Politikë

'Do t’i ndjekim këmba-këmbës"/ Rama paralajmëron studentët: Ata me kapuç s'do të kenë akses në hotele, aeroporte...

F.I
'Do t’i ndjekim këmba-këmbës"/ Rama
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa ndaj protestuesve të dhunshëm, duke nisur nga kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që shkatërrojnë pronën e të tjerëve, deri te ndalimi i aksesit në aeroporte, hotele dhe mjete transporti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë. Largohuni nga ajo dhunë një orë e më parë. Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna s’ka për të pasur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja, të cilat mund të na shërbejnë, siç na shërbyen në protestën e 2018-ës.

Poll

MOS HUMB