LIVE UPDATES

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon. Socialisti: Rimendo ofertën. Beleri: Hap shkollën greke

➤ Vangjel Tavo do të jetë kryetari i ri i Bashkisë Himarë. ➤ Tavo ka fituar me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. ➤ Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%. ➤ Pas shpalljes së rezultatit mëngjesin e sotëm, Tavo shprehu falenderimet për të gjithë ata që e votuan, duke përsëritur "ofertën" e tij për Gjikurinë. Për të duket se është ende "i hapur" vendi si nënkryetar. ➤ Një mesazh urimi erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama. ➤ Në zgjedhjet e djeshme lokale, pjesëmarrja ishte 37.69 %, ose e thënë ndryshe, votuan 8678 persona nga gati 23 mijë me të drejtë vote.

14 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Tavo-Gjikurisë: Më urove në telefon dhe më akuzove në Facebook! Rimendoje ftesën time ose suksese në Amerikë

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Vangjel Tavo

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Vangjel Tavo ka zbuluar se rivali i tij nga Opozita Petro Gjikuria, e ka telefonuar pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve për ta uruar për fitoren. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Tavo shkruan se për këtë arsye është ndjerë i keqardhur kur ka parë postimin e Gjikurias me akuzat për votat në Himarë. Tavo i kërkon kandidatit të Opozitës që ta rimendojë edhe njëherë ofertën e tij për ta qeverisur bashkë Himarën, ose të largohet i qetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vendlindjen, sipas tij, do ta lërë në duart e sigurta. Përsa u përket akuzave për mohimin e votës për qytetarët që u kishte skaduar karta e identitetit, Tavo thotë se ata kanë qenë votues të të dyve dhe kurrsesi nuk kanë nga ta dinë si do ta ndryshonin rezultatin. 

Postimi i Tavos:

I dashur Petro, Sot Himara kishte një arsye të madhe për t’u gëzuar sepse ishte ajo fituesja e 4 gushtit, sikurse edhe unë e kisha dhe e kam zemrën plot nga mesazhet e pafundta të urimeve nga shumë e shumë banorë të Himarës, e mbështetës brenda e jashtë vendit. Por, një shkëndijë më shumë e këtij gëzimi ishte edhe telefonata juaj e urimit e para pak orëve. E vlerësova shumë dhe e pranova sinqerisht si një akt qytetarie dhe si sjellje e një njeriu me mendësi të hapur perëndimore, por, pa e mohuar, e prita edhe me shpresën se po më telefonoje për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit. Por, pritshmëria ime e lartë ndaj teje zgjati vetëm pak e tani jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike.

Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën.
Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht. Prandaj i dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të mos largohesh andej nga erdhe, po të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim, në pozicionin e nënkryetarit të bashkisë. Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duart të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Sinqerisht
Vangjel Tavo

Pak orë më parë, Kandidati i Opozitës për Bashkinë Himarë, Petro Gjikuria u shpreh se nuk do ta ndalë me kaq betejën për Himarën. Në një reagim, Gjikuria shkruante se Vangjel Tavo do t'i shërbejë interesave të kryeministrit Edi Rama. Ai shkruan në postim se Partia Socialiste e fitoi Bashkinë Himarë pasi transformoi listën e zgjedhësve dhe nuk lejoi të votonin qytetarët me kartat e identitetit të skaduara. 

 

10 MUAJ ME PARE

Beleri kërkesë nga burgu Tavos: Hap një shkollë greke në Himarë

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Himarës që nuk arriti kurrë të betohej pasi u arrestuar ka bërë një kërkesë kundrejt kryebashkiakut më të ri, Vangjel Tavo. Në një status të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Beleri shkruan se në Himarë duhet hapur një shkollë minoritare greke. Gjithashtu, gati 35 vite pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Beleri thotë se duhet mundësuar kthimi i titujve të pronësisë kundrejt pronarëve të ligjshëm.

Statusi i plotë i Fredi Belerit

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme lë një shije të hidhur, sepse duket se i bën padrejtësi betejës që ne himariotët kemi bërë gjithë këto vite për të marrë sërish në dorë fatin e vendit tonë.Por nuk është kështu. Përkundrazi! Rezultati i djeshëm konfirmon edhe një herë se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri linçon dhe përçan me forcën e pushtetit të pakontrolluar. Fakti që ne patëm përsëri mbështetjen e atyre qytetarëve që na besuan para pesëmbëdhjetë muajsh, pavarësisht burgosjes time paligjshme dhe taktikave të shantazhimit, pavarësisht transferimit të votuesve të partisë socialiste, pavarësisht ndryshimit të rregullave në mënyrë që shumë nga bashkatdhetarët tanë të mos votojnë, e kështu me radhë shumë gjëra të tjera të vogla e të mëdha, tregon se himariotët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë. Në fund të fundit, kjo është traditë e vendit tonë dhe ne do t’i qëndrojmë besnikë. Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh krenarinë time për kontributin e secilit prej jush që mori pjesë në këtë betejë, edhe pse rezultati ishte i paracaktuar. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Petro Gjikurinë, i cili nuk ngurroi të linte Amerikën dhe erdhi për të dhënë kontributin e tij për Himarën.

Sot ka lindur një realitet i ri, por ne jemi mësuar të ecim në monopate të vështira. Himara, në historinë e saj, u ka bërë ballë kërcënimeve ekzistenciale shumë më të mëdha sesa kërcënimet e zotit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe ne jemi ende këtu, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Me një mijë e një vështirësi kemi arritur të parandalojmë tjetërsimin e plotë të popullsisë sonë dhe të mbrojmë pasuritë tona kundër krimit të organizuar, neglizhencës shtetërore dhe obsesioneve nacionaliste. Por e gjithë kjo nuk do të kishte kuptim pa popullin tonë. Duhet ta mbajmë rininë në vendin tonë dhe Bashkia e Himarës të arrijë në një nivel të lartë ekonomik duke shfrytëzuar kapitalin gjigant të pasurisë sonë natyrore, me politika të qëndrueshme për zhvillimin e prodhimit vendas dhe turizmit. Me pak fjalë, kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm. Kjo do të jetë busulla jonë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe masa që do të përcaktojë qëndrimin tonë ndaj Vangjel Tavos. Çfarëdo që është e mirë për vendin, ne do ta mbështesim atë. Në fund të fundit si mysafir do ta trajtojmë, sepse ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme. Unë do të vazhdoj të luftoj, jo vetëm nga Brukseli dhe Athina, por në radhë të parë nga vendi im, Himara. Dhe jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja.

Fredi Beleri
Kryetari i zgjedhur i bashkise Himare 2023
Eurodeputet

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Humbi përballë Vangjel Tavos, Gjikuria reagon pas 12 orësh: Beteja vazhdon! Fituan sepse transformuan listën e zgjedhësve

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Petro Gjikuria

HIMARË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë Himarë, Petro Gjikuria thotë se nuk do ta ndalë me kaq betejën për Himarën. Në një reagim, 12 orë pas daljes së rezultatit, Gjikuria thotë se Vangjel Tavo do t'i shërbejë interesave të kryeministrit Edi Rama. Ai shkruan në postim se Partia Socialiste e fitoi Bashkinë Himarë pasi transformoi listën e zgjedhësve dhe nuk lejoi të votonin qytetarët me kartat e identitetit të skaduara. 

Reagimi i plotë:

Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.
Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

 

10 MUAJ ME PARE

PROFIL- Fatkeqësi, debate...dhe shumë akuza/ Kush është Vangjel Tavo, gjithmonë pranë minoritarëve grekë

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Vangjel Tavo

HIMARË- Vangjel Tavo do të jetë kryebashkiaku i Himarës për 3 vitet e mbetura, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Një post që nuk e ka mbajtur kurrë deri më tani, pavarësisht karrierës së tij prej gati 3 dekadash në politikë. Prej kohësh "pushim" nga politika, Tavo është rikthyer edhe njëherë si një faktor i rëndësishëm për socialistët, të cilëve do t'u shërbejë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por kush është Vangjel Tavo?

ZËRI ka përgatitur një profil të shkurtër për të në politikë dhe jo vetëm...

Tavo ka lindur në një fshat afër Gjirokastrës, më 17 dhjetor 1969 dhe zona e tij elektorale më mbështetëse në votime njihet ajo e Dropullit. Në aspektin profesional, Tavo ka mbaruar me rezultate të larta në degën e Mjekësisë, kurse më pas u specializua për Gjinekologji. Angazhimi i tij i parë në politikë ishte me Partinë Socialiste që prej vitit 1996 në Gjirokastër krahas kryesocialistit Fatos Nano, por u largua së bashku me Ilir Metën kur u krijua Lëvizja Socialiste për Integrim. 

Me LSI, jo vetëm mori mandat deputeti, por gjatë viteve 2012-2013 Tavo shërbeu edhe si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin. Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës. Ai kandidoi edhe më 25 prill 2021, por nuk mundi të fitonte mandatin si deputet. LSI-në, zyrtarisht e la në vitin 2022, kur edhe u zëvendësua nga Krenar Kulla si drejtues politik i qarkut. Megjithatë ka qenë tejet aktiv në zonën e tij elektorale. Që nga angazhimi i tij në politikë, ai ka pasur një influencë të njohur mes minoritetit grek, sidomos në fshatrat e Gjirokastrës. Madje herën e fundit, ai doli publikisht kundër vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, ku mori pjesë edhe në varrimin e tij. 

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Tavo në varrimin e Kaçifasit

Madje, më 29 tetor, Vangjel Tavo akuzoi policinë shqiptare për vrasjen e ekstremistit Kostandinos Kaçifas, duke thënë se ai nuk donte të vriste askënd, por ishte duke mbrojtur kauzën si misionar i interesit të kombit të tij (grek).

"Po, po e besoj dhe e kuptoj dhimbjen! Nese do të donte ta bënte, do ta kishte bërë. Kaçifas nuk donte të vriste njeri. Nuk di çfarë të them... Të vetmen gjë që dua, të bëj thirrje të vijë trupi i djalit në shtëpi. Sa më shpejt!", u shpreh Tavo. Por, një vit më vonë, në përvjetorin e vrasjes së Kaçifasit, ra në sy edhe mungesa e ish-deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. 

PËRPLASJET ME RAMËN

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Edi Rama dhe Vangjel Tavo

Por edhe pse garoi nën siglën e Partisë Socialiste, kjo nuk do të thotë që Tavo i ka pasur gjithmonë punë "vaj" me kreun e qeverisë. Për gjithë çfarë ka ndodhur janë kujdesur mediat e opozitës që të nxjerrin çdo deklaratë kundër që Tavo ka bërë ndaj Ramës. 

Akuzat e Tavos më 27 prill 2021

Vangjel Tavo, i pari në listën e LSI-së në Gjirokastër, reagoi pasi kjo forcë nuk mundi të sigurojë as edhe një mandat në këtë qark në zgjedhjet e 25 prillit. Me një postim në "Facebook", Tavo tha se garoi në kushte të pabarabarta dhe pati blerje votash deri në 500 euro, duke shënjestruar kështu Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën.

"Ju kam shërbyer me të gjithë zemër dhe kjo ka qenë kënaqësia më e madhe në jetën time publike. Siç jeni dëshmitarë, kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta. Ky nuk është aspak justifikim, por një fakt dhe një realitet që u pa dhe nga vetë ju. Në këto kushte të pabarabarta rrjedhimisht fitorja elektorale ishte e vështirë për t’u arritur. Flitet për 500 euro, është rritur çmimi. Tashmë lekët e akumuluara nga hashashi vitet e kaluara e kanë bërë të vetën dhe do të harxhohen. Unë u them njerëzve që t’i marrin lekët se të vjedhura janë apo lekë droge, por votat t’i hedhin aty ku mendojnë. Lekët e vjedhura më mirë t’i kenë të varfrit se ata që i kanë,"- denoncoi ai.

Përplasja e prillit 2021

Më 8 prill 2021, gjatë fushatës elektorale, kur Edi Rama përuroi rikonstruksionin e Kishës së Shën Marisë në Dropull, Vangjel Tavo në atë kohë deputet i LSI-së, sulmoi Edi Ramën.

"O i paudhë, o i pamoral, o i padinjitet, o i pafe! Je panikosur për humbjen e pritshme dhe po bredh nëpër varreza, duke gënjyer dhe të vdekurit, por koha e regjimit tënd ka mbaruar,", u shpreh Tavo ndaj Ramës.

Nuk mungoi edhe një koment nga kreu i qeverisë, i cili tha: Vangjo tepsixhiu i baba Likes dhe doktore Monës, kujton se do blejë përsëri vota me zarfe e presione greke në Dropull.

E shumë e shumë përplasje të tjera. 

Si nisi të përflitej emri i tij?

E gjithë "loja" u hap nga mediat greke që raportuan se 3 ishin emrat që Rama po i mendonte për Himarën. Mes tyre edhe Vangjel Tavo. Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull çështjes së zgjedhjeve në Himarë. Media helene shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama, pas arrestimit të Jorgo Goros, ka pirë një kafe me ish-deputetin Vangjel Tavo dhe i ka propozuar atij që të bëhet kryebashkiak i Himarës. Tavo nga ana e tij ka thënë se e pranon propozimin, nëse pala greke është dakord. Ai po ashtu i ka sqaruar Ramës se nëse bëhet kryebashkiak i Himarës, nuk do prekë pronat greke. 

Në një prononcim për ZËRI, asokohe ish-deputeti Vangjel Tavo e mohoi lajmin duke u shprehur se nuk kishte asnjë informacion lidhur me atë që raportohej. 

“Nuk kam asnjë informacion. E kam parë si lajm para ca ditësh nga po e njëjta gazetë dhe e shikoj përsëri sot. Faleminderit”, u shpreh Tavo.

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Edi Rama dhe Vangjel Tavo

Në mars, Vangjel Tavo është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama si prefekt i qarkut të Vlorës, duke zëvendësuar në këtë post Flamur Mamajn. Një lëvizje kjo jo e panjohur që vetëm sa konfirmoi atë që do të vinte; zyrtarizimin e Tavos si kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale nën siglën e PS-së. Edhe më herët, në zona të “vështira”, Partia Socialiste ka vepruar po njësoj, fillimisht kandidatin e ka caktuar në postin e prefektit dhe më pas, e ka shkarkuar për ta vendosur si kandidat zyrtar. Kështu që kandidimi i tij ishte thjesht çështje formaliteti. 

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Ilir Meta dhe Vangjel Tavo

Kandidimin e tij nën siglën e PS, e komentoi edhe Ilir Meta. I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për mediat nëse do e shkarkonte Vangjel Tavon nga funksionet e tij në strukturat e Partisë së Lirisë, Meta nuk dha një përgjigje konkrete, por nuk e kurseu ironinë me prefektin e Vlorës.

“E përqafoj mikun tim Tavo. Ka bërë zgjedhjen e tij. Po të më kishte pyetur nuk do ja kisha rekomanduar, do i thoja më mirë prefekt në Tiranë, por ai nuk më pyeti. Për çështje statutore dhe organizimi kemi zotin Rexhep Ballmi. Tavo është prefekt i zotit Rama, unë i uroj suksese në këtë detyrë. Pa ma kërkuar ai unë e bëra ministër, Rama e vlerësoi më shumë e bëri prefekt,”- deklaroi me ironi Ilir Meta.

JETA PERSONALE

Vetëm pak muaj më parë, një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, i ka marrë jetën vajzës së madhe të Tavos, Evës. Ka qenë vetë ish-deputeti Tavo.Eva Tavo, 24-vjeç humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Maqedoninë e Veriut në datën 29 Nëntor. Eva disa vite më parë kishte humbur dhe të ëmën, ndërsa Tavo ka lidhur sërish kurorë dhe është bërë prind sërish i një vajze, me të cilën shkoi në ditën e votimit.

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Vangjel Tavo dhe e bija

TAVO NË SPAK

"Mallkimi" i zyrtarëve socialistë e ka ndjekur edhe Tavon. Me 4 qershor, ai është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Tavo është marrë në pyetje për rreth një orë nga Prokurorët e Posaçëm. Teksa u pyet nga gazetarët në dalje të SPAK, mbi arsyen që ishte thirrur për t’u marrë në pyetje, Tavo tha se lidhej me një kallëzim të bërë në vitin 2021.

"Isha si person në dijeni për një kallëzim. U pyeta për një kallëzim që kam bërë në 2021", ka thënë Tavo shkurtimisht për mediat. 

Megjithatë pavarësisht gjithçkaje, ai zgjodhi që të rikthehej në politikë, kësaj here larg vendlindjes së tij, Gjirokastrës, por sërish pranë minoritetit grek./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Tavo fiton Himarë, vjen reagimi i PARË nga PD, Berisha: Grabitje! Me Ramën s'ka zgjedhje

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas përfundimit të zgjedhjeve në Himarë që sollën fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Vangjel Tavon. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në zgjedhje ishte mobilizuar në shkelje të ligjeve i gjithë potenciali i shtetit. Ndaj edhe opozita nuk mundi dot të fitonte edhe njëherë Bashkinë e Himarës.

Sali BerishaGrabitja e radhës! Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo. Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral. Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. O sot o kurrë!

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Petro Gjikuria "zhgënjim" në fshatrat e Himarës, në Tërbaç mori vetëm...7 vota! (Krahasimi me Belerin)

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Foto ilustruese

TIRANË- Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet në Himarë, madje me rezultat të thellë! Kjo sipas të dhënave që ka mundur të mbledhë ZËRI nga qendrat e votimit, në disa prej fshatrave të zonës së Himarës. Siç duket edhe nga rezultatet e numërimit të votave, Tavo ka fituar bindshëm me më shumë se 90 përqind diferencë. Madje në disa fshatra, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Petro Gjikuria ka marrë vetëm disa dhjetra vota që nuk e kanë 'ndihmuar' për të marrë fitoren që parashikoi vetë. 

Më keq nga të gjitha zonat, Gjikuria ka dalë në Tërbaç, ku ka marrë vetëm 7 vota! Ndërsa më shumë vota ka marrë në Vranisht, gjithsej 72. Por edhe aq sa ka marrë, nuk i kanë mjaftuar për ta bërë kryebashkiakun e radhës, pasuesin e Fredi Belerit në krye të Himarës. 

REZULTATI I NUMËRIMIT TË VOTAVE: 

4592- Vranisht+Kalarat 32 (BF) 213 (PS)
4593-Vranisht shkolla 40 (BF) 147 (PS)
4595- Bolene 28 (BF) 196 (PS)
4598- Tërbaç 7 (BF) 330 (PS)
4599- Kuç 23 (BF) 127 (PS)
4600- Kuç Qendër 11 (BF) 148 (PS)

Edhe Beleri nuk "shkëlqeu" në asnjë prej këtyre zonave, por diferenca mes votave, ishte më e mirë, ndaj edhe siguroi fitoren edhe nga burgu. ZËRI ka marrë të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për votimet e 14 majit 2023 për të bërë krahasimin me rezultatet e somte.

14 Maj 2023, votat për Belerin

4592- Goro 185 vota, Beleri 42 vota
4593-  Goro 111 vota, Beleri 49 vota
4595- Goro 164 vota, Beleri 33 vota
4598- Goro 225 vota, Beleri 15 vota
4599- Goro 120 vota, Beleri 33 vota
4600- Goro 137 vota, Beleri 19 vota

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Mediat greke të ashpër me humbjen e Gjikurisë: Fitoi Rama! Tavo kërcënoi qytetarët (Grekët të lumtur)

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

ATHINË- Zgjedhjet e pjesshme në Himarë u panë në lupë edhe nga mediat greke. Dje, gjatë procesit të votimit për kryebashkiakun e Himarës, mediat greke raportuan në çdo moment, por edhe sot nuk e lanë pa "komentuar" fitoren e Vangjel Tavos. 

“Protothema”, në artikullin e saj shkroi se kjo ishte një ‘fitore e Ramës’ dhe jo e popullit dhe vullnetit të lirë. Media fqinje ka raportuar në mënyrë të ashpër këtë fitore, duke thënë se qytetarët u kërcënuan nga Tavo për të votuar për ta. Sipas tyre, ky ishte një plan i qeverisë së Ramës, për të penguar fitoren e Gjikurisë dhe himariotët.

“Kandidati i mbështetur nga minoriteti grek, Petro Gjikuria, në deklaratën e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor, ftoi kundërshtarin e tij, Vangelis Tavo, të bashkëpunonte për Bashkinë e Himarës. “Unë do të jem fituesi, nëse doni të punoni për mua, jeni të mirëpritur. Jam i sigurt se banorët e Himarës më besuan”, kishte deklaruar ndër të tjera Ghikuria. Gjithashtu, Gjikuria akuzoi anëtarët e qeverisë shqiptare se po tentonin të frikësonin anëtarët e minoritetit, por siç tha ai kërcënimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Himariotët treguan se nuk kanë frikë dhe pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe dhe kjo tregon se nuk e ulën kokën”, raporton “Protothema”, duke akuzuar PS se “kërcënoi” qytetarët.

Po të njëjtën linjë të ashpër mbajtën “Kathimerini” dhe “Zougla”, ato raportojnë se procesi zgjedhor u ndryshua në favor të fitores së Ramës. “Megjithatë, procesi zgjedhor u zhvillua mes ankesave nga diaspora greke për një përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor, për llogari të regjimit të Ramës”, shkruan “Zougla” dhe “Kathimerini”.

Ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat e huaja, opinion publik i grekëve shprehet se nuk i intereson se kush fiton. Sipas tyre, për ta nuk ka rëndësi kush fitoi zgjedhjet pasi të dy kandidatët i përkisnin minoritetit grek.

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Komentet e grekëve në 'Protothema'
Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Komentët e grekëve në 'Protothema'
Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Komentët e grekëve në 'Protothema'

*komentet e tyre janë përkthyer automatikisht nga faqja e medias greke

Grekët shprehen se zgjedhjet ishin të drejta dhe të dy kandidatët morën pjesë në numërim dhe se nuk duhet të ngriheshin akuza dhe të bëheshin komente kundër Tavos. Madje vlerësuan edhe faktin se Tavo i ofroi postin e nënkryetarit të Bashkisë, Petro Gjikurisë në mënyrë që të dy të punojnë së bashku për interesat e qytetarëve, dhe kjo nuk i bën zgjedhjet e manipuluara.

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

“Nuk ka festë”, socialistët nuk e “dëgjojnë” Tavon, hedhin fishekzjarre për fitoren e Himarës

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Socialistët duke festuar

HIMARË- Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet e pjesshme në Himarë. Rezultati është shpallur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit. Tavo fitoi kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, me një diferencë prej 1400 votash.

Tavo së bashku me socialistët e tjerë ka qëndruar në sallë gjatë numërimit të votave dhe e mirëpriten rezultatin e fitores së bashku. Ai e festoi rezultatin me socialistët dhe me njerëzit e tjerë që e mbështetën, duke shtrënguar duart dhe duke shkëmbyer përqafime.

Ndërsa, sipas pamjeve të mëposhtme, socialistët e tjerë u mblodhën së bashku për të festuar fitoren duke hedhur fishekzjarre, pavarësisht kërkesës së Tavos, i cili tha se nuk do të ketë festë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

"1600+, hajde urime!"/ Klosi "vulosi" fitoren e Tavos, festë e përqafime tek socialistët në Himarë

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Pamjet nga festa

HIMARË- "1600+, hajde urime!,"-këto ishin fjalët e drejtuesit politik, Blendi Klosit që "vulosën" fituesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Himarë. Teksa numëruesit kalonin në skaner votat e fundit, në dhomë kishte pllakosur qetësia deri në momentin që foli Klosi.

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Vullnet Sina, Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi

Më pas në sallë nisi festa me brohoritje, duartrokitje dhe përqafime në sallë, ku Tavo përshëndeti mbështetësit e tij. Në sallë me të ishin Klosi, por edhe deputeti i qarkut të Vlorës, Vullnet Sina.

Edhe pse Tavo tha në fjalimin e tij të parë si kryebashkiak se festë nuk do të ketë, mbështetësit nuk i janë bindur, duke dalë në rrugë e duke hedhur fishekzjarrë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Me duar në kokë dhe duke pirë puro, sekretari i OMONIA-s në shfaqet i mërzitur pas fitores së PS në Himarë

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Marin Suli

HIMARË- Humbjen e Petro Gjikurisë, Marin Suli nuk e ka pritur mirë! Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s dhe njëherazi kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli është fotografuar i mërzitur pas fitores së Partisë Socialiste në Himarë. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, Suli shihet i vetmuar duke pirë puro e me duar në kokë. 

Mesa duket ka pritur që fituesi të jetë kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Petro Gjikuria. Në zgjedhjet që u mbajtën dje në Bashkinë e Himarës, fitues me më shumë se 1400 vota diferencë u shpall Vangjel Tavo./ZËRI/

10 MUAJ ME PARE

Vangjel Tavo priti vendimin final! Ku ishte kandidati i opozitës teksa numëroheshin votat e Himarës

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Petro Gjikuria

HIMARË- Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet e pjesshme në Himarë. Rezultati është shpallur sot rreth orës 7.00 të mëngjesit, teksa socialistët ishin në sallë dhe prisnin zyrtarizimin e leximit të votave, por kundërshtari i tyre, jo! Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" ka qëndruar në sallë deri rreth orës 4.00 të mëngjesit, e në momentin kur e pa se diferenca e votave mes tij dhe Tavos po thellohej, u largua.

Për orët e mbetura, ai zgjodhi që të mos ishte më i pranishëm në numërimin e pjesës tjetër të votave. Deri më tani, nuk ka bërë asnjë deklaratë për humbjen./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Fjala e parë si kryebashkiak, Vangjel Tavo: E prisja fitoren, e parashikova diferencën. Gjikuria me mua në Bashki

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Vangjel Tavo

HIMARË- Vangjel Tavo ka mbajtur një fjalë të shkurtër para mediave si i sapozgjedhur në postin e kryebashkiakut të Himarës. Në një prononcim të shkurtër për median, Tavo falenderoi të gjithë himariorët që votuan duke i garantuar se nga sot do të nisë punën për zgjidhjen e problemeve të himariotëve pa dallim bindjesh politike. Edhe njëherë bëri thirrje që kundërshtari i tij këto zgjedhje, Petro Gjikuria, të pranojë ofertën e tij për t'u bërë nënkryetar i Bashkisë, në të kundërt paralajmëroi se ka opozitarë të tjerë që i janë afruar për postin.

PRONONCIMI I PARË SI KRYEBASHKIAK: 

Vangjel Tavo: Sot fitoi Himara, fituan himarjotët, dua të falenderoj banorët e njësisë Himarë për durimin që patën të na dëgjonin gjatë fushatës dhe për besimin që patën duke na votuar dhe besuar një mandat. Që sot fillojmë punën për të gjithë ato që i kemi premtuar banorëve. Që sot të bashkuar të gjithë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë për Himarën e bashkuar dhe pa probleme. Të gjithë të bashkuar! Që të jem i sinqertë e prisja një fitore të tillë, e kam deklaruar se diferenca do të jetë mbi 1000. Pikë së pari do të vazhdojmë punën që po bën bashkia për turizmin. Krahas turizmit dhe me problemet e tjera. Padyshim që oferta për Gjikurinë ka qenë e sinqetë dhe vazhdon të jetë e tillë. Zoti Gjikuria nëse nuk do të largohet për në Amerikë është i mirëpritur të jetë nënkryetari i Bashkisë. Bashkia ka nevojë për të gjithë, problemet dhe Himara nuk kanë ngjyrë. Nëse Gjikuria largohet në Amerikë, ka shumë kërkesa nga opozita. Festë nuk ka, mos prisni, do të vazhdojmë punën. PS ka shumë elementë që mund ta fitonin Himarën, unë jam socialist që në vitet e mia të fëmijërisë, ne na besuan jo vetëm socialistët dhe presin nga ne. 

Zoti Klosi jeni dakord me ofertat e Tavos?

Klosi: Sot është dita e Vangjelit dhe t'ja lëmë gjithë kamerat atij. 

Ka pasur xhelozi mes socialistëve në Himarë për ofertën që i keni bërë Gjikurisë?

Vangjel Tavo: Ky mendim i imi ekziston tek gjithë kolegët socialistë në Bashkinë e Himarës. Biles, nënkryetarët aktualë më kanë thënë jemi gati të largohemi nëse ndodh kjo, sepse e kemi të nevojshme. Faleminderit edhe kryeministrit dhe zotit Klosi për besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, kryeministri Rama: Spektakolare

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim të pazakontë për fitoren e Vangjel Tavos në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura në Himarë. Në postimin e bërë në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka hedhur nëj video ku në fillim si ai dhe Tavo shfaqen si statuja guri dhe më pas kthehen në normalitet. Urimi për fitoren shoqërohet dhe me vargjet e këngës labe: Bini ju o cula, bini ju longarë.

"MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë,"-shkruan Rama në urimin e tij. 

POSTIMI I RAMËS:

10 MUAJ ME PARE

Numërimi përfundoi! Vangjel Tavo fiton bashkinë e Himarës

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.
Foto ilustruese

HIMARË- Numërohen 25 kuti nga 36 që ka Bashkia e Himarës. Sipas rezultatit zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kryeson Vangjel Tavo me 3492 vota.

Vangjel Tavo, kryebashkiaku i ri i Himarës! Gjikuria: Beteja vazhdon.

Ndërkohë që Petro Gjikuria ka marrë  2206 vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB