Politikë

Dëgjesa në Komisionin e Reformës Territoriale, Kryebashkiaku Melyshi: Mirdita duhet të shkojë në kufijtë e saj historikë!

Kreu i Bashkisë shpjegoi se me kufijtë e saj historikë dhe etnografikë, Mirdita mund të përbëhej nga më shumë se një bashki.

zh.ll
Dëgjesa në Komisionin e Reformës Territoriale, Kryebashkiaku
albert melyshi

TIRANË- Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë u zhvillua sot një dëgjesë me Kryetarët e Bashkive, ku Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, ka shprehur qëndrimin e tij për kufijtë e bashkisë që ai drejton.

Melyshi theksoi se Mirdita duhet të rikthehet në kufijtë e saj historikë dhe etnografikë, duke shtuar se kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë e banorëve të zonave që duan të bashkohen me Mirditën.

Kreu i Bashkisë shpjegoi se me kufijtë e saj historikë dhe etnografikë, Mirdita mund të përbëhej nga më shumë se një bashki. Ai përmendi si shembull Rubikun, i cili, sipas tij, mund të funksiononte si një bashki e pavarur.

Ky qëndrim vjen në kuadër të debatit mbi reformën territoriale, ku secili kryetar bashkie ka pasur mundësinë të paraqesë nevojat dhe sugjerimet e zonave që përfaqësojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB