Politikë

'Fusha e lojës është e barabartë'! E dërguara e SHBA në Tiranë citon fjalët e Trump: Mirëprisni investimet e huaja

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, gjatë fjalës së saj theksoi se shumë investitorë amerikanë po presin të vijnë në Shqipëri, por kanë nevojë për besim.

F.I
'Fusha e lojës është e barabartë'! E dërguara
Nancy VanHorn

TIRANË-Në një moment kur projekti për Zvërnecin ka ngjallur debate e protesta, Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe ministrja Delina Ibrahimaj prezantuan 'Mekanizmin Shqiptar për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte', që do të mundësojë më shumë siguri për investitorët dhe mbrojtje të sektorëve strategjikë.

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, gjatë fjalës së saj theksoi se shumë investitorë amerikanë po presin të vijnë në Shqipëri, por kanë nevojë për besim. VanHorn shprehet se invesitorët kanë nevojë për rregulla loje të qarta për të ardhur në vend për investim. Ndër të tjera, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, solli në vëmendje politikën e investimeve të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se investimet që forcojnë rritjen ekonomike duhet të mirëpriten, por pa cenuar sigurinë kombëtare.

'Kompanitë amerikane janë këtu në energji dhe ndërtim, si dhe në teknologji, dhe më shumë investitorë të tjerë po presin të vijnë. Por ata kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorët që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla. Kur presidenti Trump lajmëroi politikën për investimet amerikane vitin e shkuar, ai theksoi një princip të thjesht: të mirëpresim investimet që sjellin rritje ekonomike, duke u siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strardgjikë mbeten të sigurt. Investimet në Shqipëri janë të ndërtuara mbi atë princip. SHBA të do të vijojë të mbështesë Shqipërinë përgjatë këtij procesi. Ky mekanizëm është dizenjuar për t’ju mbrojtur. Kjo është shumë e rëndësishme. Kuadri i shqyrtimit të IHD-së (Investimeve të Huaja Direkte) të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik – është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare”,- deklaroi e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Ndërkohë Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se nisma synon të forcojë rregullat dhe të rrisë besimin e investitorëve të huaj në Shqipëri. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi, se krijimi i këtij mekanizmi është rezultat i një pune të gjatë institucionale dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të procesit të integrimit europian.

Poll

MOS HUMB