Politikë

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO e shpalli të pafajshëm, prokurorët e SPAK kërkojnë të shtohet edhe 'shpërdorim detyre'

SPAK kërkon që mbi Lefter Kokën dhe Allqi Bllakon të shtohet edhe akuza për “shpërdorim detyre”.

k.m.
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO e shpalli të pafajshëm,
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

TIRANË- Vijon gjyqi për inceneratorin e Elbasanit. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme ndryshimin e vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë. SPAK kërkon që mbi Lefter Kokën dhe Allqi Bllakon të shtohet edhe akuza për “shpërdorim detyre”. Në seancën e zhvilluar në Apel, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg. Ndërsa për Kokën kërkojnë t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Edhe më herët SPAK, ka kërkuar dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës me përkatësisht 4 dhe 10 vite burg.

Ish-ministri Lefter Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme shpalli vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB