
Foto ilustruese
TIRANË- Pas shkarkimit të Dorian Tolës si zëvendësministri i Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave ka emëruar Blerina Abrazhda si pasardhësen e tij. Tole u shkarkua nga detyra më 16 janar të 2025 me vendim të kryeministrit Edi Rama, por arsyet e këtij vendimi nuk u bënë të ditura.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./ZËRI
Poll