Më shumë

Rrebeshe shiu dhe stuhi, si do të jetë moti sot

Më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale.

I.F
Rrebeshe shiu dhe stuhi, si do të jetë moti sot
MOTI SOT

TIRANË- Moti sot në vendin tonë do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë; që në orët e para të mëngjesit; më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin duke sjellë vërshime të përkohshme si edhe përmbytje në Ultësirën Perëndimore. Pritet rënie intensitetit të shirave vetëm gjatë natës vonë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB