Opinione

GJK 'pro" Qynos/ Adriatik Doçi: Historike! Dora dhe syri i prokurorisë s'kanë vend në burimet e gazetarit

Adriatik Doçi
GJK 'pro" Qynos/ Adriatik Doçi: Historike! Dora dhe syri i
Elton Qyno

Nga Adriatik Doçi

Një vendim historik. Dora dhe syri i prokurorisë nuk kanë vend në mjetet dhe burimet e gazetarit, por nga ana tjetër liria e medias nuk është mburojë e paligjshmërive. Burimet e gazetarit janë të shenjta. E drejtat e gazetarit për të mbrojtur burimet nuk është një privilegj, por është kolona e lirisë së shtypit.

Burimet mund të ekspozohen vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur janë shteruar të gjitha rrugët e tjera dhe mbetet opsioni i fundit, i vetmi dhe vetëm për zbulimin e një krimi të rëndë. Nuk është një vendim kundër SPAK.

Është një vendim pro gazetarëve dhe kundër ndonjë karagjozi që SPAK-un e pandeh si çiften e babës për të zgjidhur nyjet e mllefeve të brendshme. Mirënjohje për magjistratët Holta Zaçaj, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe avokatin Dorian Matlija. Kanë hyrë në histori si aleatët dhe miqtë e medias.

Poll

MOS HUMB