Politikë

"Do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj"/ Pas divorcit, Kryemadhi bën premtimin

Monika Kryemadhi shpreh vlerësimin e saj për ish-bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht babain e fëmijëve të saj.

k.m.

"Do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë reagimin e saj të parë pas zyrtarizimit të divorcit me Ilir Metën. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Monika Kryemadhi shpreh vlerësimin e saj për ish-bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht babain e fëmijëve të saj. Po ashtu, edhe pse e divorcuar ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj se do të vazhdojë që të bëjë fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Metën, i cili aktualisht ndodhet në qelinë e paraburgimit. 

POSTIMI I PLOTË I KRYEMADHIT: 

"Do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir

Të dashur miq! Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka. Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj. Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.

Pas 27-vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Divorci është nënshkruar sot në seancën e mbajtur në Gjykatën Civile të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe keu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024. Në seancë mungonte deputetja Monika Kryemadhi e cila u përfaqësua nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB