Politikë

Arresti ndaj Vlora Hysenit/ Berisha nxjerr denoncimet e vjetra: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Në një konferencë urgjente nga selia e PD, disa orë pas lajmit, Berisha tha se ky është akti më i lartë i tradhtisë ndaj detyrës apo ligjit.

f.g
Arresti ndaj Vlora Hysenit/ Berisha nxjerr denoncimet e vjetra: Hera e
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se vënia nën masën "arrest shtëpie" të Drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni është treguesi më i qartë se Hyseni9 ka qenë në shërbim të krimit të organizuar. Në një konferencë urgjente nga selia e PD, disa orë pas lajmit, Berisha tha se ky është akti më i lartë i tradhtisë ndaj detyrës apo ligjit. Ai riktheu edhe disa denoncime të vjetra që ka publikuar për Hysenin. 

DEKLARATA E BERISHËS: 

Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit.
Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve.
Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky.

Natyrisht, shërbimi informativ kombëtar është një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare.
Fillimisht pas të themi largimit të detyruar, gjoja për studime të ish-shefit të shërbimit, Helidon Bendo, në shërbim u dërgua këshilltari i tij, famëziu Kashani, i cili në aktin më të parë, i urdhëruar nga Rama, urdhëroi punonjësit të ndërpresin çdo bashkëpunim me shërbimet partnere. Rast unik. Koreja e Veriut mund ta kishte një urdhër të tillë.
Por, ndërkohë famozja Hyseni ishte në atë kohë këshilltare e Edi Ramës për shërbimet inteligjente.
Ky është denoncim në vitin 2022. Më 24 dhjetor 2022.
Burime shumë të besueshme informojnë se sapo mori detyrën, Vlora Hyseni e shkarkuar nga qeveria e Kosovës sepse plaçkiti të dhënat e shërbimit dhe i dërgoi në adresë të armiqve të Kosovës, emërohet drejtoreshë dhe vizitën e parë, sipas burimeve direkt të kryeministrisë, e bëri në Beograd ku qëndroi mbi 10 ditë.
E kam konsideruar në atë kohë një kërcënim serioz për NATO-n, pasi shërbimet inteligjente të NATO-s ndajnë informacione me shërbimet inteligjente të vendeve anëtare dhe natyrisht në duart e saj ato kanë shkuar në drejtim të padronëve të saj.

Arresti ndaj Vlora Hysenit/ Berisha nxjerr denoncimet e vjetra: Hera eArresti ndaj Vlora Hysenit/ Berisha nxjerr denoncimet e vjetra: Hera eArresti ndaj Vlora Hysenit/ Berisha nxjerr denoncimet e vjetra: Hera e

 

Reagimi vjen pas operacionit të sotëm të SPAK, ku për herë të parë në historinë e vendit është lëshuar një urdhër arrest ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës. Deri më tani janë ekzekutuar në total 2 urdhërarreste, ndërsa Hyseni rezulton jashtë shtetit, në një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota, në Baku të Azerbaxhanit. Në pranga kanë rënë, Fatjon Kalluçi- shefi tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani - kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente./ZËRI

Poll

MOS HUMB