TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancën e radhës plenare pas kaosit dhe tensioneve të javës së kalua. Në rend dite janë përfshirë 12 projektligje, një akt normativ dhe tri projektvendime. Po ashtu, një nga pikat më të nxehta pritet të jetë interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar votash. Në rendin e ditës është përfshirë edhe akti normativ i qeverisë i datës 25 shtator 2026, që parashikon një shtesë në ligjin për akcizat. Në vijim, pritet të shqyrtohen edhe një sërë projektligjesh të tjera.
Sranca e kaluar u zhvillua mes tensioneve dhe përplasjeve të ashpra që çuan në kalimin e votimit direkt të projektligjeve. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe u përfshinë edhe në përplasje fizike me deputetë të mazhorancës, ndërsa pas seancës, PS kërkoi përjashtimin e tyre. Një ditë më vonë, pas kërkesës së socialistëve, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve demokratë: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri./ZËRI