që nuk e di.
Nga jeni ju me origjinë?
Nëna: Ata janë nga Kukësi, unë jam nga Dibra. Duan që ta marrin ata djalin. Ata jetojnë këtu, por janë nga Kukësi me origjinë.
Çfarë kërkoni ju si nënë?
Nëna: Dua djalin tim, asgjë tjetër. Të ma sjellin djalin. Po bëhet 4 ditë që nuk e kam parë ku është.
Si ka qenë marrëdhënia me ta?
Nëna: Nuk ka qenë e mirë. Jam ndarë dhe kam ikur tek shtëpia e babit, në Durrës, i kemi afër me shtëpi.
A i ke vajtur në shtëpi e keni kërkuar djalin?
Nëna: Nuk janë, thonë që nuk janë këtu, kanë ikur larg. Asnjë nuk e di se ku janë. Po presim, po pyesim, po ata nuk tregojnë asgjë. Unë dua fëmijën tim, të gjendet sa më shpejt. Ka 4 ditë që nuk është./ZËRI

1 VITE ME PARE

ALARM në Durrës/ Gjyshërit zhdukin nipin 3-vjeçar, Policia: Dyshojmë se e kanë larguar jashtë shtetit

Thriller në Durrës! Gjyshërit rrëmbejnë nipin
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e denjë për një film thriller ka ndodhur në Durrës. Një fëmijë, vetëm 3 vjeç, është marrë nga gjyshërit e tij, me qëllim për ta ndarë nga e ëma. Kjo e fundit kishte denoncuar zhdukjen e djalit të saj, duke ngritur në këmbë efektivët e Policisë së Durrësit. Sipas saj, fëmijën e kishte dërguar tek gjyshërit nga ana e të atit, i cili kishte ndërruar jetë prej më shumë se një viti për shkak se ishte përfshirë në një aksident rrugor. Por gjyshërit kishin një tjetër plan.

Rexhep dhe Ile Gjuni e kishin marrë fëmijën, si zakonisht, por nuk e kanë kthyer tek e ëma. Pasi është marrë në pyetje nga Policia, të moshuarit pretenduan se djalin e kishin lënë tek të afërmit e tyre në Kukës, por i mituri nuk është gjetur në qytetin verior. Nëna ka kryer denoncimin, pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht sa herë kërkon që ta takonin, ndaj nuk gjen dot shkakun e rrëmbimit të të birit.

"Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga Policia që të më gjejë djalin. Nuk e di pse ka ndodhur e gjithë kjo pasi unë nuk e kam penguar kurrë fëmijën që të shkonte dhe të takonte gjyshërit e tij,"-ka deklaruar nëna e të miturit. 

Ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit, por nuk dihet se nga cila pikë kufitare ka dalë. Policia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet i mituri./ZËRI

Poll

MOS HUMB