Aktualitet

Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për Policinë e Shtetit! Ja sa përfitojnë sipas gradave

Sipas burimeve, kjo masë përfshin të gjitha nivelet e Policisë së Shtetit, ku punonjësit e rolit bazë do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja më shumë, ndërsa për efektivët me grada më të larta, deri te drejtuesit madhorë, rritja do të jetë 15 mijë lekë të reja.

zh.ll
Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për Policinë e Shtetit! Ja
foto ilustruese

TIRANË- Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Sipas burimeve, kjo masë përfshin të gjitha nivelet e Policisë së Shtetit, ku punonjësit e rolit bazë do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja më shumë, ndërsa për efektivët me grada më të larta, deri te drejtuesit madhorë, rritja do të jetë 15 mijë lekë të reja.

Kjo rritje e pagave konsiderohet si më e madhja e realizuar ndonjëherë për punonjësit e Policisë së Shtetit. Më herët, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e kanë cilësuar këtë masë si një rritje të konsiderueshme për uniformat blu.

Rritja e pagave për efektivët vjen në një periudhë të tensionuar në vend, ku protestat që vijojnë prej ditësh, janë shoqëruar me përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Menaxhimi i situatës nga efektivët ka qenë në qendër të kritikave dhe akuzave gjatë zhvillimit të protestave.

Ndërkohë, pak ditë më parë, qeveria njoftoi edhe një shpërblim prej 2,500 eurosh për punonjësit e Policisë së Shtetit, si vlerësim për angazhimin e tyre gjatë protestave dhe përballja me situata e vështira dhe të rrezikshme./ZËRI

MOS HUMB