TIRANË- Sot akrepat e orës u kthyen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës më 26 tetor ndodhi në orën 03:00, kur akrepat u zhvendosën në orën 02:00, duke na dhënë mundësinë të flemë një orë më shumë. Kështu, në mëngjes do të flemë një orë më shumë, por mbrëmjet do të vijnë më herët, pasi do të errësohet më shpejt.
Të gjitha pajisjet dixhitale përditësohen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge. Ky ndryshim i orës qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur kthehet ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore.
Ndryshimi i orës dhe debati për ta hequr
Prej disa vitesh, në Europë ka pasur shpesh diskutime për aplikimin e vetëm një ore përgjatë gjithë vitit, por deri tani pa rezultat. Në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi të ndalohej ndryshimi gjashtëmujor i orës, duke u bazuar në rezultatet e një konsultimi publik. Një vit më pas, Parlamenti Evropian mori vendimin, por ndryshimi i orës u la në dorë të vendeve anëtare. Më pas, për shkak të pandemisë, gjithçka mbeti pezull. Në qendër të debatit qëndron vështirësia për të balancuar kursimin ekonomik me zakonet shoqërore dhe personale të secilit prej nesh.
Jo i gjithë planeti e ndryshon orën
Ata që e kundërshtojnë fort ndryshimin e orës duhet të dinë se ka të paktën dy vende në botë që nuk e ndjekin këtë praktikë: Arizona dhe Haëaii. Arizona e mori këtë vendim në vitin 1968, duke përmendur nxehtësinë ekstreme të verës dhe kursimet e papërfillshme të energjisë, ndërsa Haëaii, për shkak të afërsisë me ekuatorin dhe ndryshimit të vogël të dritës së ditës gjatë gjithë vitit, nuk e miratoi kurrë këtë praktikë. Në Europë, nga ana tjetër, debati për heqjen e ndryshimit të orës ka vite që vazhdon, por ende pritet vendimi përfundimtar./ZËRI