Më shumë

Temperatura të larta në të gjithë vendin, si do të jetë moti sot

Temperaturat maksimale do të arrijnë 27 gradë Celsius

E.K
Temperatura të larta në të gjithë vendin, si do të
Moti sot

TIRANË- Vendi ynë ditën e sotme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të cilat do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobta shiu kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 25°C
në zonat e ulëta 12 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB