Politikë

A duhet ta kishit nisur Kuvendin me protesta? Berisha: Zgjedhjet për Tiranën edhe mund t’i bojkotojmë

Berisha: Ky parlament është jolegjitim, fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe tërheqje

E.K
A duhet ta kishit nisur Kuvendin me protesta? Berisha: Zgjedhjet për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se parlamenti, në të cilin do të betohen 140 deputetët është jolegjitim, por opozita do të marrë pjesë, si pjesë e betejës dhe e qëndresës. Berisha tha se zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka, dhe bojkoti mund të jetë pjesë e skenarit të opozitës, edhe pse do të ishte rruga më e lehtë.

Berisha: Ky parlament është jolegjitim, ky është parlamenti i karteleve të drogës, ky është parlamenti i miliarda eurove të vjedhura të shqiptarëve, ky është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë, të farsës elektorale.

Pra në këtë kontekst hap më legjitim se kjo që bën sot PD nuk ka por ne e kemi betejë.

Ne zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona gjer në realizimin e tij...

... Unë jam i bindur që Edi Rama do të bëjë gjithçka për të fshehur krimet e tij, por detyrimi ynë dhe vendosmëria jonë është absolute. Ne do bëjmë gjithçka për të nxjerrë në dritën e diellit, krimet e shëmtuara të tij...

... Mendoj se fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe jo me tërheqje.

Tani se si mund ta kishim në shumë forma, por ju garantoj se kjo është prova e ekzistencës së opozitës dhe ekzistencës së demokracisë në Shqipëri.

Shikoni, nuk është një çështje këtu se, opozita është në këtë apo atë situatë, demokracia shqiptare është në agoni, shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafias.

Këtu çdo qytetar shqiptar që do të jetojë me ndershmëri dhe dinjitet është në një diktaturë autoritare.

Tani të gjitha vendimet do të bëhen të ditura, por e kam thënë dhe e them se, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka kurrë të lira...

Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë por nuk mund të them asgjë se cili do jetë qëndrimi.

Zgjedhjet mund t’i bojkotojmë, mund t’i bojkotonim zgjedhjet e përgjithshme, nuk kishim asnjë kusht, por në përpjekjen e betejës bojkoti, është edhe ajo një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë...

Shikoni çfarë ndodh. Edi Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në parlamentin e karteleve të drogës, në parlamentin e krimit dhe korrupsionit, nxorri përsëri nga qelia Erion Veliajn dhe do të tërheqë mediat me problemin e bashkisë së Tiranës dhe Veliajt dhe përmallimin e madh të Ogertës.

A e patë ju se si u shkri në dënesë Ogerta kur mori vesh lajmin se do të kandidohet. Mos u udhëhiqni nga gjëra të tilla se janë krejtësisht, janë shashka mediatike.

Janë shashka për mediat dhe opozitën, ndaj ne do të mbajmë drejtimin tonë kryesor, betejën për rikthimin e votës së lirë, fjalës së lirë të shqiptarëve.

Poll

MOS HUMB