
TIRANË- Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj tha se nuk i është shpjeguar ende se përse ai është arrestuar. Kryebashkiaku u shpreh se Vila në Qerret nuk është në pronësinë e tij, por i përket vjehrrës së tij dhe kjo shpjegon arsyen përse aty janë gjetur lodrat e djalit të tij.
"Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes", dëshmoi Veliaj.
“Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”, ka ndërhyrë prokurori Ols Dado dhe i ka kërkuar kryebashkiakut të ruajë etikën në komunikim. Veliaj iu përgjigj atij duke e pyetur se për “i dogji”, pasi nuk ka përmendur emra.
“Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën”, tha kryebashkiaku.
Por, Dado i kërkoi t’i përmbahet provave se nuk është duke komunikuar në rrjetet sociale.
“Sepse i ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook ndaj përmbaju provave dhe fakteve. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri”, shtoi prokurori./ZËRI