Politikë

Fushata elektorale/ Zbulohet slogani i PS: Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS

Nesër pritet që të nisë zyrtarisht fushata elektorale për Partinë Socialiste.

F.I
Fushata elektorale/ Zbulohet slogani i PS: Shqipëria 2030 në BE,
slogani i PS

TIRANË-“Shqipëria 2030 ne BE, vetëm me Edin dhe PS”, ky do të jetë slogani që do të shoqërojë Partinë Socialiste gjatë kësaj fushate.

Nesër pritet që të nisë zyrtarisht fushata elektorale për Partinë Socialiste. Partia Socialiste ka vendosur që të mos mbajë një miting të madh hapës në Tiranë, ashtu siç zakonisht ka ndodhur në çdo fushatë zgjedhore. Përkundrazi do të zhvillohen 12 evente në çdo qark të Shqipërisë paralelisht ku fokusi do të jetë gruaja.

12 aktivitetet do te lidhen me njëra tjetrën ku mësohet se do të flasin përfaqësuese gra nga çdo qark dhe në fund do të jetë kryeministri Rama që do të përshëndesë aktivitetin. Data 12 prill është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, si dhe të fokusit të kryeministrit Rama, i cili ka premtuar se në mandatin e tij të katërt fokusin dhe qëllimin e ka tek integrimi europian gjatë fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB