Politikë

Çfarë ndodhi në votim? Huaja 302 mln$ me SHBA, "mungojnë" kartonët jeshilë të 3 figurave të njohura të PS-së (FOTO)

Nga pamjet e transmetimit, kartonët jeshilë nuk shfaqen të ngritur nga të gjithë deputetët e mazhorancës, të paktën 3 prej tyre nuk shfaqen duke ngritur kartonin jeshil. 

zh.ll
Çfarë ndodhi në votim? Huaja 302 mln$ me SHBA,
pamje nga votimi

TIRANË- Kuvendi miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orës 10:00, me 74 votat e deputetëve të Partisë Socialiste, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.

Shqyrtimi i projektligjit u zhvillua në një seancë me dyer të mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumenti përmban informacion të klasifikuar. Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, ndonëse deklaroi se e mbështet marrëveshjen në parim. Ajo deklaroi para nisjes së seancës se nuk do të merrte pjesë në këtë votim, pasi sipas saj ai ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Por, gjatë votimit, një detaj tërhoqi vëmendjen. Nga pamjet e transmetimit, kartonët jeshilë nuk shfaqen të ngritur nga të gjithë deputetët e mazhorancës, të paktën 3 prej tyre nuk shfaqen duke ngritur kartonin jeshil. 

Konkretisht, siç shihet edhe në foton e mëposthme, 3 deputetët që nuk shfaqen me kartonin jeshil, janë: Bledi Çuçi, ish-ministër i Brendshëm dhe ish-kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, Ervin Hoxha, ish-ministër i Brendshëm, si dhe Elisa Spiropali, ish-kryetare e Kuvendit.

Çfarë ndodhi në votim? Huaja 302 mln$ me SHBA,
votimi-deputet me kartonet jeshil

Megjithatë, mënyra e votimit të deputetëve vërtetohet vetëm nga sistemi elektronik dhe procesverbali i Kuvendit, jo nga pamjet e transmetimit televiziv./ZËRI

Poll

MOS HUMB