TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me 1 minutë heshtje, në nderim të policit të vrarë në krye të detyrës, Enea Mekollit.
Kërkesa u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se Mekolli është shpallur Dëshmor i Atdheut, dhe përulet para sakrificës së tij.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, ku gjatë një operacioni policor ka humbur jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa është plagosur kolegu i tij, Edison Adri.
Sipas informacioneve nga Policia e Korçës, autori i dyshuar i ngjarjes, 43-vjeçari Violand Braçellari, i shpallur në kërkim për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar. Ai ndodhet në spital pasi është plagosur gjatë ndërhyrjes së forcave policore./ZËRI