Aktualitet

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

 Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fragmentet kockore janë konstatuar gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë.

zh.ll
Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë
shpella e kopiles

LESKOVIK- Gjenden mbetje kockash, të dyshuara njerëzore, në shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fragmentet kockore janë konstatuar gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë.

Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

Poll

MOS HUMB