Politikë

Inagurohet linja Tiranë-Toronto! Rama: Synojmë konsumatorët e pasur, Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër

Kreu i qeverisë deklaroi nga Rinasi se tashmë duhet të synohen konsumatorët e pasur, në mënyrë që të sjellin më shumë të ardhura. 

F.I
Inagurohet linja Tiranë-Toronto! Rama: Synojmë konsumatorët e
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ndodhej në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto, një tjetër urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Rama përshëndeti rritjen e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës gjatë viteve të qeverisjes socialiste, teksa u ndal edhe tek turizmi. Kreu i qeverisë deklaroi nga Rinasi se tashmë duhet të synohen konsumatorët e pasur, në mënyrë që të sjellin më shumë të ardhura. 

Rama u ndal edhe tek aeropotet e tjera në vend, të cilat priten të hapen, duke deklaruar se ai i Vlorës do të fillojë fluturimet së shpejti, pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda kompanisë. Sa i përket aeroportit të Gjirokastrës, kreu i qeverisë njoftoi se ndodhet në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën.

Edi Rama: Po shikoja disa të dhëna dhe një sërë shifrash krahasimore qoftë me të djeshmen dhe rajonin dhe më gjerë, një prej grafikëve që pashë ishte grafiku që tregon sesi artimetikisht kemi arritur momentin ku duhet të synojmë hapjen e kapitullit të turizmit të gamës së lartë të konsumatorit të pasur. Që sjell më shumë të ardhura për në numër më të vogël njerëzish. Na duhen më shumë nga ato për të pasur më të ardhura ne. Për komunitetin, ekonominë, biznesin dhe arkën e shtetit. Kështu që jemi në këtë pikë, do të sjellim më shumë turistë. Ajo çka tanimë, jemi të qartë të sjellim më të ardhura në familjet shqiptare dhe në arkën e përbashkët të shtetit shqiptar.

Ka një projeksion, numrit të pasagjerëve që potencialisht do hyjnë në Shqipëri një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve që duhet ti përgjigjen ky numër pasagjerësh. Duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. MIE ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi mbetet i palëvizshëm që aeroporti i Vlorës një tjetër aeroport i madh do hapet me patjetër dhe nuk do jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda përbrenda kompanisë.

Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastrës, aeroport turistik dhe sezonal. Padyshim që nuk kemi asnjë arsye të heqim dorë për aeroportin e Kukësit. E fundit fare, që ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5% të popullsisë që kishte akses në aviacion. 6.5% udhëtonin me avion kur ne nisëm detyrën. Ndërkohë që sot shifra ka shkuar në afro 40% që përdorin avionin.

Poll

MOS HUMB