Politikë

Dëshmia në gjyq/ Debate mes Veliajt dhe prokurorit: Akt politik! Oficeri gjyqësor i dërgoi sms intimiduese gruas time

Më tej, ai ka shtuar se është treguar bashkëpunues në hetimet e kryera.

I.F
Dëshmia në gjyq/ Debate mes Veliajt dhe prokurorit: Akt politik!
Erion Veliaj dhe Olsi Dado

TIRANË- Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se gjatë kësaj seance Veliaj është përplasur me prokurorin e çështjes Ols Dado duke e akzuuar atë se e ka arrestestuar pa prova. Sipas dëshmisë së publikuar nga “Report TV”, Veliaj ka thënë se shifrat e publikuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë të pavërteta.

“Ku qëndron rrezikshmëria ime, që më mbani në burg? Që do dal e do hap çerdhe e kopshte? Ajo që i kam kërkuar oficerit gjyqësor është të mos e njoftojnë bashkëshorten time me sms intimiduese, por ta lajmërojnë sipas rregullave proceduriale, dhe kjo është marrë si kërcënim dhe ju më mbani në burg. Më tregoni ligjin që më nënshtron ndaj vettingut, më thoni që po më bëni vetting dhe do të përgjigjem si për vetting”, ka thënë Veliaj.

Gjatë seancës që ka zgjatur rreth 7 orë, Veliaj i ka cilësuar si absurde argumentet e SPAK për pasurinë e tij, vetëm pse lodrat e djalit të tij ndodheshin në shtëpinë e gjyshës. Më tej, ai ka shtuar se është treguar bashkëpunues në hetimet e kryera.

“Më keni përmendur pse janë lodrat e djalit tim te shtëpia e gjyshes së vet… për të thënë që meqë janë lodrat e djalit aty, qenka shtëpia ime. Unë besoj se çdo gjyshe mban lodra të nipërve e mbesave në shtëpi. Familja e Ajolës është një familje e vjetër me emër në shoqëri, që ka pasur bizneset e saj që nga viti 1995 dhe nuk mund të abuzohet me të ardhurat e një familjeje dhe shpenzimet e saj, duke ia faturuar vajzës dhe dhëndrit. Kam bashkëpunuar edhe kur erdhën të marrin shkresa në Bashki natën e Vitit të Ri. Por kur më prekni familjen, aty sigurisht që acarohem”, ka dëshmuar kryebashkiaku.

Sipas “Report TV”, Veliaj iu referua disa mesazheve të shkëmbyera me një prej agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili i kishte kërkuar me SMS që gruaja e tij të paraqitej në SPAK. Në këtë moment, prokurori Olsi Dado, e ka ndërperë atë dhe i është drejtuar me fjalët:

 “Je patologjik!”

"Ju e keni ndarë mendjen çfarë do bëni dhe e gjithë kjo seancë është formale. Fakti që gjyqtari po ju pyet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi. Më burgosët në mes të fushatës dhe ky është një akt i pastër politik", iu është përgjigjur Veliaj.

"Më nxorrët me dhunë nga fushata. Por, unë jam më i lirë se ju sepse ju burgosjen e keni në kokë. Unë nga dritarja e qelisë time shikoj shkollën “Jeronim de Rada”, të cilën e kemi rindërtuar me Bashkinë e Tiranës, është një ndër mijëra veprat e mia, që kam bërë në këtë qytet. Kurse ju nga dritarja e zyrës tuaj shikoni burgun”.

Kryebashkiaku i Tiranës është shprehur se ai ende nuk ka dijeni rreth akuzave se përse ndodhet në arrest me burg.

“Në 11 orë seancë, ende nuk e di pse kam arrest me burg; ende nuk e di pse jam këtu. Nuk ma keni shpjeguar”, mësohet të ketë thënë ai.

Dje, GJKKO miratoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe konfirmoi masat e sigurisë për gjashtë të akuzuar të tjerë, kryesisht biznesmenë të akuzuar se kanë korruptuar Veliajn. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online.ZËRI

Poll

MOS HUMB