Politikë

Opozita e bojkotoi, deputetët e PS zhvillojnë mbledhje online dhe votojnë nga shtëpia e makina

Mes deputetëve që morën pjesë online ishin Iris Luarasi, Ardit Bido, Piro Dhimo, Ramion Kurti, Kiduina Zaka, Etleva Budini dhe Alma Selami. 

zh.ll
Opozita e bojkotoi, deputetët e PS zhvillojnë mbledhje online dhe
pamje nga mbledhja online

TIRANË- Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik është mbledhur sot, por në një formë të pazakontë. Mbledhja është zhvilluar online, pasi deputetët e Partisë Socialiste nuk ishin të pranishëm në sallë, ndërsa opozita e bojkotoi.

Mes deputetëve që morën pjesë online ishin Iris Luarasi, Ardit Bido, Piro Dhimo, Ramion Kurti, Kiduina Zaka, Etleva Budini dhe Alma Selami. 

Deputetja Luarasi e zhvilloi diskutimin nga shtëpia. Fillimisht, ajo u ndal tek protestat në Tiranë dhe sjella e të miturve dhe pjesëmarrësve në protestë. Gjithashtu, ajo foli dhe për sjelljen e punonjësve të policisë, duke theksuar se nuk kanë të drejtë të tejkalojnë ligjin.

“Prania dhe përdorimi i të miturve në protestat e dhunshme. E drejta e protestës është e shenjtë, në një demokraci, studentë përfaqësues të rinj, kanë të drejtë të ngrenë zërin, të kërkojnë më shumë nga shteti dhe nga ne. Asnjë punonjës policie po ashtu nuk ka të drejtë të tejkalojë ligjin, çdo rast të teprimit duhet të hetohet, kush ka gabuar duhet të hetohet. Kur shohim fëmijë 14-16 vjeç në vijën e parë të përplasjeve mes gurëve, molotovëve dhe gazit lotsjellës, duhet ta pranojmë se është kaluar një vijë e kuqe. Kemi parë një tentativë për t’i vënë flakën institucioneve, e bizneseve, në një skenë të tillë një fëmijë nuk duhet të jetë mburojë për askënd”, tha ajo.

Në fund, Luarasi u bëri thirrje kolegëve të opozitës që të rikthehen në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ndërkohë, deputeti Piro Dhima votoi nenet në parim nga makina, ndërsa Ardit Bido dhe një pjesë e kolegëve të tij morën pjesë nga zyrat e tyre./ZËRI

MOS HUMB