TIRANË- 'One Albania' është riktheyr sërish në qendër të vëmendjes, pasi po përballet me denoncime për mënyrën e mbledhjes së detyrimeve të prapambetura ndaj klientëve. Një skemë kjo, që rikthen shqetësimet që shoqëruan skandalin e mikrokredive në Shqipëri, ku borxhet fillestare u rënduan ndjeshëm nga kamatat, komisionet dhe kostot përmbarimore.
Por, çfarë po ndodh konkretisht me 'One'? Denoncimi i fundit vjen nga Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS), e cila bën me dije se pranë saj janë paraqitur ankesa nga qytetarë dhe biznese që pretendojnë se kanë marrë njoftime për shlyerjen e detyrimeve të vjetra ndaj kompanisë celulare One Albania.
Përmes një reagimi publik, CELS ka publikuar një thirrje drejtuar bizneseve dhe individëve klientë të One Albania, që t'u mos bien pre të saj që e cilëson, 'skemë zhvatjeje dhe detyrime fiktive'. Sipas denoncimeve në CELS, bëhet fjalë për njoftime ku klientët kërcënohen, paralajmërohen për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda 10 ditëve. CELS thekson se disa prej personave, janë klentë aktivë që pagujnë rregullisht fatura.
Shqetësimi kryesor, sipas CELS, është është mbledhja e shumave të kërkuara, por me faktin se këto detyrime mund të shoqërohen me shpenzime gjyqësore, avokatie dhe përmbarimore, duke shumëfishuar vlerën fillestare që u kërkohet qytetarëve dhe bizneseve.
THIRRJE PËR BIZNESET DHE INDIVID KLIENTË TË "ONE ALBANIA": MOS BINI PRE E SKEMAVE TË ZHVATJES ME DETYRIME FIKTIVE!
Kohët e fundit, pranë CELS – Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane, janë paraqitur raste flagrante ku biznese të rregullta dhe klientë aktivë të kompanisë One Albania po përballen me njoftime absurde nga shoqëri të mbledhjes së borxheve (si ODMC Albania).
Përmes letrave me tone kërcënuese për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda 10 ditëve, këtyre bizneseve u kërkohen shuma qesharake të mbartura (si p.sh. 1,000 Lekë të reja për çdo numër kontrate) — ndërkohë që po këto biznese janë klientë aktivë dhe paguajnë rregullisht fatura mbi 15,000 Lekë të reja në muaj për shërbime telefonie!
Kujdes, kjo është një skemë e mirëfilltë zhvatjeje përmes procedurave ligjore!
Qëllimi i vërtetë nuk është mbledhja e 1,000 lekëve, por kalimi i çështjes në mënyrë abuzive në gjykatë dhe përmbarim, për t'ju ngarkuar më pas me tarifa gjyqësore, shpenzime avokatie dhe tarifa përmbarimore që shumëfishojnë vlerën fillestare dhe bllokojnë llogaritë bankare të biznesit tuaj.
CELS JU VIHET NË MBROJTJE – ASISTENCË LIGJORE FALAS!
Nëse jeni subjekt tregtar (Biznes), jeni aktualisht klient i kompanisë One Albania me pagesa mujore mbi 15,000 Lekë (të reja) dhe keni marrë njoftime të tilla për "kalim kreditori" apo detyrime të mbartura:
Mos kryeni asnjë pagesë të nxituar që mund të konsiderohet si njohje e një detyrimi të parashkruar ose abuziv.
Na kontaktoni menjëherë! Juristët e CELS (Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane) do t'ju asistojnë FALAS me kundërshtimin ligjor zyrtar, ndjekjen e procedurave administrative dhe mbrojtjen e plotë të interesave të biznesit tuaj.