Më shumë

Dalai Lama feston 90-vjetorin: Mbështetje globale mes përplasjes me Kinën për pasardhësin

Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve dhe një nga figurat më të respektuara në botë, festoi të dielën 90-vjetorin e lindjes, një moment që ngjalli mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, por edhe tensione me Kinën për çështjen e pasardhësit të tij.

f.g
Dalai Lama feston 90-vjetorin: Mbështetje globale mes përplasjes me
Dalai Lama

Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve dhe një nga figurat më të respektuara në botë, festoi të dielën 90-vjetorin e lindjes, një moment që ngjalli mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, por edhe tensione me Kinën për çështjen e pasardhësit të tij. Reagime ka patur dhe jashtë Pekinit zyrtar. Kryeministri indian Narendra Modi u shpreh me tone të forta në mesazhin e tij:

“Ai ka qenë një simbol i qëndrueshëm i dashurisë, dhembshurisë, durimit dhe disiplinës morale,” tha Modi.
“I bashkohem 1.4 miliardë indianëve në urimet më të përzemërta për Shenjtërinë e Tij në këtë ditë të shënuar.”

Mbështetja publike e Indisë është veçanërisht domethënëse, pasi India dhe Kina janë rivalë të fortë në rajon.

Marrëdhëniet e tyre janë përpjekur të normalizohen pas përplasjes kufitare të vitit 2020, por Dalai Lama mbetet një pikë e ndjeshme në këtë raport. Vetëm disa ditë para përvjetorit, autoritetet kineze këmbëngulën se Pekini do të ketë fjalën e fundit për pasuesin e Dalai Lamës, një deklaratë që thellon edhe më shumë mosmarrëveshjet për kontrollin mbi Tibetin.

Ndërkohë, Dalai Lama ka deklaruar qartë se vetëm zyra e tij në Indi ka autoritetin për të identifikuar reinkarnimin e ardhshëm, duke e refuzuar çdo përpjekje për ndërhyrje nga Kina. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, në një deklaratë të lexuar gjatë festimeve në Indi, tha:

“SHBA është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tibetianëve.
Ne mbështesim përpjekjet për të ruajtur trashëgiminë e tyre kulturore, gjuhësore dhe fetare – përfshirë të drejtën për të zgjedhur dhe nderuar udhëheqësit shpirtërorë pa ndërhyrje.”
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, një tjetër figurë që sfidon politikisht Pekinin, shtoi:

“Shembulli i Dalai Lamës rezonon me të gjithë ata që vlerësojnë lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.”

Poll

MOS HUMB