SHBA-Zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit kanë shënuar një humbje të thellë për presidentit Donald Trump, ku Demokratët kanë marrë kontrollin si të Dhomës së Përfaqësuesve ashtu edhe të Senatit.
Sipas numërimit të zhvilluar deri në këto momente Partia Demokrate ka marrë kontrollin e Senatit amerikan, duke arritur një ndarje prej 54 vendesh për demokratët kundrejt 43 vendeve për republikanët. Ndërkohë në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë siguruar 228 vende, ndërsa republikanët 136 vende.
Përmbysja historike është regjistruar në Teksas, ku demokratët kanë arritur të triumfojnë pas 38 vitesh. Senatori i fundit demokrat i zgjedhur nga Teksasi ka qenë Lloyd Bentsen në vitin 1988. Demokrati James Talarico mposhti Prokurorin e Përgjithshëm republikan, Ken Paxton, duke u bërë senatori i parë demokrat i Teksasit që nga viti 1988. Talarico mori 55% të votave kundrejt 43.1% të Paxton-it.
Rekord është shënuar edhe Kansas, ku pas 94 vitesh, Partia Demokratike arrin të përmbysë rezultatin. Senatori i fundit demokrat i zgjedhur në Kansas ka qenë George McGill në vitin 1932. Demokrati Adam Hamilton ka fituar postin e senatorit në Kansas me 50,93% të votave./ZËRI