
TIRANË- Mazhoranca teksa po shkonte në Kuvend është përplasur me opozitën, e cila kishte bllokuar hyrjet e Parlamentit.
Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë përplasur me deputetin e Partisë Socialiste, Niko Peleshi.
View this post on Instagram
Niko Peleshi: Nuk firmosëm ne firmosët ju me zjarrin.
Gazment Bardhi: Ti i pari, zjarrin ja keni vënë ju Kuvendit.
Luan Baçi: Si ka mundësi 24 deputetë i formosni me i lënë jashtë ju? Çfarë bëmë ne dje? Ju e keni bërë, je kryetar i grupit Parlamentar.
Niko Peleshi: Ore i dogje ti karriget nuk i dogji kryetari i grupit parlamentar. Ti edhe hakërehesh. Djeg karrigen dhe më hakërehesh mua.
Luan Baçi: Jo mor jo karrigën e dogje ti.
Gazment Bardhi: Ke djeg Shqipërinë!
Niko Peleshi: O Gaz nuk e ke skenar këtë. Kjo nuk është opozitë. Kjo është rruga juaj?
Gazment Bardhi: Po si i përgjigjesh krimit dhe bandës ti?
Niko Peleshi: Kështu i përgjigjesh ti, me kolegun tënd deputet.
Gazment Bardhi: S’kam gjë me kolegët deputetë, kam me ushtarët e krimit.
Niko Peleshi: Këtë e kemi parë 20 vjet këtë film, me zjarr me të djegur.
Gazment Bardhi: Hajdutërinë tuaj nuk e kemi parë 20 vjet as 30 as 50.
/ZËRI