Më shumë

Temperatura deri në 18 gradë Celsius, si do të jetë moti sot

Moti sot parashikohet të jetë i kthjellët, pa reshje në të gjitha qarqet e vendit

E.K
Temperatura deri në 18 gradë Celsius, si do të jetë moti sot
Moti sot

TIRANË- Moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të mbizotërojë sot në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite, kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor, por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët./ZËRI 

Poll

MOS HUMB