Politikë

Braçe kërkon Ministrin e Bujqësisë: Herë në Bruksel, herë në Kosovë... kam një muaj që i kërkoj interpelancë

Sipas tij ministri ka dalë nga axhenda dhe kjo nuk duhet të ndodhë më

F.I
Braçe kërkon Ministrin e Bujqësisë: Herë në
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe u shpreh sot në Kuvend se ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Bujqësisë që nga mesi i shkurtit, por deri tani nuk ka mundur të marrë përgjigje. Sipas tij ministri ka dalë nga axhenda dhe kjo nuk duhet të ndodhë më pasi e ka thirrur për çështje të rëndësishme siç është ajo e ushqimit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u përgjigj se për shkak të vizitave jashtë vendit, ministri nuk ka mundur të jetë i pranishëm, por seanca e kërkuar nga Braçe do të planifikohet për më 9 prill.

Erion Braçe: Kam që në mes të shkurtit që kërkoj interpelancë me ministrin e Bujqësisë. Po shkojmë në mes të prillit. Pranova argumentin që ministri është në Bruksel. Sot më thonë ministri është në Kosovë. Unë nuk mendoj që kjo është arsye. Çështja për të cilën e kisha thirrur ka të bëjë me ushqimin. Në këtë situatë mund të lëviz ministri i Jashtë, ministri i Mbrojtjes, por Ministri i Bujqësisë duhet të jetë këtu dhe t’i përgjigjet. Ky parlament nuk mund të dalë nga agjenda siç kërkon një ministër. Do kërkoja me ngulm që kjo gjë mos të ndodh më. Më është dashur 6 javë për të marrë informacionin, tani më duhen 6 javë të flas me ministrin.

Poll

MOS HUMB