Qytetërim

'Giro d’Italia' në Shqipëri! 180 çiklistë profesionistë do të garojnë në rrugët shqiptare

Rama përmes një postimi në Facebook njoftoi se 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët shqiptare.

F.I
'Giro d’Italia' në Shqipëri! 180 çiklistë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një nga garat më të rëndësishme të çiklizmit botëror do të zhvillohet në Shqipëri.'Giro d’Italia' do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njoftoi se 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët shqiptare.

"Një nga spektaklet më të mëdha të çiklizmit botëror do të hapë siparin e Nisjes së Madhe (Grande Partenza) në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale, por edhe duke e promovuar si s’ka më bukur si një destinacion fantastik turistik,"-njofton Rama.

Përgjatë 1 jave do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë persona sportistë dhe staf mbështetës./ZËRI

Poll

MOS HUMB