LEZHË-Një shpërthim me tritol është regjistruar pas mesnate në një garazh në Lezhë. Lënda plasëse ka shpërthyer në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.