TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, është ndaluar edhe tek situata brenda qeverisë. Sipas tij, Partia Socialiste do të krijojë një Komision vëshgimi për statuset dhe reagimet në rrjete sociale, lidhur me protestën e qytetarëve, e cila shënon ditën e 79.
Berisha shprehet se komisioni po kontrollon statuset në rrjetet sociale të përfaqësuesve të qeverisëse, me synimin për të identifikuar personat që nuk kanë bërë postime kundër lëvizjes rinore qytetare, që dalin çdo ditë në proteste kundër qeverisë. Kryedemokrati deklaron se i pari që do të preket nga vëzhgimi është kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Berisha pretendon se Peleshi është pikasur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pasi nuk ka publikuar statuse kundër protestës. Sipas tij do të ketë një zëvendësim të Peleshit me Ballën.
Sali Berisha: Ndërkohë, panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë. Krijohet Komisioni Balla. Komisioni Balla është komisioni që po kontrollon statuset në mediat sociale të nomenklaturës, për të identifikuar ata, të cilët nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore qytetare dhe flamingove pra. Viktima e parë e Komisionit Balla do jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës, është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre. Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj, Balla i ka mbetur atij. Me kryetarin e komisionit të vëzhgimit të rrjeteve sociale të nomenklaturës socialiste.
A do ketë viktima të tjera? Do ketë, por ato janë pa emër, pa pasojë, ndaj dhe nuk ia vlen fare t’i përmendësh.