TIRANË- Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar pas mesnate në kryeqytet, rreth orës 01:00, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Policia bën me dije se autori i dyshuar është një 28-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
"Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij", njofton policia.
Mësohet es i plagosur, Elvis Zirka, ndodhet nën spital jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e qarta të ngjarjes, ndërsa sipas burimeve dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi. Dyshohet se bëhet fjalë për një shumë parash që 28-vjeçari Zeka i kishte marrë borxh 22-vjeçarit, por që nuk ia kishte kthyer.
Mësohet se i plagosur Elivs Zirka, ka deklaruar gjatë dëshmisë së njihej prej kohësh me 28-vjeçarin. Vetë 22-vjeçari ka pohuar se i kishte dhënë një shumë parash borxh, por nuk e bëri me dije vlerën dhe as arsyen për të cilën ia kishte huazuar./ZËRI