Politikë

Protestat në Tiranë, Delegacioni i PE-së: Dënojmë përshkallëzimin, të dëgjohen kërkesat e të rinjve

Në deklaratë, theksohet liria e tubimi dhe shprehjes paqësore, kryesisht për të rinjtë, të cilët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre. 

zh.ll
Protestat në Tiranë, Delegacioni i PE-së: Dënojmë
foto ilustruese

BRUKSEL- Situata me protestat në Shqipëri ka nxitur reagime edhe nga Brukseli. Delegacioni i Parlamentit Evropian ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën, duke dënuar dhunën ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës. 

Ndërkohë, Delegacioni i PE-së shpreh shqetësim edhe lidhur me raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve dhe u bën thirrje autoriteteve për vetëpërmajtje. Në deklaratë, theksohet liria e tubimi dhe shprehjes paqësore, kryesisht për të rinjtë, të cilët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre. 

Delegacioni i PE-së bën thirrje për dialog kontruktiv mes palëve për të gjetur një zgjidhje kuptimplotë. Sipas deklaratës, adresimi i çdo ankese në përputhje me ligjet shqiptare dhe standartet evropiane, përbëjnë kriterin kryesore për përparimin e Shqipërisë në rrugës drejt BE-së. 

Deklarata e Delegacionit të Parlamentit Evropian:

Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë. 

Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.

Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.

Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit – në këtë rast, të rinjtë – kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.

Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Poll

MOS HUMB