TIRANË-Opozita mban sot protestën e tretë para Kryeministrisë. Ndryshe nga dy protestat e kaluara, përveç pankartave në duart e demokratëve dhe militantëve, para godinës janë rreshtuar disa manekina të zyrtarëve socialistë. Konkretisht vihen re manekinat e ish-zyrtarëve të dënuar apo ata në hetim, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e Ilir Beqaj, me në mes Edi Ramën.
View this post on Instagram
PD ka mbajtur më herët dy protesta përpara Kryeministrisë, me 17 dhe 24 nëntor, të cilat kanë qenë kryesisht të qeta dhe pa incidente. Tubimi i 17 nëntorit që zgjati më shumë se 90 minuta, ishte i pari që pas zgjedhjeve të 11 majit dhe që çeli një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë. Lideri demokrat Berisha mbajti fjalën e tij në këtë protestë, nga ku hodhi akuza drejt kryeministrit Rama për projektligjin e Barazisë Gjinore dhe lënien në harresë të trajtimit të të sëmurëve me kancer./ZËRI