Më shumë

Plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit

Nëse e shtuna do të sjellë reshje lokale shiu, të dielën moti parashikohet të jetë i kthjellët

E.K
Plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit
Moti me re

TIRANË- Këtë fundjavë të fundit të Tetorit, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Për ditën e sotme moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura.

Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas moti do të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Ndërkohë për ditën e diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.

Poll

MOS HUMB