
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet që do të zhvillonte në Shkodër. Vendimi vjen menjëherë, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në inspektimin e rindërtimit të ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, ku tha se ky projekt do të sjell më shumë vizitorë në qytet. Kryeministri bëri me dije se këto projekte janë të financuar nga qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Pas inspektimeve, Rama kishte në axhendë dhe disa takime të tjera, por do të ngelen për një moment tjetër.
GJKKO ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie". Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit./ZËRI