Më shumë

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në zonat malore priten reshje dëbore.

F.I
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësiravë të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Në zonat malore priten reshje dëbore. Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet e dendura të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar. Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -2 °C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi.

Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s./ZËRI

Poll

MOS HUMB