Politikë

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ PS refuzon formulën e PD-së, ja kur do bëhet votimi!

Megjithatë, burime për mediat bëjnë me dije se Partia Socialiste ka konfirmuar se nuk do ta pranojë formulën e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. 

zh.ll
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ PS refuzon formulën e PD-së, ja
endri shabani-avokati i populit

TIRANË- Zgjedhja e Avokatit të Popullit ende nuk po merr formë, ndonëse ditën e djeshme Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën një konsensus. Socialistët deklaruan se nuk do të dalin me një emër kandidati dhe se do të pranonin e mbështesnin kandidaturat e opozitës, ndërsa këta të fundit propozuan mënjëherë formulën për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. 

Megjithatë, raportohet se Partia Socialiste ka konfirmuar se nuk do ta pranojë formulën e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Mësohet po ashtu se në seancën plenare, 11 dhjetor, do të kalojë e gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota dhe jo vetëm 1 siç parashikohet në formularin e PD-së. 

Ndërkohë, pas negociatave mes PS-PD, mësohet se demokratët i kanë tërhequr firmat e tyre për mbështetjen ndaj Endri Shabani. Në këto kushte, ky i fundit e ka të pamundur që të shkojë deri në fazën finale të këtij procesi, atë të votimit në Parlament.

Lista e kandidatëve të propozuar:

1. Aranita Brahaj

2. Besim Ndregjonaj

3. Jola Hysaj

4. Tartar Bazaj

5. Adriana Kalaja

6. Endri Shabani

Një ditë më parë, ishte vetë kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se nuk do të shqyrtojnë listën e opozitës për të mbështetue e votuar më pas një emër kandidat. Po në të njëjtën ditë, partia demokratike përmes një shkresë të firmosur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, propozuan formulën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Sipas formulës së PD-së, demokratët si pakicë do të zgjedhin 6 emra, ndërsa Partia Socialiste do të zgjedhë 3 prej tyre. Më pas, opozita do të çojë për votim në seancë vetëm njërin prej tyre.

Zgjedhja e avokatit të popullit është duke u zvarritur prej 3 vitesh, për shkak të mungesës së dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës. Për këtë shkak kjo detyrë vijon të ushtrohet nga Erinda Ballanca, edhe pse mandati i saj ka përfunduar prej kohësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB