
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj janë betuar sot në Presidencë, pasi dje u votua në Kuvend programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Ceremonia u zhvillua në orën 10 për t’i hapur më pas rrugë dhe votimit të ministrave në Kuvend. Mësohet se pas ceremonisë, Rama do të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt. Pas ceremonisë, ministrat dhe Rama kanë përshkruar me këmbë rrugën drejt kryeministrisë, ku gjithçka është bërë gati për foton familjare të ministrave.

Qeveria “Rama 4’ ka në përbërjen e saj 17 ministra, përfshirë Diellën, e cila është ministrja e parë në botë e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.
QEVERIA RAMA 4
Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Ministër i Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali
Ministër i Financave, Petrit Malaj
Sofjan Jaupaj, Ministër Mjedisi
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit dhe Kulturës, Sportit
Mirela Kumbaro, Ministre e Arsimit
Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë
Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për pushtetin Vendor
Adea Pinderi, Ministre e Shtetit për Administratën Punlike dhe Antikorrupsionin
Majlinda Dhuka, Kryenegociatore
Toni Gogu, Ministër i Marrëdhënieve për Parlamentin.
/ZËRI