Më shumë

'The New York Times': Macet pjesë e terapisë së të burgosurve

Zyrtarët e burgut kuptuan diçka tjetër, macet nuk ishin të mira vetëm për problemin e minjve, por edhe për të burgosurit.

f.t
'The New York Times': Macet pjesë e terapisë së të
pamje nga ngjarja

SHBA- Macet janë një nga kafshët shtëpiake më të preferuara dhe janë bërë miqtë më të mirë të njeriut. Por nuk do ta kishim menduar se ato mund të ishin shoqërueset më të afërta edhe për të burgosurit. 

"Ajo që të gjithë mund të bien dakord, përfshirë ata që kanë jetuar ose punuar në burgun më të madh të Kilit, është se fillimisht këtu kishte vetëm mace", sipas “The New York Times”.

Në shkrim thuhet se për disa dekada, ato kanë ecur përgjatë mureve të larta të burgut, kanë bërë banjo dielli në çatinë e metalit dhe janë shpërndarë mes qelive të mbushura me 10 burra secila. Macet vazhduan të shumoheshin në qindra. Zyrtarët e burgut kuptuan diçka tjetër, macet nuk ishin të mira vetëm për problemin e minjve, por edhe për të burgosurit.

“Ato janë shoqërueset tona”, tha Carlos Nunez, një i burgosur.

'The New York Times': Macet pjesë e terapisë së të
PAMJE NGA BURGU

Ndërsa kujdesej për mace të shumta gjatë dënimit të tij 14-vjeçar, ai zbuloi thelbin e tyre të veçantë, krahasuar me një shok qelie apo edhe një qen.

“Një mace të bën të shqetësohesh për të, ta ushqesh, të kujdesesh për të, t’i kushtosh vëmendje të veçantë. Kur ishim jashtë dhe të lirë, nuk e bënim kurrë këtë. Ne e zbuluam atë këtu”,- tha ai.

I njohur thjesht si “Pena”, burgu kryesor 180-vjeçar në Santiago, në Kili ka qenë prej kohësh i njohur si një vend ku njerëzit jetojnë në kafaze dhe macet enden të lira. Ajo që tani kuptohet më qartë, është efekti pozitiv i rreth 300 maceve të burgut tek 5 600 ”banorët” e tij.

”Prania e maceve ka ndryshuar gjendjen shpirtërore të të burgosurve, ka rregulluar sjelljen e tyre dhe ka forcuar ndjenjën e tyre të përgjegjësisë me detyrat e tyre, veçanërisht kujdesin për kafshët”, tha kujdestarja e burgut, Helen Leal González, e cila ka dy mace në shtëpi, Reina dhe Dante, dhe një koleksion me figurina macesh në tryezën e saj.

'The New York Times': Macet pjesë e terapisë së të
I BURGOSUR

Të burgosurit i adoptojnë joformalisht macet, punojnë së bashku për t’u kujdesur për to, ndajnë ushqimin dhe shtretërit e tyre dhe, në disa raste, u ndërtojnë shtëpi të vogla. Në këmbim, macet ofrojnë diçka të paçmueshme, dashurinë dhe pranimin. Programet formale për të lidhur të burgosurit dhe kafshët u bënë më të zakonshme në fund të viteve 1970, dhe pas rezultateve të vazhdueshme pozitive, ato janë zgjeruar në të gjithë botën, duke përfshirë Japoninë, Holandën dhe Brazilin. Ata janë bërë veçanërisht të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Arizona, të burgosurit trajnojnë kuaj të egër për të patrulluar kufirin e SHBA-së me Meksikën. Në Minesota dhe Miçigan, të burgosurit trajnojnë qen për të verbërit dhe të shurdhërit. Dhe në Masaçusets, të burgosurit ndihmojnë në kujdesin për kafshët e egra të plagosur ose të sëmurë.

Qentë kanë qenë kafsha më e zakonshme e përdorur nga burgjet, pasuar nga kuajt, dhe në shumicën e programeve, kafshët u sillen të burgosurve, ose anasjelltas. Në Kili, megjithatë, të burgosurit zhvilluan një lidhje organike me macet endacake që jetonin pranë tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB